Shpëtim Idrizi: Bojkot produkteve të prodhuara në Greqi

Në një deklaratë të bërë mbrëmë, Shpëtim Idrizi i PDIU-së u ka bërë thirrje shqiptarëve të bojkotojnë produktet me stampën “Made in Greece”, në qoftë se procesi i censusit deformohet. Ai tha se të dhënat e deri tanishme të censusit janë kontradiktore. Gjithashtu ai theksoi se pyetjet rreth etnisë dhe fesë nuk janë një detyrim europian apo konventash. Pasi bëri protestën erradhës për moslejimin e vizitave në Greqi të qytetarëve shqiptarë me vendlindje në Çamëri, ai kërkoi largimin e menjëhershëm si persona non grata të konsullit grek në Korçë. Sipas Idrizit, ky konsull po zhvillon një veprimtari ilegale, duke u përpjekur të inkurajojë shqiptarë autoktonë të deklarohen me kombësi greke.
Siç duket Idrizi reagoi me këtë deklaratë pasi ndjeu se Aleanca Kuq e Zi i kishte marrë shumë territor në një sektor të elektoratit, ku partia e tij ka habitatin e vet natyral.
E.Z.
Comments
po ligjin e regjistrimit

po ligjin e regjistrimit ''made in greece'' pse nuk e votove kunder?po kryembrojtesin e interesave greke ne shqiperi s.berishen pse e mbeshtet?nuk mund te jesh patriot duke qene ne qeverine e tradhetarit

Po pra se nuk e votove ti

Po pra se nuk e votove ti ligjin per Censusin??? E ndjeve rrezikun e humbjes se votes dhe ben gerr gerr kot!!!!

O Shpetim mos bojkoto

O Shpetim mos bojkoto makaronat dhe fasulet e Greqise, po bojkoto qeverine dhe aleancen ku bene pjese, si qeveri e pushtet qe drejtohet nga nje kryeminister i cili nuk e njeh ceshtjen came sespe ka bare pazare me greket.

Kosovarve u bahet thirrje te

Kosovarve u bahet thirrje te bojkotojne mallrat serbe. Ne Shqipni u bahet thirrje te bojkotohen mallrat greke. A zgjidhje jane keto?!? - Thuhet ne artikull: "ky konsull po zhvillon një veprimtari ilegale, duke u përpjekur të inkurajojë shqiptarë autoktonë të deklarohen me kombësi greke."-- Po pse keto shqiptarë autoktonë a jane kalamaj apo te rritur ?!? Kush nuk eshte shqiptar nuk ka se si ta detyrosh te deklarohet shqiptar si ne kohen e diktatures. Kjo asht DEMOKRACIA. Ju thoni se keto "shqiptarë autoktonë" do te vetdeklarohen me kombesi greke. Atehere, a "shqiptarë autoktonë" u thoni ju ketyne-a ?!?

Ky po e ben si puna e Zogut;i

Ky po e ben si puna e Zogut;i beri gati rrugen per pushtim Italise dhe,diten e mbrame u be patriot me opinga reaktive!

shpetim idrizi eshte nje

shpetim idrizi eshte nje hajdut dhe kush mendon qe greket jane te keqinj keta lloj politikano-mafiozo-hajdute jane njemije here me keq.

Add new comment