Gazeta “Zëri” e Prishtinës: I disponojmë provat për Shkëlzen Berishën

Postuar në 06 Korrik, 2012 13:15

Gazeta “Zëri” dhe autori i shkrimit me titull “Sali Berisha me mafinë serbe kundër Kosovës”, Enis Veliu, vazhdojnë të qëndrojnë prapa lajmit, i cili akuzonte familjen e kryeministrit Sali Berisha se po favorizon biznesmenët serb duke i dhëne atyre tenderin për linjën e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë, raporton Vizion Plus.

Gazetari Enis Veliu deklaron nëpërmjet telefonit se këtë çështje ia ka lënë gjykatës, dhe disponojnë fakte të mjaftueshme për të vërtetuar gjithçka që është shkruar në gazetë.

Nga ana tjetër avokatët e studios ligjore “Sejdiu e Qerkini” deklarojnë për Vizion Plus se ngritja e padisë civile është një e drejtë që i takon djalit të kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon nga gazeta “Zëri” të dëmshpërblehet për dëmin moral dhe të tërheqë nga ueb-i i saj lajmin. Sipas avokatit, shuma e kërkuar nga Shkëlzen Berisha prej 100 mijë eurosh është minimumi për të kompensuar dëmin moral. Ndërkohë Asosacioni i Gazetarëve Profesioniste të Kosovës nuk kanë preferuar të prononcohen duke ia lënë këtë çështje drejtësisë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by feriti (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; Ai avukati qe deklaroi paturpesisht qe 100 mije euro qe ka kerkuar shkelzen berisha jane pak duket qe i ka xhepat plot me leke nga droga apo vellzerit e tij te sherbimeve sekrete serbe.I lumte te tille burra ka prodhuar e po prodhon me shumice &nbsp;ky vend.</p>

Submitted by Arbeni (not verified) on

Kjo firma e avokateve Sejdiu dhe Cerkini ne te cile eshte bashkepronare Korab Sejdiu, keshilltari ligjore i ish presidentit Sejdiu dhe i cili humbi rastin kur Gjykata Kushtetuese e shpalli ate shkeles se rende te kushtetueses zor qe do i ndihmoj Xenit. Per me teper shumecka duket politike dhe perzgjedhja e avokateve tymon si nje hakmarrje e Sejdiut ndaj qendrimeve shume te ashpera ndaj tij te gazetes Zeri. Me gjase ai po e shfrytezon Berishen permes avokateve per hakmarrjen te tij. Mencuri kjo a?

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Kjo është fytyra e drejtësisë shqiptare del hajduti dhe bërtet jam i ndershëm si plaku Dogzboru</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.