Rotacioni normal i pushtetit dhe rritja ekonomike afatgjatë

Postuar në 06 Korrik, 2012 03:41
Eduard Zaloshnja

Në një shkrim të mëparshëm në respublica.al (http://respublica.al/opinion/2012/6/28/berisha-apo-rama-kryeminister-cilido-qofte-mes-shiles-dhe-karibdes-do-te-lundroje), argumentova se shteti shqiptar, pavarësisht se kush e fiton pushtetin në 2013-ën, do ta ketë të vështirë të bëjë ndërhyrje kundërciklike në ekonomi brenda një horizonti kohor afatmesëm (2-3 vjeçar), sepse do t’i duhet të përballet nga njëra anë me FMN-në, BB-në, OBT-në, BE-në etj., në lidhje me ndërhyrjet fiskale, dhe nga ana tjetër, me shumicën e konsumatorëve shqiptarë dhe kreditorët e huaj, në lidhje me ndërhyrjet monetare. Një alarm rreth rreziqeve afatmesme për ekonominë shqiptare e dha së fundi edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili, në një aktivitet në kuadër të binjakëzimit me Bankën e Italisë, paralajmëroi se “rreziqet kryesore që kërcënojnë stabilitetin ekonomik të vendit lidhen me rritjen ekonomike, pasi një sërë sinjalesh që vijnë nga sektori real dhe ai financiar tregojnë që tkurrja e bilanceve të konsumatorit dhe njëkohësisht ngadalësimi i investimeve të përdorura deri tani nga agjentët ekonomikë privatë si masa mbrojtëse ndaj krizës mund të kthehen në një dëm të prospektit afatmesëm të rritjes ekonomike (http://www.respublica.al/artikuj/2012/7/5/fullani-stabiliteti-ekonomik-i-shqiperise-i-rrezikuar-pertej-krizes-aktuale ).

Po në një horizont kohor afatgjatë (15-20 vjeçar), çfarë perspektive ka ekonomia shqiptare?  Për të hamendësuar se ku mund të shkojmë, le t’i hedhim një vështrim të shkurtër rrugës që kemi bërë për të mbërritur këtu ku jemi.

Pas trazirave të viteve 1996-98, situata politike e Shqipërisë pati një normalizim relativ – opozita e atëhershme vazhdonte ta quante Kuvendin e Shqipërisë “parlamenti i kallashëve”, por të paktën nuk vazhdonte të sulmonte institucionet me kallashë. Ai normalizim relativ u pasua me zgjedhjen konsensuale të presidentit në vitin 2002 dhe me ndërrimin e parë normal të pushtetit në historinë e shtetit shqiptar në 2005-ën. Dhe jo rastësisht, periudha 1999-2009 ishte dhe dekada e një bumi të paparë ekonomik për Shqipërinë – rritja mesatare e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë asaj dekade ishte 6% në vit.

Ndërtimi dhe sektorët e lidhur me të u bënë lokomotiva e atij bumi ekonomik. Rritja mesatare e PBB-së vetëm në sektorin e ndërtimit ishte tre herë më e lartë se ajo e gjithë ekonomisë – plot 18% në vit! Kjo rritje spektakolare e ndërtimit u financua kryesisht nga valuta e ardhur në Shqipëri prej emigrantëve dhe prej trafiqeve ilegale, valutë e cila u përdor për blerje apartamentesh ose ndërtime shtëpish dhe objektesh private. Ndërkohë, një rol jo të vogël në rritjen e ndërtimit luajti edhe financimi i shtetit për përmirësimin e infrastukturës (rrugë, ujësjellsa, godina publike, etj.), i bazuar kryesisht në huamarrje të jashtme.

Por tre vjetët e fundit, prurjet e valutës nga emigrantët dhe trafiqet ilegale janë pakësuar ndjeshëm, gjë që reflektohet në deficitin e bilancit të pagesave të raportuar nga Banka e Shqipërisë, si dhe në zhvlerësimin e lekut në këto tre vjet (kursi i këmbimit Euro-Lek ka shkuar nga 1 me 123 në mesin e 2009-ës, në 1 me 138 aktualisht). Por edhe huamarrja e qeverisë nga burime të jashtme është vështirësuar së tepërmi pas 2009-ës, ngaqë borxhi publik i është afruar nivelit të rrezikshëm 60% të PBB-së. Ndërkohë, kërkesa për ndërtime të reja ka rënë në krahasim me periudhën 1999-2009, gjë që e tregon edhe përqindja e lartë e banesave të pabanuara, që raportoi Censusi 2011 – plot 33%!

Duke shikuar përpara, për dekadat në vijim, lokomotivë e ekonomisë mund të bëhen sektorë si turizmi, agrobiznesi, industria minerare-përpunuese dhe sektori energjitik. Dhe kjo lokomotivë mund të tërheqë vagonët e tjerë të ekonomisë si tregëtinë, shërbimet, ndërtimin, sektorin financiar etj.

Që sektorët e mësipërm të bëhen lokomotivë e ekonomisë, kërkohet një infuzion serioz investimesh në to. Por investitorët seriozë i hedhin paratë e tyre atje ku perceptojnë se ka garanci institucionale dhe politike për investimet. Dhe fatkeqsisht, të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria ka qenë vendi me nivelin më të ulët në Ballkan për investimet e huaja direkte për frymë në çdo vit të dekadës së fundit (pas përfundimit të luftrave të ish-Jugosllavisë).

Që perceptimi i mësipërm i investitorëve të krijohet, duhet që në Shqipëri të arrihet një konsensus i gjerë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave, në përputhje me eksperiencën e vendeve të ngjashme ish-komuniste. Investitorët seriozë nuk para investojnë në një vend ku konfliktet e pronësisë shkaktojnë hedhje në erë apo djegje të objekteve, si në Fushë-Krujë apo Kakome, për shembull.

Që perceptimi i mësipërm i investitorëve të krijohet, duhet që të arrihet një konsensus i gjerë për domosdoshmërinë e funksionimit të shtetit ligjor. Investitorët seriozë nuk para investojnë në një vend ku gjykatat janë të korruptuara, ku tenderat janë të korruptuar, ku administrata është arbitrare, ku krimi nuk ndëshkohet.

Së fundi, që perceptimi i mësipërm i investitorëve të krijohet, duhet që të arrihet stabiliteti politik, kaq i munguar në 100 vjetët e shtetit shqiptar. Gjatë një shekulli, rotacioni i pushtetit në Shqipëri ka qenë gjithnjë traumatik, madje disa herë, edhe i përgjakur. I vetmi rotacion normal i pushtetit është kryer në vitin 2005. Dhe një tjetër i tillë, i njëpasnjëshëm, do t’u jepte investitorëve seriozë sinjalin se stabiliteti politik, më së fundi, është arritur edhe në Shqipëri. Historia ka treguar se stabiliteti politik ka qenë gjithnjë një magnet i fuqishëm për investime serioze afatgjata kudo në botë.

Po a do të mjaftonte plotësimi i këtyre tre kushteve që investitorë seriozë të investojnë në mënyrë masive në Shqipëri? Fatkeqsisht, ato janë kushte të domosdoshme, por jo të mjaftueshme…

Comments

Submitted by anti-niku (not verified) on

o nik taqiku, po sa leke te japin qe te rrish gjithe diten para kompjuterit per te shkruajtur komente ne kete faqe interneti? ma thuaj sa te japin, se te jap une dyfish dhe te garantoj qe nuk do t'i tregoj njeriu qe ti banon ne bathore dhe qe je MALOK qe mban era perc....

Submitted by anonim (not verified) on

Do te jete mendjeshkurtesi e opozites qe te bej kete gabim e te behet pjese e lojes idiote te Bishes ne keto momente. Une jam per heqjen e cdolloj imuniteti per cdo person dhe vecanerisht qafiret qe na rrijne mbi krye qofshin keta socialiste e ca me teper hajdute LS-iste apo berishiste te qelbur. por faktet kane treguar qe te vetmit qe e pesojne dhe padyshim do te vazhdojne te vuajne nga heqja e imunitetit do te jene ata qe skane asgje ne dore sic eshte rasti i Tahirit me shoke. Opozita duhet tja ktheje bllofin berishes dhe ndyresirave te tij me pergjigjen e thjeshte se pa ndryshuar kushtetuten nuk ka asnje negociim apo diskutim me banden e Plakut te marre . Le te heqin direkt imunitetin e qeverise berisha dhe atij vete (Malokut) si dhe gjithe gjyqtareve. le te ndiqen keta filimisht- duke filluar nga Basha me berishen e meten/Imamin/Olldelen/Rrulin dhe gjithe maskarenjt pasuar nga Ristanet, dhe sashenkat me dylberet e qelbur te padrejtesise berishiane pastaj te shohim e te bejme per ndryshimet e tjera.
Nese rama bie ne kurthin e Bishes (sic ka rene shume here) neser ne pushtet prokuroret dhe gjykatesit e Bishes do te godasin me gjykime, gjoba e denime farse gjithe deputetet socialsite dhe ramen vete.

e keni vene re sesa here nuk gjen pergjigje nga Rama (pra kur ky sja varr) ky ndyresi (Maloku) ose humb qetesine dhe fillon sharrjet rrugacerrore ose fillon e flet per fryme konsensusi dhe "jam i gatshem qe te ulem me Ramen" per nje kafe. Cfare eshte tejet irrituese qe Bisha eshte lehtesisht i lexueshem por edhe ajo cfare ka shkruar Brace ketu eshte te rrenit ne nivelin e tij.

Duhet te kishte vetem nje pozicion te opozites -1. ne nuk behem pjese  e kesaj maskarade te shemtuar - Jemi per heqjen qe sot pa kushte te imunitetit te Berishe me sorrollopin e tij dhe te gjykatesve te tij te pjerdhur.KAQ. 2.- Nuk ulemi me kete bande kusaresh per asnje gje tjeter pervec heqjes se Ristaneve dhe kodit zgjedhor (madje duke ishtuar ketij Kodi edhe ca kerkesa me te forta kontrolli dhe transparence). KAQ

Cdo fjale e tepert (edhe pse me qellimin e  mire per te informuar popullin) qofte nga rama qofte nga te tijte vetem se e thellojne maskaraden e turpshme dhe konfuzionin qe i intereson vec Orientalit nga Vicidoli.

Ai po kerkon qartesisht interlokutor dhe rama nuk duhet tja jape kete mundesai ne asnje menyre.

Ka mbetur vetem nje gje qe te detyrohet ky Qen i urryer antishqiptar te mbarroje Kodin sa me pare dhe sipas kushteve te panegociushme te opozites. Ne te kundert duhet kekruar me vendosmeri dhe pa u ndalur ne shtator hedhja ne gremine e ketij regjimi te qelbur- vendosja e nje qeverie teknike qe te pergatiste zgjedhjet me kete kod por me nje KQZ te re.

Rama duhet te kete bindjen se me cdo kod qe te jete nese arrijne te mbrojne voten e popullit (qofte edhe me gjak) nuk mundet kurre ky HALLDUP I peshtire dhe regjimi I tij anadollak te marre votat e shumices.

Lerini zgjebaraket e bishes te turfullojne dhe te bejne lojen e rradhes – nuk ja vlen te merresh me funderrina qe ju ka ardhur koha te ikin nje ore e me pare me HIR apo Me PAHIR

Kete duhet te paraqes opozita sot si plan. te gjitha ato klecka ligjore dhe pehlivanlleqe qe ka perdorur dobici i Vicidolit duhet ti kthehen neser si bumerang atij vete , Toppalit dhe gjithe vemjeve qe jane talluar e poshteruar opoziten ne keto 7 vjete. Per mua poshterrimi i iopozites eshte poshterrim i shumices se shqiptareve dhe nuk duhej toleruar -- dhe kjo eshte faji i rende i rames qe ose nuk e ka kuptuar kete ose nuk eshte ne gjendje te perfaqesoje me dinjitet kte shumice te heshtur shqiptaresh brenda dhe jashte vendit ame.

Submitted by nik (not verified) on

ke shume te drejte.edi shkrete vetem 3000 euro ka megjithse kostumi i kushton 5000 euro (dhe nuk ka nje).

eshte shume i paster me gjithse ka dhene ca mijra leje ndertimi dhe ka bere ca qindra miljon euro tendera.

Submitted by anti-nik-maloku (not verified) on

mos u merrni me nik malokun o resublica-ne. a nuk e kuptoni se ai eshte fahri balliu, frrok cupi, artan hoxha, ose nje i paguar prej tyre? lereni ore te shkruaje sa te doje ketu dhe mos lexoni fare se c'a shkruan. bythelepires si niku, fahriu, frroki, artani etj. thjesht duhen injoruar. kurse saliu po, e do ballit....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.