Opozita, të gjithë të pandehur

Një seri procesesh me të paditur deputetë socialistë. Një nga mënyrat për të bërë opozitën të heshtë: padit kur denoncohesh për korrupsion. Pjesën tjetër e mbyll gjykata që gjobit me dhjetra milionë lekë opozitarët. Në gjykatën e Tiranës, standart i dyshimtë gjykimi, në të kundërt nga mënyra sesi vepron Gjykata e Lartë. Një tjetër skandal juridik në drejtësi, ku peshorja e saj është prishur përfundimisht. Ruçi: “Nuk harrojmë”!
Të gjithë në rresht. Të gjithë të pandehur. Kush thotë se në Shqipëri ekziston kultura e mosndëshkimit të politikanëve, e ka pjesërisht gabim. Ky togfjalësh duhet të rikompozohet. Politikanët nuk ndëshkohen sa kohë janë në pozitë. Kur vjen rradha të jenë në opozitë, sistemi gjyqësor vepron me saktësinë e bisturisë së kirurgut. Pret thellë. Edhe pa anestezi. Mbi të gjitha, operon me dy standarte. Mbi dhjetë deputetë të opozitës janë përfshirë në një kalvar procesesh gjyqësore, përgjithësisht të akuzuar për veprën penale të shpifjes dhe fyerjes për shkak të detyrës. Vendimet gjyqësore për ta? Fajtorë! Ndëshkimi? Dhjetra milionë lekë gjobë. I fundit në rradhë, por jo i fundit që ka provuar një fat të tillë, është Saimir Tahiri, deputeti socialist, kryetar i PS-së për Tiranën, i dënuar me pesë milionë lekë gjobë në këmbim të shpifjes dhe fyerjes që gjykata mendon se ka realizuar në dëm të dy fëmijëve të kryeministrit. Një shumë pothuaj sa rroga katër vjeçare që Tahiri do të ketë marrë muaj mbas muaji në cilësinë e tij si deputet. Në fakt pati fat: në padi i kërkohej të paguante një shumë gati dyfish më të madhe.
Bashkë me Tahirin, lista e deputetëve socialistë të zënë peng në procedurat gjyqësore shtohet me emrat e Shega Ligorit, Mimi Kodhelit, Olta Xhaçkës, Vasilika Hysit, Ermonela Felajt, Erion Braçes, Eduard Shalsit, Taulant Ballës, Artan Gaçit, Eltar Dedës. Një listë e pambyllur, e cila parashihet të rritet edhe më tej për shkak të ashpërsimit të pritshëm të temperaturave politike në vend. Për shkak të një teknologjie tashmë të kuruar në detaj nga maxhoranca dhe me një aleancë të “çuditshme” me sistemin gjyqësor: çdo akuzë për korrupsion, me emër e mbiemër për përfaqësues të saj, do të dërgohet në gjykatë me pretendimin se është konsumuar shpifje.
Si nisi dhe si nuk po mbaron?
Në verën e dy viteve më parë, në mënyrë absolute për të parën e ndoshta të vetmen herë në 20 vjet, opozita socialiste mundi të marrë inisiativën e denoncimit të korrupsionit. Në korrik e gusht 2010, mbasi kishte provuar të gjitha mjetet që kishte në dispozicion dhe që demokracia vë në dispozicion të luftës politike, përveç votës, që nga bojkoti i Kuvendit për rezultatin e kontestuar të zgjedhjeve dhe deri tek greva e urisë që kërkonte hapjen e kutive të votimit të përgjithshëm të vitit 2009, opozita ndryshoi taktikë. Ajo nisi të godasë në zemër të imazhit të hershëm antikorrupsion që kishte mundur të ndërtonte maxhoranca e Berishës dhe duke dëshmuar se, sipas të vërtetës së saj, kjo shumicë, kishte instaluar një kulturë të egër korruptive me përfitim të të mirave publike, me shpërndarje pronash, pasurish e koncesionesh si shpërblesa, në tendera të paracaktuar në fusha të ndryshme. Ekonomia, kryesisht me koncesionet e hidrocentraleve, shëndetësia me blerjen e medikamenteve, industria e minierave, nafta e kromi, licensat e ndryshme, arsimi me shtypjen e teksteve shkollore e kështu me rradhë, u bënë targete të goditjeve të ditëpërditshme të deputetëve socialistë që furnizonin ditë mbas dite publikun me të vërtetën e ndryshme: anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të PD-së dhe të afërm të tyre, po pasuroheshin në mënyrë marramendëse. Në vjeshtë, largimi i një antari të kabinetit qeveritar, ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti, afroi një tjetër valë akuzash të forta që dëshmonin thellësinë e fenomenit që Berisha dikur e denonconte shumë egër.
Nga ky moment, në ndihmë të maxhorancës, u kërkua dhe u vetafrua si aleat në luftë kundër akuzave të opozitës, asgjë tjetër përveçse gjyqësorit. Një lëvizje e mençur e maxhorancës, që në sinkron me ashpërsimin e akuzave ndaj saj, nisi një serial padish për shpifje për deputetët akuzues socialistë. “...paditësja ushtron funksionin e deputetes dhe përhapja e fakteve të pavërteta karshi saj ka cënuar rëndë personin e saj duke cënuar jo vetëm ndjenjën që ajo ka për personin e saj (cënimi i nderit në kuptimin subjektiv), por edhe konsideratat që të tjerët kanë për paditësen (cënimi i ndertit në kuptimin objektiv), pra, kanë dëmtuar reputacionin dhe imazhin e saj si përfaqësuese e popullit”. Ky lloj formulimi juridik, do të bëhej formula që do të hidhej shumë shpejt në kurriz të shumë deputetëve të opozitës, shoqëruar me një faturë të kripur financiare në dëm të tyre. Në këtë kohë, të paktën një nga deputetet e PD-së, më e goditura nga akuzat e socialistëve, për histori që ngrenë dyshime për përfitime nga ajo dhe familjarë të saj, ka kërkuar dhjetra milionë lekë dëmshpërblim nga akuzatorët e saj politikë. Madje, ajo ka paguar rast pas rasti, edhe shumën prej tre për qind të parave që lejojnë nisjen e procesit. Gjithashtu në vlerë prej miliona lekësh. Mbas dy vjetësh, tashmë, nga gjykatat ka ardhur momenti që ato të japin vendimet e tyre. Të gjithë në sinkron: je në opozitë? Paguaj se je fajtor!
Në të njëjtën kohë, në anën e kundërt të segmentit, edhe opozita ka inicuar një seri procesesh për të njëjtën akuzë, shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës. Targeti i këtyre akuzave ka qenë kryeministri i vendit, Sali Berisha, i paditur që nga Edi Rama, kryetar i PS-së, nëna e tij dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në jetën e vendit, biznesmenë të njohur.
Ky është dhe momenti më interesant i kësaj historie: në të njëjtat rrethana dhe në të njëjtat situata, gjykata e shkallës së parë në Tiranë dhe Gjykata e Lartë, kanë dhënë vendime kundërthënëse. Nëse gjykimi rishtar në gjykatën e shkallës së parë i ka gjetur përgjithësisht fajtorë socialistët, në Gjykatën e Lartë, ndaj kryeministrit janë pushuar të gjitha çështjet.
Deputetët nën akuzë
Rekordin e mban Saimir Tahiri, i dënuari i fundit nga gjykata e Tiranës. Ndaj tij janë në vijim gjashtë padi. E fundit, duhet t’i kushtojë 5 milion lekë. “U gjykova dhe u dënova nga një proces i parregullt gjyqësor, nga një farsë e dirigjuar nga jashtë gjykatës dhe e vënë në skenë nga një gjykatës i vetëm, vetëm pse kam shprehur shqetësimet e mia mbi korrupsionin. U dënova sepse besoj se ky vend mund të jetë i lirë, ku pushteti t’u shërbejë qytetarëve dhe ligji të ndajë të drejtën nga e padrejta”, thotë Tahiri. I cili shton se një gjë e tillë nuk ka mbaruar ende. Se çfarë ka parasysh me një gjë të tillë, ngjan se e shpjegon qartë kryetari i grupit të tij parlamentar Gramoz Ruçi: “Kush ka menduar se do heshtim, ka bërë llogaritë gabim. Kush ka menduar se do na përkulë, ka bërë llogaritë gabim. Kush ka menduar se duke i bërë shërbimin pushtetit sot, do ia hedhi paq nesër, i ka bërë llogaritë gabim”, thotë Ruçi.
Mimi Kodheli, socialistja tjetër, është paditur nga kolegia e saj e PD-së Albana Vokshi. Histori koncesionesh për hidrocentrale. Gjykata e shkallës së parë e ka konsideruar fajtore Kodhelin dhe e ka ndëshkuar me 2.5 milionë lekë gjobë, të cilat ajo do të duhet t’ja paguajë zonjës Vokshi. Për momentin çështja është në apel, por ka dhe një risi të fundme. Zonja Vokshi është tërhequr nga kërkesa e saj për këtë shumë parash dhe ka kërkuar vetëm dënimin e zonjës Kodheli dhe detyrimin e saj për të paguar vlerën simbolike prej një euroje. Kodheli thotrë se: “Një e keqe e madhe e ka zënë për fyti këtë vend. Edhe sistemin e drejtësisë. Dhe çështja ime nuk është një bast juridik, ajo është një sfidë për të gjithë shoqërinë shqiptare që po e mbyt korrupsioni dhe padrejtësia. Dy sëmundje që kurohen vetëm me ndryshim politik, me ndryshimin politik që do të vijë shpejt”, thotë ajo.
Vasilika Hysi, në të njëjtat rrethana është në proces e sipër në gjykatën e shkallës së parë. Hetimi gjyqësor ka nisur që prej gati dy vjetësh, por ende nuk është mbyllur.
Albana Vokshi ka mundur që të bindë gjykatësit në Tiranë edhe se Eduard Shalsi i ka rënë në qafë dinjitetit dhe reputacionit të saj. Që të lahej me të, i ka kërkuar gjykatës që t’i marrë atij nga xhepi plot 70 mijë euro. Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë e dënoi Shalsin me vetëm një milion lekë, por nuk mbaroi këtu. Gjykata e apelit e riktheu çështjen për rigjykim sërish në themel me pretendimin se ishte cënuar parimi për një procesh të drejtë e të ndershëm ligjor. Aktualisht, ndaj këtij vendimi, paditësja ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Erion Braçe është “i humburi” tjetër me zonjën e hekurt të PD-së. Akuzat e tij politike dhe direkte për parregullsi me kompaninë Stream Oil dhe lidhjen e familjarëve të Vokshit me të, sipas gjykatësve në Tiranë, kanë qenë shpifje dhe fyerje. Atij i kërkohet nga gjykata të paguajë një milionë lekë. Sesa ka ndikuar një vendim i tillë tek deputeti luftarak socialist, kjo është një histori tjetër. Braçe është nga politikanët më aktivë në denoncimin e korrupsionit që beson se konsumohet në maxhorancë duke nisur që nga akte të dyshimta me pasuritë minerare, naftë e krom e deri së fundmi, tek lotaria kombëtare.
Artan Gaçi është deputeti tjetër i paditur nga zonja Vokshi. Raundin e parë të përplasjes juridike me të e ka humbur dhe gjykata ka vlerësuar se duhet të paguajë dy milion lekë. Çështja është aktualisht në apel.
Ish-prokurorja Ermonela Felaj, ka një kalvar edhe më të gjatë me sistemin. Fillimisht ajo është paditur nga ministrja Majlindja Bregu për problemin e hidrocentraleve të dhënë me koncesion, në të cilët kanë përfituar të afërmit e zonjës Bregu. Në momentin e parë është vendosur mosfillim i procedimit penal. Më pas është paditur nga dy biznesmenë, me padi penale në Gjykatën e Lartë dhe padi civile në gjykatën e Tiranës. Në rastin e parë Gjykata e Lartë nuk shënoi ekzistencën e elementëve të veprës penale, kurse në Tiranë, ajo u ndëshkua me një milion lekë gjobë. Aktualisht, procesi ka shkuar në apel. Një tjetër çështje e ngjashme, e heton atë së bashku me kolegen tjetër socialiste Olta Xhaçka, paditur nga një i afërm i ministres Bregu. Fillimisht çështja u pushua për mosparaqitje të paditësit dhe tani është ripaditur sërish nga i njëjti individ.
Taulant Balla është deputeti tjetër socialist që ka tre çështje të njëpasnjëshme. Një ministër, Genc Pollo, një deputete, Albana Vokshi dhe një drejtues i lartë i policisë së shtetit, Agron Kuliçaj, kërkojnë që Balla të konsiderohet fajtor sepse i ka fyer dhe shpifur.
Shega Ligori, ish-gjykatëse dhe zyrtare e lartë në Ministrinë e Drejtësisë deri në vitin 2005, është kallëzuar penalisht për fyerje dhe shpifje nga ministri aktual i drejtësisë, Eduard Halimi. Dy juristët, sidomos në mbledhjet e komisionit të ligjeve në Kuvend, kanë shkëmbyer shpesh replika të ashpra. Halimi është ndjerë i fyer, por nuk ka menduar kështu Gjykata e Lartë që e ka konsideruar pa faj deputeten socialiste.
Shpifja dhe fyerja e pretenduar se është konsumuar nga deputeti Eltar Deda është ende në proces dhe nuk ka një vendim përfundimtar.
Kur akuzohet Sali Berisha
Nëse quhesh Sali Berisha dhe je kryeministër i vendit, automatikisht je i pafajshëm përpara çdo akuze. Të paktën kështu mendojnë gjykatësit në Shqipëri. I paditur disa herë, për të njëjtën akuzë, shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës, duke nisur që nga kundërshtari i tij politik, Edi Rama, Sali Berisha ka mundur të mos ketë asnjë çështje të hapur në dëm të tij. Edhe kur toni e fjalori i tij, edhe kur akuzat e tij kanë qenë të shkallës sipërore. “Së bashku me një kupolë mafioze që ata drejtojnë, kanë vendosur të mos njohin legjitimitetin e zgjedhjeve, …. Këta punistë dhe mafiozë, ... duan t'i imponojnë pushtetit legjitim të dalë nga vota juaj e lirë. ... kërkesa ultimative e …, kërkon të bllokojë ... rrugën drejt Evropës, heqjen e vizave dhe procesin e integrimit. ... ky grup punistësh nuk udhëheq Partinë Socialiste, por udhëheq klanet e mafies më të rrezikshme në Ballkan, që e ka shndërruar Tiranën në një lavatriçe gjigande parash të pista...”. Akuza që nëse do të vërtetoheshin, do të mjaftonin ta mbyllnin përjetë të akuzuarin mbas hekurave të burgut. Por që në të kundërt, do të bënin të dënohej artikuluesi i tyre. Në fakt, për Gjykatën e Lartë, nuk ka ndodhur as njëra dhe as tjetra. “Duke iu referuar doktrinës juridike të përpunuar nga GJEDNJ, në vendimet e marra prej saj në raste analoge, doktrinë e cila është bërë gjithashtu pjesë e doktrinës sonë juridike, në vendimet e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë për raste të ngjashme, veçanërisht me vendimin nr.7 të vitit 2010 të Kolegjit Penal, evidentohet se “edhe në rastet kur evidentohen cënime të së drejtës së individëve të caktuar për shkak të retorikës politike, në çdo rast liria e shprehjes ka prevaluar në raport me të drejtën e cënuar….” “...deklaratat e bëra nga Kryeministri Sali Berisha, në parlament dhe në konferencën për shtyp, janë pjesë e debatit politik, opinione dhe gjykime këto të shprehura brenda të njëjtit kuadër, duke mos bërë të mundur që ato të formojnë elementet e veprës penale të "Fyerjes për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal. Në konkluzion të sa më sipër, deputeti dhe Kryeministri Sali Berisha nuk mund të merret në përgjegjësi penale për veprën penale "Fyerja për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal, pasi e mbron neni 73/1 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”. Fiks, e kundërta e logjikës që është përdorur për deputetët socialistë kur gjykatësit e shkallës së parë në Tiranë i kanë dënuar duke i gjetur të gjithë fajtorë. Dy standarte në dhënien e të drejtës? Kjo ngjan se nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të thuhet që në Shqipëri nuk ekziston kultura e mosndëshkimit të politikanëve. Me kusht që ata të jenë opozitarë. Dhe kështu, do të jenë edhe fajtorë. Në rastin e tyre, deklaratat e bëra në parlament, në konferenca shtypi, nuk janë pjesë e debatit politik, nuk janë opinione dhe gjykime dhe si të tilla, ato formojnë elementet e veprës penale të "Fyerjes për shkak të detyrës". Kështu kanë vepruar gjykatësit e shkallës së parë në Tiranë, me standartin e tyre të dyfishtë, të pavarur nga ligji dhe e vërteta.
Gjykata e Lartë: Berisha nuk ka faj
Në këtë formë Gjykata e Lartë shpall pafajësinë e kryeministrit për akuzën e fyerjes dhe shpifjes. I njëjti formulim ka vlerë tjetër sa kohë flitet për opozitarët. “Në vijimësinë e saj jurisprudenca e GJEDNJ ka mbajtur në konsideratë e dhënë prioritet interesit publik, posaçërisht në rastet kur subjektet (individët) vendosin të bëhen aktive në fushën publike, ato duhet të tregojnë një shkallë më të lartë tolerance ndaj kritikave kur kundërshtarët marrin në analizë qëllimet e tyre dhe mjetet që ato përdorin. Kur kritikat bëhen në parlament ose në institucione të ngjashme “arsye shumë të forta duhen paraqitur në fakt, për të justifikuar ndërhyrjet në lirinë e shprehjes”, qëndrim ky i mbajtur në çështjen Jerusalem kundër Austrisë 27 shkurt 2001.”
Këto gjyqe po kthehen në kamzhik politik të qeverisë ndaj deputetëve të opozitës, me synimin për ti mbyllur gojën kujdo tregon me gisht vjedhjen, korrupsionin, keqpërdorimin e pushtetit, e bashkë me to, përgjegjësit në qeveri e në familje. ...këto procese gjyqësore po nxjerrin në dritë, deformimin e sistemit gjyqësor për çdo qytetar të ndershëm që përplaset dyerve të gjykatave. Sot në gjykatë fiton i forti, dhe jo forca e të drejtës. Fiton ai që ka pushtet, jo ai që ka të drejtë. Fiton ai që ka para, jo ai që kërkon të drejtën.
Marrë nga revista JAVA
Comments
Lenci, çfare ka nder mend te

Lenci, çfare ka nder mend te beje opozita ne kete situate, te ciceroje ne twitter apo ne facebook? Vazhdoni keshtu se si ne Siri do behet, me nje ndryshim te vogel, qe Edi Rama do te merret njelloj i pandehur si Sali Berisha...

Sipas teje cte bejme mo cope

Sipas teje cte bejme mo cope muti? Ta heqim Ramen?Ke te veme?Ndonje nga ata qe duan ta bejne shtetin shoqeri aksionere?Te leme Salen ta beje me lemsh sec e ka bere?Mblidhni mendjen.Sja u ka fajin Rama, ja u ka bytha qe sja u mban te dilni.Derra te kenaqur

O Zeni, po pse merzitesh mor

O Zeni, po pse merzitesh mor bir, mos e helmos veten qe ne mengjes se nuk te ben mire. Nuk do ua preki njeri Ramen o burre, mos kini frike, por as pas tij s'do dalim ne shesh, se une mor shok, qe ta dish, nuk e kam pasur me larg se 10 m larg ate lezhjanin qe hengri plumbin kokes me 21 Janar. Ne hengrem shkopinj kokes, ndersa Rama bente sehir budallenjte qe vriteshin per te nga kullat binjake. Pastaj per ti bere mootin gjithckaje, siç di te beje vetem ai, ia futi nje te ngrene ne Lalez me Meten sikur asgje s'kish ndodhur.

Dhe qe te ta heq merakun, Sala nuk ka si ta beje me lemsh se kaq kete vend; ka vjedhur, ka vrare, ka tallur bythen me ju sa ka dashur dhe ju rrini ciceroni e kujtoni se do ju vije njeri nga mbrapa se ciceroni bukur. Rrini e lehni deri ne 2013, se mire e keni, se ne fakt populli prape do ta haje si me 21 Janar, se ju edhe pasi te humbni, e keni ndonje vize diplomatike apo ndonje OJQ sa per te marre ndonje rroge qyl..Yyyy, ju shpelafte mooti...

Rama rinte tek kafja e

Rama rinte tek kafja e Fidelit sa per te sqaruar. Nuk ka faj, ka gjetur llojin e vet...

O Lorenc te takon te jesh me

O Lorenc te takon te jesh me objektiv! Po 3 kallzime penale kunder meje qe ka bere Edi Rama & Co ndaj meje? Po gjoben ne dyqanin tim qe me vuri Rama dhe qe me vendim te formes se prere e cila kaloi ne te gjitha gjykatat e nxorri hakmarrje politike? Po 4 gjyqe civile nga Edi Rama & Co? Po 4 gjyqe penale nga Edi Rama & Co ndaj meje?

O Lorenc! A di ndonje rast ne Europe qe socialistet europiane ti kene bere 12 gjyqe, kallzime dhe gjoba nje aktivisti te shoqerise civile sepse i ka denoncuar per abuzime me pushtetin???

O Lorenc, per hir te integritetit qe pretendon se ke, jep prova, kape ceshtjen ne te gjithe dimensionin qe meriton!

Uuuu, Altini ! Me ty nuk

Uuuu, Altini !

Me ty nuk duhet replikuar virtualisht; nuk ka vlerën e duhur kjo.

Aq i dashur për popullin sa je ti,në mbrojtje të konsumatorit në pushtet, nevojitet një muhabet "vendçe" me ty diku larg... p.sh në Malin me Gropa...

kjo qe thua ti eshte

kjo qe thua ti eshte mentaliteti i partise qe meriton, po gjithsesi mua sme rruhet per zarbo si ty. Gjithsesi po e fus ne printscreen kete qe po thua se eshte shume demostrative per mentalitetin e militantizmit te ri partiak;-)

o altin, qe ke demaskuar

o altin, qe ke demaskuar korrupsionin roze mire ke bere dhe te duartrokasim. po per korrupsionin blu a ke ndonje gje per te thene? se ngele duke bere opoziten e opozites o zoteri! nese je vertet veprimtar i paanshem dhe nese te djeg vertet malli per parate e shqiptareve, na thuaj ndonje llaf edhe mysybetet e lul bashes ne qeveri dhe ne bashki. te siguroj qe nuk jane te pakta, mjafton te kesh sy e t'i shohesh!!!

Sabri, une kam denoncuar dhe

Sabri, une kam denoncuar dhe denoncoj abuzimet me pushtetin sa here kam material mjaftushem dhe kete e kam bere ne te jgitha nivelet. Mjafton te kujtojme kallzimet penale qe kam depozituar ne Prokurori per ERRE dhe per ERRU )kam cuar te gjithe komisioneret ne Prokurori per shperndorim detyre), protestat qe kam bere kunder Ministrise se Ekonomise (dhe akuzat per korrupsionin me fondet e projekteve nderkombetare, per shkaterrimin e sistemit te ankesave te konsumatoreve, per favorizimet ndaj CEZ, etj etj), ERRE (protesta te rregullta per abuzimet e CEZ dhe rritjen e cmimit te energjise, biles kam pas edhe bashkepunime me FIKS FARE, ALARM), ERRU (per abuzimet me konsumatoret dhe rritjet e cmimit ne kundershtim me ligjin), Keshillit te Ministrave (per Gerdecin 2008, per abuzimet bankare me komisione per rrogat e npunesve, per shperndarjen e fondeve ne dem te sigurise ushqimore dhe mbrojtjes se konsumatoreve), Ministrise se Transporteve per rritjen e cmimit te biletave te urbaneve m per gjendjen skandaloze te transportit interurban dhe abuzimet me agjencite ajrore, etj etj. Keto fakte sbien ne sy sepse media e socialisteve i censuron ndersa media e pushtetit nuk pranon ti shqfaqe. Ajo qe bie ne sy ne punen time eshte vecse kur i bija bashkise se Edi Rames sepse vetem kjo lejohej te shfaqej. Informacioni qe ke eshte i gabuar. Ne lidhje me abuzimet e Bashkise se Bashes jam i hapur per te me dhene ndonje fakt dhe te gaanoj qe do merrem ! po pres faktet...

o goxhaaa, fale zotit qe te

o goxhaaa, fale zotit qe te kemi ty, o goxhaaa. se kostoja dhe cilesia e jeteses na eshte rritur nga lufta jote parimore dhe efektive ne mbrojtje te te drejtave te konsumatoreve.

Nese ke mbaruar per finance

Nese ke mbaruar per finance dhe beson se nje njeri i vetem dhe me buxhet prej 60mije dollaresh gjithsej ne 7 vjet do te ndryhonte cilesine e jetes do te thote qe ose:

- ti ke mbaruar kristalin

- ti nuk je jo financier por as shkollen e larte se ke kryer

- ose je nje adoleshent qe do te behesh financier ne te ardhmen dhe ke enderra se bota mund te ndryshohet me ibrikun e salepit;-)))

o goxhaaaaa, shko lepije

o goxhaaaaa, shko lepije ndonje kocke te salise, o goxhaaaaa. se kur une kam mbaruar shkollen e larte, ti i bije maces me luge o goxhaaaaa!!!!!

Financier une nuk jetoj u

Financier une nuk jetoj u varur nga pushteti, pozita apo opozita, ti mbase.

Une e kam mbaruar shkollen e pare ne 1992 dhe atehere mesova dhe kompjuterin, po ti kur e mesove, kur pe kalamonin tat qe po luante para TV? Pastaj e kuptove qe ai nuk ishte kompjuter ;-)

Une kam dhene shume provime ekonomike por te gjitha flisnin per kapitalizmin (1991 e ketej;-) po ti me financat e marksit dhe stalinit vjen na ben poca ketu?;-p

ti ke mbaruar shkollen e

ti ke mbaruar shkollen e lepirjes se kockave, o gaxhaaaaaaa!!!

altin.po lorenci per

altin.po lorenci per mashtrime paguhet,ndryshe ku do ti gjente leket per brilantinen.

O lorenc.ju komunistet doni

O lorenc.ju komunistet doni te shpifni,te hidhni balte mbi kedo dhe te rrini rehat e te mos ju hedhin ne gjygj.e keni trashegim partiak propoganden.

ne se doni te ndertoni demokracine perendimore (qe e perseritni aq shpesh sa po na vjen per te vjelle) atehere filloni nga vetja.akuzat drejtojani institucioneve perkatese dhe mos u beni vete veli e vete kadi,

Po ofendon gjysmen e

Po ofendon gjysmen e deputeteve te PS se ata shkollat e mia kane mbaruar;-p Nese ata te kane thene per shkollat e mia keto fjale (dmth jane te diplomuar ne lepirje kockash;-) une kete se pranoj;-p Te ajo shkolla jote une kam dhene mesim 6 vjet sociologji dhe studenteve u thoja gjithmone: JU KENI RASTIN TE BEHENI FINANCIER TE KAPITALIZMIT SE ATA QE E KANE MBARUAR PARA 90 KANE QENE LLOGARITAR TE KOMUNIZMIT;-P Nuk e dija qe qeke ofenduar qe atehere dhe po merr hak;-p

po une kam mbrojtur

po une kam mbrojtur doktoraturen per finance ne Oxford, or goxhaaaaa, jo ne shkollat ku ke studiuar ti, deputetet e pd-se, ps-se dhe lsi-se, o goxhaaaa. ju te gjithe (me ndonje perjashtim te vogel) keni bere shkollat e lepirjes se kockave, prandaj dhe punet e shqiperise shkojne kaq mire. nejse une kot u ngaterrova ne kete muhabet, vetem rastesisht me terhoqi vemendjen shenimi i zaloshnjes ne kete blog, rreth spread-it mes bonove dhe obligacioneve te thesarit shqiptar, qe eshte vertet alamante. ai ministri bode me duket se ka studiuar ne nje shkolle te mire ne france, dhe duhet ta kuptoje se duhet bere dicka per ristrukturimin e borxhit publik.

fatkeqesia jote e vockel

fatkeqesia jote e vockel brenda ketij debati eshte qe smund te jete e besueshme asgje qe ka lidhje me ty (perfshi edhe gjoja shkollen e oxfordit) sepse ti je nje anonim ndaj dhe ste quhet;-p

Kurse shkollat e mia qe ty te duken se sbojne, mire keq jane te verifikueshme dhe ne fund te fundit quhen;-)

Te kisha dash me lepi kocka nga pushteti une do te isha pushtetar qe ne 1992, 1997, 2000, 2003, 2005, 2009, 2011;-) Po je shume out e se idene se kush jam une dhe cfare historie kam pas dhe kam me klasen politike dhe ata qe ndajne kockat;-) Une kam jetuar gjithmone me djersen time dhe jo te pushtetit or ti, se qe kur mbarova shkollen e pare ne 1992 e deri me sot skam punua kurre ne shtet dhe asnjehere sjam mbajt me leke qeverie apo pushteti;-) Me rrogen e nje shtetari une kaloj nje weekend or ti;-)))

sqarim: komenti im ishte per

sqarim: komenti im ishte per Financierin;-)

jam tironc denbabaden, por

jam tironc denbabaden, por edhe financier me doktorature ne oksofrd, more goxhaaaaa!!!!

Jom tironc i lind ne Tirone

Jom tironc i lind ne Tirone por origjinen e kam nga fshati i Nivices se Kurveleshit dhe nga qyteti i Shkodres;-) Nuk jam ekspert financash, por diplomat i kam te verteta sepse verifikohen;-) Ti vetem se i pretendon titujt akademik se si verteton dot, ne fund te fundit keto jane kostot e anonimit;-)

se sa vlejne diplomat e tua

se sa vlejne diplomat e tua vertetohen nga ato qe shkruan, or cuni i shabonit, if u know what i mean....

ajo qe them une vertetohet

ajo qe them une vertetohet nga kushdo qe ka njohuri ne fushe por ajo qe thu ti eshte thjesht nje opinion i nje anonimi.

p.s. mesa di une andej nga Nivica ska Shabana, ndersa nga pseudonimi duhet te jesh me verte cuni i Shabonit, gjths me thuj emrin e nones tate te pys baben se mos e ka njoft;-)

o zot i modh, na myten

o zot i modh, na myten katunaret, s'kuptojn as batuten me te thjesht me shabonin....

varet se si e sheh ;-p gjths

varet se si e sheh ;-p gjths te me thush mu katnar eshte eshte gje qe duhet mbajt shenim se osht gjo e re;-p

Add new comment