A ka faj opozita?

Postuar në 06 Korrik, 2012 05:41

Edi Rama kohët e fundit është angazhuar me disa shkrime apo prononcime, nëpërmjet të cilave kërkon të provojë falsitetin e akuzës së maxhorancës se përgjegjësia për mosarritjet e Shqipërisë, përsa i përket integrimit në Europë, dhe më konkretisht njohjes së statusit të vendit kandidat, është e opozitës.
Sipas meje, meriton të bëhet një debat i rëndësishëm mbi shqetësimin që ngrihet nëse ka apo nuk ka faj opozita për çka po ndodh në këtë vend.
Sipas mendimit të gjithëpërhapur nga mediat tona, Shqipëria nuk e meriton statusin e vendit kandidat sepse maxhoranca dhe opozita nuk janë bashkëpunuese, sepse zgjedhjet nuk janë të ndershme, sepse ka korrupsion, sepse herë pas here opozita kalon në mjete jashtë-institucionale dhe maxhoranca përgjigjet me metoda edhe më brutale, si 21 janari, sepse Berisha dhe Rama nuk janë në gjendje të ulen së bashku për të zgjedhur një President konsensual, sepse nuk votohen disa ligje që janë me tre të pestat, sepse nuk kemi dialog sa duhet e të tjera si këto, e prandaj duhen reforma që i kanë linjat e tyre të përcaktuara edhe në rekomandime nga ndërkombëtarët. Me fjalë të tjera, perceptimi është se mungojnë disa gjëra që do të jepnin imazhin se demokracia dhe shteti ligjor funksionon në Shqipëri, e ndër këto gjëra opozita e vë theksin veçanërisht në reformën e sistemit zgjedhor që do të pengojë vjedhjen e votës. Shqiptarëve, ndërkaq, nuk mund të mos u bjerë në sy se lufta më e madhe bëhet pikërisht për t’i bindur ndërkombëtarët se kush e ka fajin, madje se sa më shumë kalon koha, aq më shumë duket sikur për opozitën, e vetmja mënyrë për të rrëzuar Berishën, mbetet bindja e ndërkombëtarëve që fajtori i vetëm është Berisha, ndërkohë që për Berishën preokupimi kryesor është që, gjithë duke vazhduar rrugën e tij për kapjen e të gjitha institucioneve, të akuzojë opozitën se është ajo fajtorja që ai po i kap këta. Në ravën e kësaj lufte kemi edhe ndërhyrjet e fundit të Ramës.
Së pari duhet thënë se Shqipëria nuk e meriton statusin e vendit kandidat, me çka nuk kuptoj hyrjen në paradhomën e klubit, por bërjen e cilësisë së jetës së shqiptarëve pak a shumë të përafërt me atë të qytetarëve europianë. Dikush si unë, që është në (o)pozitën e një shqiptari i cili nuk ka ndonjë interes personal nëse kthehet në pushtet PS apo jo, por që kërkon ndryshimin e kësaj gjendjeje, do t’u thoshte pa ngurrim ndërkombëtarëve: Vazhdoni t’u bëni presion dhe më kryesorin duhet ta ushtroni mbi maxhorancën. Mund të  ndryshoja mendim vetëm nëse dikush tjetër do të më bindte me argumente se futja në familjen e madhe do të ishte më efikase për të ndryshuar klasën politike, sesa lënia jashtë, por kurrsesi nuk do të pranoja që opozita të bënte gjithçka që kjo të ndodhte. Madje do të thosha se një opozitë që, e kompleksuar nga akuzat se po pengon futjen e vendit në BE ose pse e blerë nga maxhoranca, do të krijonte, me sjelljen e saj, imazhin sikur gjërat shkojnë për bukuri në Shqipëri, do të akuzohej si fajtore së bashku me maxhorancën për një mashtrim të madh të popullit këtu më së pari dhe të ndërkombëtarëve më së dyti. Pra, sipas gjykimit tim, opozita nuk ka ndonjë faj kur bën disa veprime për të treguar se vuajmë nga një sëmundje e keqe e prandaj duhet të kurohemi përpara se të pranohemi në mënyrë që të mos vazhdojë të përparojë e keqja në vend e të mos shpërhapet ajo edhe te të tjerët.
Ndryshon puna ndërkaq kur shtrohet çështja e marrjes përsipër të përgjegjësive të opozitës për këtë sëmundje dhe çfarë bën ajo për t’i njohur këto dhe për t’i kapërcyer. Personalisht, kur them se Shqipëria nuk e meriton statusin e vendit kandidat, më shumë se sa simptomat tregues të mosfunksionimit të demokracisë që numërova më lart, kam parasysh shkakun e thellë të këtyre simptomave. Për mua shkaku kryesor pse Shqipëria nuk funksionon si një shtet demokratik është ngritja e një sistemi ekonomik dhe politik, i cili e bën të pamundur funksionimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor në vend. E kam fjalën, pra, se shteti shqiptar është i kapur në atë shkallë nga interesa private që janë kundër interesit publik, saqë, në shumë aspekte, ai i shëmbëllen një organizate të madhe kriminale, çka e bën të pamundur funksionimin e demokracisë si pushtet i popullit, sepse është pushteti i krimit, dhe se, në një rreth vicioz, mosfunksionimi i demokracisë e stimulon edhe më shumë këtë pushtet.
Le ta ilustroj me një shembull të freskët për të cilin kam shkruar dhe protestuar si qytetar disa ditë më parë. Të gjithë kemi parë se si një firmë e pajisur me ruspa dhe sharra iu fut një cope të Parkut Kombëtar të Tiranës për të zgjeruar Rrugën e Elbasanit duke prerë me qindra pemë, duke hyrë deri në Varreza, duke projektuar edhe shembjen e murit të Pallatit të Brigadave, që është monument kulture i shkallës së parë. Dhe e gjitha kjo u bë duke shkelur të gjitha ligjet e mundshme në fuqi, pra pa projekt të aprovuar e të firmosur nga kryetari i Bashkisë, pa vendim të KKRRTSH-së, pa u pyetur Instituti i Monumenteve, pa u përfillur Konventa e Arhusit pa…, pa… dhe pa na ardhur asnjë përgjigje nga institucionet përgjegjëse për këto shkelje ligjore, por vetëm një prononcim i Kryeministrit se populli i do rrugët – a thua se jetojmë ende në ndonjë monarki absolute ku mbreti thoshte se shteti, ligji dhe interesi i popullit jam unë. Në një shtet demokratik, ku funksionon ligji, Prokuroria do të duhej të kishte bllokuar punimet dhe hapur menjëherë çështjen, – edhe sikur të mos kishte shkuar denoncimi qytetar që, me sa kam dijeni, ka shkuar si në Prokurori, edhe në Inspektoratin e Bashkisë, Inspektoratin e Mjedisit dhe Inspektoratin e Ndërtimit. Por asgjë nuk ndodh. Ruspat vazhdojnë punën. Pse? Sepse shteti është i kapur nga ata që kanë projektuar, për interesat e tyre, këtë rrugë. Dhe problemi është se ajo çka po ndodh në këtë rrugë është metaforë e asaj që po ndodh në tërë Shqipërinë. Pra unë them se dikush që ndjek nga afër – siç presupozohet se duhet të jenë edhe ndërkombëtarët që kemi këtu – se çfarë po ndodh në Shqipëri do të gjykonte se ky vend nuk meriton të marrë statusin e një vendi që e afron me vendet demokratike më shumë duke analizuar çfarë tregon sjellja e shtetit në Rrugën e Elbasanit, sesa duke parë se si u zgjodh Presidenti. Megjithatë, siç thashë, nuk i shoh pa lidhje njërën me tjetrën, pasi ajo që po ndodh (simbolikisht) në këtë rrugë, është shkaku më i thellë pse në Shqipëri nuk ka demokraci.
Këtë që po na thua ti tani i ka thënë edhe kryetari i opozitës kur ka deklaruar se vidhet vota që të vidhet Shqipëria – do të më ndërhynte ndonjë lexues socialist në këtë pikë, – prandaj ti duhet të protestosh për vjedhjen e votës. Jo, unë nuk them tamam kështu. Ajo që dua të theksoj është pikërisht e kundërta: se në një vend ku sundon sistemi i vjedhjes, nuk mund të mos vidhet vota. Dhe problemi është se opozita nuk merret ashtu dhe si duhet me sistemin e vjedhjes, por e redukton opozitarizmin te disa vjedhës, nganjëherë madje vetëm te familja e Kryeministrit apo te vjedhje të veçanta, duke mos e trajtuar çështjen si çështje sistemi, se ajo u mëshon reformave dhe transparencës për mosvjedhjen e votës së shqiptarëve, duke mos krijuar dot besimin se kërkon ta ndryshojë sistemin e vjedhjes së lekëve e të pronës publike të shqiptarëve.  Ky është për mua faji kryesor i opozitës. Dhe për ta ilustruar këtë, po i referohem përsëri rastit që mora si metaforë: çfarë po ndodh te Rruga e Elbasanit? Sikurse u bë e njohur tashmë edhe në disa media, pronari i firmës që po shkatërron këtë pjesë të Parkut ka qenë një deputeti i PS, i cili, kur u bë deputet – ia ka kaluar firmën vëllait apo kushëririt të parë. Dhe është e qartë se përzgjedhja për t’ia dhënë tenderin e pa pajisur me leje ndërtimi “familjes socialiste” nuk është rastësore. Ajo është bërë që opozita të mos protestojë. Ja, pra, se si sistemi bashkon maxhorancën dhe opozitën në pikën e vjedhjes. Në fakt, opozita bëri dekorin, foli kundër kësaj rruge, disa deputetë të saj dolën edhe në protestë, por asgjë nuk ndodhi përtej kësaj. Firma e “familjes” socialiste vazhdon të marrë nga Bode lekët publike duke shkelur ligjin, njëlloj si firmat e familjes demokrate, kurse deputetit nuk dimë t’i ketë kërkuar ndokush llogari në partinë e tij. As të jetë bërë ndonjë përgënjeshtrim. Pra, gjithë duke e përgjithësuar problemin që paraqet rasti i abuzimit me këtë rrugë, problemi është se sistemi i vjedhjes së publikes me kësi lloj firmash që kanë kapur shtetin ose që bashkëpunojnë me shtetin në formën e një organizate që kryen krime kundër interesit publik, është gjithandej. Ai funksionon kështu edhe në Korçë, ku qeverisin socialistë, edhe në Vlorë, edhe në Durrës. Ka funksionuar po njëlloj edhe në Shqipërinë e qeverisur nga Fatos Nano e Ilir Meta, edhe në Tiranën e qeverisur nga Edi Rama. Dhe ngulmoj se ky sistem nuk është i palidhur me demokracinë, për të cilin flet gjithë ditën opozita duke akuzuar se po kapen të gjitha institucionet. Pse? Po jap një argument pak të tërthortë për ta shtjelluar. Dikush me të drejtë do të shtrojë pyetjen: Po nëse Partia Socialiste do t’u kundërvihej këtyre “firmave”, nuk do të kishte asnjë shans të vinte në pushtet? Imagjino për një çast se si do të mbetej ajo pa asnjë media që e mbështet, pa asnjë sponsorizim për fushatën elektorale, sepse gjithçka është në duart e këtyre. Madje për ilustrim mund të më sillte edhe rastin se si, kur një pjesë nga ata që denoncuan çfarë po ndodh te Rruga e Elbasanit sot, si Artan Lame e Artan Shkreli, denoncuan, në thelb për të njëjtat arsye, projektet e “firmave” të kryetarit socialist të Bashkisë në Korçë, ky sipas disa zërave brenda PS, kërcënoi se do të shkonte te LSI-ja dhe fakti është që kryetari Rama i doli në mbrojtje publikisht kryetarit të Korçës kundër Lames, Shkrelit e të tjerëve. Pra edhe në Korçën ku qeverisin socialistë mbretëron pushteti i firmave, dhe jo pushteti i popullit, ashtu si në Tiranën ku qeverisin demokratët.
Dhe ja ku arrita te pika që na intereson më shumë. Shqipëria, duke përfshirë edhe opozitën me aq sa ajo ka pushtet dhe është pjesë e shtetit, nuk sillet dot si një demokraci, d.m.th. si sistemi që bazohet mbi përfaqësimin e të gjitha grupeve të interesave dhe harmoninë e grupeve të interesave, me shtetin si arbitër, si kurator të interesit publik, sepse është nën sundimin ekskluziv të firmave. Në një sistem të tillë, të diktaturës së firmave, që shpesh nuk janë thjesht e vetëm biznese që, për të mbijetuar, kanë nevojë të korruptojnë shtetin, por edhe grupe të fuqishme trafikimi droge e riciklimi parash të pista, ku morali i vetëm është peshku i madh e ha të voglin, a nuk është e pashmangshme që shteti, në vend se kurator i interesit publik, të tjetërsohet në ortakun e firmave të mëdha, veçanërisht duke pasur parasysh edhe se jemi në kohë krize ekonomike? Sipas meje, po. Pra, nëse jetojmë në një vend ku Presidenti zgjidhet me arrogancë, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sillet si instrument në duart të maxhorancës për të manipuluar votën, ku vota vidhet, ku hasim një pandëshkueshmëri të pushtetit në atë pikë sa figura politike të përfshira në korrupsion që në një demokraci do të ishin nën pranga sot përcaktojnë fatet tona, kjo është pasojë e një sistemi të ndërtuar që të funksionojë si pushtet i firmave, dhe kjo nuk rregullohet duke ndryshuar sistemin elektoral, por duke ndryshuar raportin e  partive dhe, për rrjedhojë, të shtetit me grupet e ndryshme të interesit. Kjo do të thotë që përpara transparencës së votës të kërkohet nga opozita transparenca e financimit të partive, për shembull.
Përndryshe, sipas meje, situata do të degradojë në pikën ku opozita mund të humbasë arsyet e ekzistencës. E vërteton këtë edhe ajo që ndodhi në prag të zgjedhjes së Presidentit. U hodh teza se për të evituar rreziqet që sjell kjo gjendje për demokracinë duhet të bashkohen të gjitha “firmat” e mundshme që të mundet partia e super-firmave të Berishës e për këtë dikush sugjeroi se “partia firmë”, LSI-ja, do të ishte vendimtare. U bë madje edhe tentativa për ta afruar. Rama shkoi deri në Gjirin e Lalzit për të takuar Ilir Metën, i shoqëruar nga një person që ka qenë në burg për kontrabandë. Por pikërisht fakti se gjithçka u bë me logjikën e firmës me interes privat, bëri që “firma LSI” ta përdorë  takimin për të rritur fitimin e aksionerëve të saj. Rezultati u pa.
Dhe pyetjet që duhet të shtrohen edhe pas këtij rezultati janë: Së pari, kur politika katandiset në këtë lloj lufte peshqish të mëdhenj që hanë të vegjlit, a nuk është logjike që demokracia të përfundojë? Së dyti, mos ndoshta për ta ruajtur e fuqizuar demokracinë, opozita e vërtetë duhet kërkuar/ndërtuar si përfaqësuese bash e atyre që po dhunohen e grabiten përditë nga partitë “firma” dhe shteti i tyre? E nëse PS nuk e bën dot këtë ngase është e dënuar të mbesë nën hyqmin e sistemit mu pse i ka ngritur vetë më së pari shtyllat e instrumentet e tij (kujtoj në këtë rast në mënyrë të veçantë mediat e firmave), e vazhdon të jetojë e punojë për të atje ku ka pushtet, a mos duhet kërkuar kjo opozitë e re, më me ngulm se kurrë, diku gjetkë?

Panorama

Comments

Submitted by nik (not verified) on

Së pari duhet thënë se Shqipëria nuk e meriton statusin e vendit kandidat, me çka nuk kuptoj hyrjen në paradhomën e klubit

O lubonja.kujt i behet vone se nuk po hyjme ne be kur edhe ato qe jane brenda duan te dalin (si anglia).

eshte kjo be qe na diskriminon per shka se nuk jemi popullsi e krishter dhe vetem qorrat nuk e shohin diskriminimin.

cmund ta duam hyrjen kur kjo be shperblen kriminelet e shqiptareve (qe vazhdojne akoma te bejne padrejtesi ndaj nesh) kurse shqiperise i vene kushte pas kushtesh.

prandaj mos u merr me perralla o fatos lubonja.

Submitted by nik (not verified) on

Së pari duhet thënë se Shqipëria nuk e meriton statusin e vendit kandidat, me çka nuk kuptoj hyrjen në paradhomën e klubit

O lubonja.kujt i behet vone se nuk po hyjme ne be kur edhe ato qe jane brenda duan te dalin (si anglia).

eshte kjo be qe na diskriminon per shka se nuk jemi popullsi e krishter dhe vetem qorrat nuk e shohin diskriminimin.

cmund ta duam hyrjen kur kjo be shperblen kriminelet e shqiptareve (qe vazhdojne akoma te bejne padrejtesi ndaj nesh) kurse shqiperise i vene kushte pas kushtesh.

prandaj mos u merr me perralla o fatos lubonja.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Na behet vone ne te tjereve.E kemi shume problem z.Nik.Shpetimin e vetem te Shqiperise ne e shikojme me hyrjen ne Be.Ne emer te kujt flet ti mor zoteri??Ne emrin tend apo te te gjithe Shqiptareve??Fol per vehte.Ne e dime qe ju se doni hyrjen ne BE.Sepse nuk vidhni me dot,ashtu si po beni.Une personalisht dua hyrjen ne BE.Nuk me duhet asnje sukses i qeverise Shqiptare.Me mjafton vetem qe BE-ja po na refuzon radhazi,e kjo per mua do te thote deshtim total i qeverise.Nuk me duhen mua,rritjet e pensioneve prej 4 mije lekesh te vjetra te Sali shkerdhyesit te mendjes tende te pjerdhur.Mua me duhet Be-ja cka thote per ne.I kemi plotesuar pikat qe ajo kerkon apo jo??Nuk me duhet mua krahasimi idiot qe ben ti me Angline prej shejtan budallai dhe shpellari te felliqur.Mua me duhet BE-ja dhe ligjet e saj demokratike.Mua me duhet hyrja ne familjen me te madhe te shteteve ne bote.Mua me duhet Shqiperia,pjestare ne tavolinen e  vendeve te kontinentit te vjeter.Mua me duhet Shqiperia,e perfaqesuar me deputete ne parlamentin Europian.Mua me duhet Bashkimi me Europen.Nuk me duhen shkerdhatlleqet e njerezve nga Saliu gjer tek ty.Mua me duhet shpjegimi,se perse ne Europa po na refuzon.Nqs po na refuzon per shkak te fese,qeveritaret Shqiptare me Saliun ne krye duhet te na i thone troc,paster dhe qarte kete gje.Nuk eshte aspak e vertete qe po na diskriminojne per shkak te fese.Sepse Europianet,nuk jane Idiote.E dine shume mire,se sa te lidhur jane Shqiptaret me fene myslymane.Dmth zero.Ca i mendon Europianet ti??Qorra te paditur.Apo Kontinentin me te perparuar te botes??Me teper edhe se vete Amerika.Me popullsi ne BE prej 500 milione banoresh.Me tregun me te madh ne bote per numer banoresh mbas Kines dhe Indise.Por me tregun qe ka fuqine blerese me te madhe ne bote.Ti na tregon se nuk ka cna duhet Europa.Idiot perves,kafshe mali i Sali Shpellarit.Ua qifte Kina nenen mor te degjeneruar,qe po e mbani per fyti Shqiperine.

Submitted by nik (not verified) on

edhe be mezi po te pret ty.ajo me zor po mban veten.eshte bere si anija qe kane filluar ti hapen vrimat dhe po mbytet.kane filluar te largohen te me te mencurit ne fillim se i mbyturi te mbyt.

anglia eshte e para dhe nuk e besoj se do te degjoje mendimet e tua te vyera qe duhet te rrije ne kete anije qe po mbytet.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Anglia eshte superfuqi boterore oj Lum Miku Nik Palloshi.Anglia udheheq Commonwealth-in o Lum Miku Nik Palloshi.E udheheq me ne krye mbretereshen Elizabete oj Lum Miku  Nik Palloshi.Nuk ka nevoje per BE-ne.E megjithate,vetem po thote qe deshirojne te dalin nga BE-ja,por nderkohe me vepra nuk veprojne.Por rrine gjithsesi ne BE,o Lum Miku  Nik Pallosh Maloku Karit.A e din ti c'eshte Commonwealth-i o Lum Miku Pallosh Maloku Nik??Eshte konfederate shtetesh nen udheheqjen e mbretereshes Elizabeta II-te me perberje.Britani e Madhe,Kanada,Australi,Zelande e Re etj.O lum Miku Pallosh Niku Erdoganit,shpellar koke e kembe.O ua qifte Kina nenen te gjitheve o Maloket e felliqur te Karit.Flet ti per Europen o kokrra e karit,e qe ske nevoje te jesh pjese e saj.Kuku per Shqipnine tame,me Nik Pallosh Karin e Vicidolasve.

Submitted by Albi (not verified) on

O Nik, a i ke pare ndonjehere sa jane te ardhurat per fryme te shqiptareve? Ajo eshte indikatori me i mire i nivelit te zhvillimit. Me ato te ardhura as nuk kemi si ta enderrojme te jemi pjese e BE.

Submitted by nik (not verified) on

i kam pare po ashtu sic kam pare italiane,franceze,etj.pra europiane qe mbulohen me kartona kur flejne naten ne te ftohtit e bores e ngricave rrugeve dhe mbajne rradhe ne mencat e kishave per te ngrene nje vakt.

Submitted by Anonim (not verified) on

zotmni Nik, ne qoste se ju keni vendos se "edhe bar do te hani", at'here vazhdoni punen po lejini tjeret te vendosin fatin e tyre. Shqiperia ne BE.

Sa per Angline se kinse dashka jashte BE: perse nuk del dhe jashte Tregut Europian, por vec jashte monedhes dhe jashte marreveshjeve qe kufizojne manipulimet financiare? -Vec kto nuk i interesojne, por tregun s'e lshon.

Prrallat e Cameron - askund 'ska per te shku. E po doli dhe jashte BE, rruga mbare bashke me mentalitetitn ishullor (dmth botha ime e para) - ne jem ne pjesen e kontinentit, bashke me shumicen derrmuse.

Submitted by Bard (not verified) on

Lubonja thote qe nuk e meritojme statusin e kandidatit sepse kulturalisht jemi nja njeqind vjet mbrapa vendeve anetare. Vetem nje popull qylaxhi dhe parazit si ky yni mund te mendoje qe me te hyre ne BE i kemi zgjidhur hallet nje here e pergjithnje, dhe kete e kane kuptuar fort mire politikanet tane qe qendrojne ne pushtet ne saje te ketij premtimi te cilin kane njezet vjet qe e perserisin. Jo rastesisht, ky popull eshte mbi 95% ne favor te hyrjes ne BE, se 95% mendojne si te hane qyl e t ia fusin njeri tjetrit. Ne kemi greket qe kane hyre ne BE me te njejten mendesi: Kane 20 vjet qe hane e pine me leket e europianeve, pa e vrare mendjen qe nje dite duhet ti kthejne bashke me interesat e kamatvonesat. Prandaj Lubonja ka te drejte, anetaresimi jone nuk eshte ceshtje standartesh ekonomike, por ceshtje kulture; sa kohe mendojme si e si te zhvasim njeri tjetrin, si te hame pa punuar as edhe nje dite, si te blejme makina te shtrenjta me leke borxh, ne nuk meritojme te hyjme ne klubin e vendeve te qyteteruara.

Submitted by anonim (not verified) on

qylaxhi ne qofsh vete se sa shqiptare njoh punojne per te fituar buken e gojes. Shko thuaja kte minatoreve te Bulqizes e atyre te Selenices e te gjithe atyre qe kalojne nga kantieri ne kantier jave pas jave. Mos ngaterro te fortet e lagjes me gjithe lagjen.

Na merzitet ti bashke me Fatos Lubonje idiotin!

Submitted by loni (not verified) on

ke te drejte te prekesh nqs je nga ata qe punojne. por qylaxhi ngelesh ne rast se me t'u dhene tast (ndonje kusheri apo shok ne pozite) e harron punen dhe kthehesh si ai i forti i lagjes. dhe keta tipat qe papritmas nga punetore te thjeshte i sheh ne ndonje zyre shteti ne te cilen e mbajne me dore, jane ata qe po percaktojne te tera fatkeqesite. Nje Berishe apo nje Rame me nje popull ne mase kundra vjedhjes apo zhvatjes se njeri-tjetrit (kete profesione e ka stimuluar edhe Rama gjate qenies se tij ne Bashkine e Tiranes, mos beni sikur nuk e dini) do ta kishin shume te veshtire te qendronin ne fuqi. Thjesht sepse s'do te kishin ushtare per te ekzekutuar te tera prapesite qe i vijne nder mend. Dhe ta themi haptas, jemi popull ne te cilin vjedhja e ndonje pasurie te tjetrit (qofte edhe publike sic behet ne tendera) eshte motiv afrodiziaku, dmth. ta ngref me shume ne darke, ndersa shkerdhen dashnoren e rradhes. E cila, edhe ajo totalisht e degraduar, eshte shume e lumtur qe po e shkerdhen nje me pare dhe me pushtet. Nuk ju ka ndodhur kurre neper klube neteve te Tiranes, qe nje vajze pyet: ku punoni? ti i thua ne dogane, dhe asaj i shkelqejne syte! Ky popull jemi, edhe ne mase. Degradim shoqeror masiv, moskuptim i te keqijave qe na presin ne te ardhmen, dhe mbi te gjitha nje klase politike opozitare frikacake. E cila gjendet ne medyshje per faktin se i duhet te kritikoje ngjarje dhe fenomene qe jane burimi i deshires se saj per te ardhur ne pushtet. Dhe kjo e ve ne pozite hipokrizie te madhe. E thene me shqip, ka ndonje nga ju qe ka dyshim se me te ardhur ne pushtet PS, te tere tenderat e mjekesise nuk do t'i marre Tom Doshi, dhe te tere tenderat e software-ve dhe IT-se nuk do t'i marre Intech (firma e Ilir Beqos), CCS (Lekskendaj ish keshilltar i Majkos kryeminister/minister) apo Infosoft-i i perhershem? Dhe mos me nxisni te shkruajme per te tjera emra e konflikte interesi.

Kjo eshte Shqiperia qe po jetojme. Rama akoma nuk eshte bindur per situaten e rende ku ndodhemi. Akoma mendon se gjerat mund te korrigjohen sapo te vije ai ne pushtet. Si do t'i korrigjoje ai vjedhejt e tokave/pronave dhe tjetersimin e tyre ne pale te treta (dmth dy shitje rradhazi te nje toke te fallcifikuar/vjedhur, dhe bleresi i fundit nuk mban faj ne rast se nuk provohet qe ai kishte dijeni per origjinen e vjedhur. mendoni kur ky bleres eshte gjithmone argita/bashkimi/zamir/frangaj)? Si do t'i korrigjoje ai ato 164 dynyme toke ne Linze qe Argita ka blere? Apo vilat e shokve te Zamirit (qe per koincidence jane te tera minstra ose shoke dy palesh, PD-PS)? Derisa sa PS ta kuptoje qe kemi te bejme me nje rregjim, jo ndryshe nga ai i diktatures komuniste, do te vazhdojme te qendrojme ne vend!

Submitted by nik (not verified) on

me qylaxhi se greket nuk ka e megjithate ato jane ne be dhe vazhdojne ti bine qylit

Submitted by I-liri (not verified) on

Nese Europa ka vene disa kushte, une do te thosha, se duhet te kete ndryshime ne kalime cilesore. Pra disa gjera kane cilesi me te mire, se disa vite me pare, apo me te keqe. Dhe Lubonja e spjegon fare mire , se kjo cilesi mungon. Ketu qytetari eshte i fundit dhe askush nuk pyet per te.As shoqeria civile nuk degjohet. Kush te doje le te protestoje e te cirret. Askush nuk ja ve veshin.KQZ  vepron veten po i dha urdher Berisha. Cilesia e jetes ka rene. Demokracia ndjen krisje, kur maxhanca dhe opozita nuk bien dakort as per gjera te vogla. Pra kemi perkeqesim te cilesise ne te gjitha drejtimet. Do te thote, nuk e meritojme te jemi pjese e familjes europiane. S'kemi pse tu themi europianeve keni meshire per ne dhe na pranoni ne gjirin tuaj.

Pranimi ne BE, do te ishte vetem nje altoparland tjeter shurdhues ne dore te Berishes. Ai do te beretiste -Arritja me e madhe e te gjitha koherave- Po tavolinat e shqiptareve a do te kene dicka me teper apo me pak. Kane dicka me pak. Atehere perse na duhet BE, te hyjme si barkpangopur,duke mbetur perhere te uriur jo per pak Europe, por per pak buke !!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.