J. Topalli: Shqiptarët po paguajnë për shkak të opozitës

Më poshtë është një pjesë e intervistës së dhënë nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë për radion Europa e Lirë. E gjithë intervista është e një vulgariteti që të fyen, por më vulgare janë pjesët, ku ajo flet si një fanatike 20 qindarkëshe kundër opozitës e në favor të reformave të maxhorancës. Ju sigurojmë si redaksi se nuk ka asnjë deformim të mesazhit për shkak të nxjerrjes së fragmenteve prej kontekstit. Këto tekste të shkëputura nga konteksti janë kontekste më vete. Kjo është Jozefina Topalli, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. M. Nano.
Zonja Topalli, çfarë mund të pritet nga raporti i BE-së, duke pasur parasysh kërkesën e Shqipërisë për status të vendit kandidat?
…. Shqiptarët do ta paguajnë edhe një herë bojkotin dhe bllokadën që opozita i ka bërë Parlamentit, gjatë këtyre dy vjetëve. Është një çmim, që shqiptarët e pafajshëm duhet ta paguajnë për një politikë, ose për lidershipin e një partie që, me sa duket, është edhe një lloj celule anti-evropiane…. Në këtë kuptim, shqiptarët duhet të paguajnë për diçka që nuk e meritojnë, për diçka që nuk e kanë bërë, por mendoj se është edhe momenti që secili prej shqiptarëve duhet ta pyesë veten, nëse ia vlen më që t’i përgjigjesh një lidershipi të një partie, që është kthyer edhe në një celulë anti-evropiane.
E përmendët bojkotin politik të opozitës. Por, edhe pas kthimit të saj, prapëseprapë, duket se gjërat nuk po lëvizin. Këtu kam parasysh veçanërisht kërkesën e opozitës për ndryshim të rregullores së punës së Kuvendit, përfshirë votimin e fshehtë…
…. Kam bindjen e thellë dhe këtë e them me një ndërgjegje të plotë, se rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë është ndër rregulloret më moderne dhe më demokratike që ekziston sot në Evropë.
Po përse atëherë e kundërshtoni votimin e fshehtë në parlament, që personalisht e keni sugjeruar?
.... Unë personalisht mendoj se përpara shqiptarëve duhet të themi se nuk kemi përse të fshihemi pas asgjëje, as pas kutive të votimit, as pas perdeve, për të thënë që vullneti im politik është ky.
Megjithatë, si e shihni vazhdimin e dialogut politik në Shqipëri, si një gjë kyçe për zhvillimet politike në vend?
Unë besoj se pas dëmit që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi, me bojkotin dhe bllokimin, që besoj se kjo do të reflektohet edhe në Raportin e Progresit, pavarësisht se Kuvendi ka kaluar 400 ligje dhe se opozita nuk voton ligjet me 3/5 – kanë mbetur peng katër ligje – përtej perdes, të gjithë deputetët, të majtë dhe të djathtë, rrinë me njëri-tjetrin dhe diskutojnë me njëri-tjetrin.
Kështu që është një gjë aq artificiale, por që përdoret duke menduar se mbase kështu mund të dëmtohet Sali Berisha. Fakti është se në zgjedhjet e fundit, shqiptarët folën qartë dhe në fakt i dhanë të kuptojë zotit Rama, në nivel kombëtar, se do të ketë edhe më pak vota.
Në fakt, ai pat më pak se në 2009-ën, pa folur për humbjen e tij personale në këto zgjedhje, që unë si politikane e shoh si një humbje poshtëruese, sepse nëse je lider i një partie, humb zgjedhjet politike, humb zgjedhjet lokale…
Por, zoti Rama thotë se do të ketë rezultate më të mira në të ardhmen…
Në fakt, zgjedhjet e 8 majit treguan se koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha mori dyfishin e votave që e kishte marrë në 2009-ën, ose përkthyer në mandate, ka marrë së paku 17 mandate më tepër se në 2009-ën.
Nëse zoti Rama mendon se kështu do t’iu hedhë hi syve të shqiptarëve, ju garantoj se pas dy vjetëve kjo diferencë do të rritet edhe më shumë në favor të koalicionit. [Kjo ka ndodhur për shkak të reformave të kryera nga kjo maxhorancë] e pavarësisht nga përpjekjet për ta mbajtur si peng nga një grup i vogël në krye të Partisë Socialiste, që unë do të doja përsëri ta theksoj, si një celulë anti-evropiane.
Këto ditë, presidenti Bamir Topi ka sugjeruar se do të mund të formonte një parti të re. Nëse kjo ndodh, a keni shqetësime se do të dobësohej Partia Demokratike?
E para, nuk ka asnjë shqetësim. E dyta, kjo nuk është diçka e papritur, as e panjohur. Besoj se do të merrte nga e majta, sepse zoti Topi ka luajtur në fushën e majtë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kjo nuk më intereson aq, sa më dhemb fakti që kjo është një fyerje ndaj karriges së presidentit.
Pse mendoni se është fyerje?
Në bazë të Kushtetutës, ai duhet të jetë figura që bashkon popullin dhe jo që punon për një parti të caktuar. Ai ishte i sinqertë pasi që doli vota e tij në sytë e të gjithë shqiptarëve – ‘live’, me të parë dhe me të dëgjuar.
Comments
Nuk duhen publikuar fare

Nuk duhen publikuar fare intervistat idiote!!!!

Ajo qe thua ti Jozi Brozka,

Ajo qe thua ti Jozi Brozka, nuk eshte e vertete. Shqiptaret po paguajne per shkak te pozites se tyre antishqiptare...

Drenica e Kuqe

tutkune dhe mediokre..

tutkune dhe mediokre.. Thjesht nje palaco me shume ne listen e gjate te ordinereve qe kane qene drejtues te shtetit shqiptar

turp opozita.. Keni qeverisur

turp opozita.. Keni qeverisur shume keq :)

Thua te jete shtriga e

Thua te jete shtriga e perrallave qe eshte kthyer ne parlamentare dhe kur te mundet nga 'te miret' do te nxjerri karakterin e vertete??

Kjo edhe mendimet qe ka duket

Kjo edhe mendimet qe ka duket qe i ka te vjedhura sikur eshte Amb.Amerikan dhe citon qe ka pasur nje celule anti-amerikane.Ngjan shume me Sarah Palin......Nje prerje.

cfare te keqe te madhe kemi

cfare te keqe te madhe kemi bene ne si popull - (besoj se eshte denimi qe na vjen nga ndrrimi i fese)- qe duhet te durojme te tille drejtues idiote.

kjo kafsha e meriton emrin znj.Musharraf

nuk kam pare gje me trashe dhe te ndyre si kjo.

kja eshte nje "freak of nature" nje lloj frankanshteini komunisto-fashist.

Jam i bindur se do te kete nje fund te turpshem .

Nje nga sahanlepireset e
Nje nga sahanlepireset e shumta te mbretit... Sa idiote aq edhe e keqe.
Komentet per kete jane te

Komentet per kete jane te teperta dhe humbje kohe, po a per saktesim tek fotot qe keni publikuar ne home page, ai kengetari nuk quhet Michael Bieber, por Justin Bieber. Kjo sa per te qene korrekte.

NE NUK NA QEVERISE OPOZITA,

NE NUK NA QEVERISE OPOZITA, PO POZITA...DHE KUR U MOREN VIZA THANE E HOQI PD-JA, PER GJERAT QE BEHEN E PASKAN KETA MERITEN...NDERSA PER ATO QE NUK BEHEN OPOZITA...LLOGJIKE E SAKTE...PO VOTIMET KUSH I GRABITI NE MES TE TIRANES..............

Add new comment