U zbyth dhe Akademia…në një klimë zbythjeje të përgjithshme

Postuar në 29 Qershor, 2012 03:58
Mustafa Nano

Gazetat dhe gazetarët u morën pak me lajmin që thoshte, se Akademia e Shkencave ka vendosur t’mos e ftojë Rexhep Qosjen në një veprimtari akademike me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Folën nja dy gazeta, por folën shkurt; e dhanë lajmin të mbledhur kruspull në një kuadrat të vogël në një nga faqet e brendshme. “Shqipi” i para dy ditëve kish shkuar pak tutje. Kish intervistuar Arben Puton lidhur me këtë çështje, dhe nga ai morëm vesh se ka pasur një lloj debati mes atyre që kanë nën komandë Akademinë në ditët e sotme. Arben Puto përmend Muzafer Korkutin, e lë të kuptohet se ky i ka bërë rezistencë të madhe këmbënguljes së ca të tjerëve për ta ftuar Rexhep Qosjen në Tiranë. Dhe ka fituar dora e Muzaferit, që është dhe zv.kryetar i Akademisë së Shkencave. Rexhep Qosja nuk do jetë në Tiranë në konventën akademike që do të mbahet dy ditë para 28 nëntorit.

Të merremi vesh qysh në fillim. Nuk është çështja që nuk ftojnë Rexhep Qosjen; nuk është ndonjë hata që ky i fundit nuk do të jetë në Tiranë atë ditë. Ka shumë kosovarë të tjerë që nuk janë ftuar në atë veprimtari (vetëm kryetari i Akademisë kosovare është ftuar, sipas Putos). Çështja është diku tjetër, është te motivi për të cilin atë nuk e ftojnë. Në debat e sipër qenka thënë, se “Rexhep Qosjen nuk e ftojmë, pasi ai ka bërë shumë kritika në adresë të Kryeministrit”.

Kjo është, sipas meje, më e rëndë sesa mund të duket. Është një skandal e shkuar skandalit. Kur e lexova për herë të parë këtë xhevahir, kujtova se po më bënin sytë. Kujtova se po shihja ëndërr. E kujt i kish shkuar mendja që do vinte një ditë që zgjedhja e të ftuarve dhe e pjesëmarrësve në një konventë akademike do të bëhej mbi këtë kriter të trashë politik? Me siguri askujt, por ja që jemi në ditën, kur dhe akademikët dhjesin gjak (dhe dhjesin gjak pa asnjë arsye; duhet të jemi të sigurt për këtë; por do të kthehem pak më pas te kjo temë) prej idesë, se Kryeministri mund të zemërohet me ta. As që e çojnë në mendje pra t’ia prishin Kryeministrit. Dhe bën vaki që ky i fundit nuk ua ka kërkuar këtë gjë. Bën vaki që janë vetë këta akademikë që jetojnë me shqetësimin se ai birboja në krye të qeverisë sonë nuk duhet shqetësuar me fytyrën e Qosjes në atë aktivitet, ku ka planifikuar të jetë dhe ai vetë (ma thotë mendja se Qosja, me aq sa e njoh, edhe sikur ta ftonin, nuk do të kish shkuar në këtë aktivitet që është planifikuar si aktivitet regjimi).

Janë disa gjëra që të bëjnë përshtypje në këtë mes. Së pari, akademikët tanë, në shumicën e tyre, nuk i lidh gjë, le të themi në pikëpamje ideologjike, me mazhorancën e sotme. Ata janë të formuar si akademikë në kohën e Enver Hoxhës, e mendja ta thotë se nuk kanë votuar asnjëherë për Berishën e berishianët; janë – sa për ta bërë idenë më të qartë – sëra e Dritëro Agollit, d.m.th janë të dijshëm, janë të zotë në fushat e tyre të kërkimit a të studimit, kanë qenë të lidhur me regjimin e shkuar, i kanë shërbyer atij regjimi, dhe pas vitit 1990, politikisht janë ndier të lidhur me Partinë Socialiste. Përsëris, po flas për shumicën e tyre; dhe për më të zëshmit e më të njohurit. Dhe janë pikërisht këta akademikë që duan t’i bien në sy Kryeministrit, që duan t’i japin prova luajaliteti, e që janë gati të prishen mes tyre në një garë për t’i fituar zemrën atij, që thellë-thellë nuk e shohin dot me sy. Si shpjegohet? E kanë frikë, ashtu siç e kanë shumë të tjerë? Ka për ta dosje, të cilat ua ka në dorë ai? Apo po japin diçka në këmbim të favoreve që ata kanë marrë nga pushteti (djalin, a nusen e djalit, në një punë të mirë, fjala vjen)? Apo janë mësuar të jetojnë nën terrorin e atyre që kanë pushtetin? Një dreq e di. Ajo që dihet është se Akademia është një institucion i pavarur nga qeveria. E për sa kohë që dhe akademikët nuk arrijnë të kenë një pavarësi në gjykimet e veprimet e tyre të natyrës shkencore (është një pavarësi që ua njeh ligji), përfytyroni pavarësinë në gjykime e veprime që mund të kenë Ristanët, Sashenkat etj., etj., të cilëve u mungon, në mos tjetër, qibra intelektuale.

Së dyti, përveç Arben Putos nuk u bë askush i gjallë ta denonconte këtë gjest të ulët prej dhjaksish. Pritej nga shumëkush që kjo gjë të dënohej në kor, dhe kuptohet – më duket dhe e kotë ta përsëris – këtu nuk është fjala për të dënuar faktin që nuk ftuan Qosjen, por për të dënuar faktin që nuk e ftuan ngaqë “ka kritikuar Kryeministrin”. Si nuk u ka rënë keq në stomak akademikëve kjo frazë? Motivime të tilla për të kryqëzuar e ghetto-izuar politikisht njërin prej tyre bien erë të keqe, dhe të vjen çudi se si nuk e kanë menduar se mund të vijë një moment që pikërisht me anë të këtyre motivimeve mund t’ua fusin atyre vetë (merret vesh, nëse do të guxojnë të bëjnë ndonjë qortim në adresë të ‘të madhit’)?

Së treti, ky gjest tregon se ku e se si është katandisur Akademia jonë e Shkencave. Akademikët tanë i janë nënshtruar pushtetit (dhe çfarë pushteti që kemi se!) mú si të ishin policë e doganierë. Kjo Akademi, kështu si është, nuk ka kuptim të mbahet më këmbë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ajo duhet mbyllur. Ky është një diskutim i vjetër (më kujtohet në këtë rast Ardian Klosi, që e ka mbrojtur ndër të parët këtë tezë, duke fituar mërinë e heshtur të ‘baballarëve’ të një shkence putative shqiptare), por që do ishte mirë të rihapej. Këta akademikë nuk na janë dashur edhe pa këto bëma kaqolësh, si kjo e lënies së një akademiku jashtë liste për arsye ‘biografie e politike’. Nuk na janë dashur, ngaqë kjo Akademi e tyre përfaqëson, përveç të tjerash, shumë pak nga tharmi akademik i këtij vendi. Duke përjashtuar ndonjë prurje individuale nga radhët e Akademisë, çfarë mbetet prej Akademisë ka bërë për kulturën e shkencën shqiptare shumë më pak sesa kanë bërë individë të veçantë jo akademikë, shumë më pak sesa ka bërë për ca vite Fatos Lubonja me revistën e tij “Përpjekja”, apo Ardian Vehbiu me praninë e tij ‘akademike’ në agora-n shqiptare të dekadës së fundit, apo Aurel Plasari me ndonjë vepër të tijën (sidozot, vepra mbi historinë politike të Skënderbeut), apo Arbën Xhaferri me aktivizmin e tij socio-politik, të cilin e ka ngritur dhe mbajtur, si rrallëkush, në nivele akademike etj., etj.

Së katërti, kjo zbythje e Akademisë përballë tekave, a hijes, a vullnetit të atij që ka nën hyqëm vendin, është një nga zbythjet e fundit që po bëhet. Të tjerët janë zbythur tanimë, o ngaqë kanë ndjekur ca interesa të tyre meskine, o ngaqë janë trembur, o ngaqë s’dinë të bëjnë tjetër në këtë botë, veç të zbythen. Po bien një e nga një individë, biznese, struktura, gazeta, televizione, institucione. Dhe në një psikozë e klimë rënieje, çdo rënie është më e kollajtë se të mëparshmet. Rënia e Akademisë ishte e tillë. Por ishte dhe e turpshme. Mbi të gjitha e turpshme.

Comments

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

O Muc, Kur thua se akademiket jane te shkolluar ne kohen e Enverit dhe nuk kane votuar kurre Berishen, ti o byrazer nxjerr te palare Berishen dhe e vendos ate jashte Putinizmit, Autoritatizmit dhe provon ate qe Berisha e te djathtet pretendojne vete se eshte anti-komunist! me kete shkrim provove se e keqja e Shqiperise nuk eshte Berisha por gjithe ai kontigent pa karakter dhe pa shtylle kurrizore qe shesin cdo gje per tu lepiere per pak pushtet. Faleminderit qe e bere te qarte sepse keshtu eshte me te vertete, pertej propagandes Ramiste e Sorriste qe perpiqen te hedhin sa me shume balte nen moton: he mo se dicka mbetet,mjafton edhe imazhi qe ja ngulitim popllit packa se nuk eshte e vertete" si opsion opozitarizmi?.

Muc, ke deshmuar "pa dashje" ndoshta pastertine e Berishes!

Submitted by Anonim (not verified) on

Po Muci , normal , qe do mundohet ta fshehi Katovicen shqiptare ! Po te mos ishte pjese e kesaj katovice , a do te bente hajer ne kete kohe ? Kur them pjese e kesaj katovice kam parasysh gjithe strukturen e saj , qe nga vendimmarresit e deri tek ekzekutoret apo edhe maskat te tipit "Muci" .

Kur ndonjehere , perzgjedhja e njerezve neper pozicione , qofshin shteterore , qofshin kyce private , eshte bere mbi bazen e konkurrences apo aftesive te personit ? Kur dhe kush ndonjehere ka perfituar "rastesisht" per shkak te aftesive te tij , rroge 1.000.000 -oneshe ne kete cope ferri qe quhet Shqiper , pa qene i "piketuar" per ta pasur nje favor te tille ?

Dhe ne rast se nuk ka ndodhur per shkak te konkurrences , aftesive , dijes personale , per cfare arsye kemi nepunes medioker milionere , skutha private milionere , mashtrues mediatik medioker milionere , gangsterre (frikacake dhe pordhace ) milionere ?

Mafia katoviciane , i kontrollon mire tubat hidraulike dhe saracineskat i ruan me arme ! Nuk ka shance askush te perfitoje ndonje pike  , lere pastaj te beje ndonje lidhje te "paligjeshme" si tek tubacionet e ujesjellesit ....

Nuk ka iluzione ne kete vend

Submitted by bergo (not verified) on

Kur tani sillen kështu këto antarët e Akademisë, mendo si janë siellur në kohëne e komuniszmit ndaj kolegëve të tyre që mund të kenë qenë në vështirësi me regjimin. Jam dakord me ju z. Nano, akademia duhet mbyllur.

Submitted by Astrit (not verified) on

Gjunjezimi i akademikeve ne kete rast nuk eshte simptome - eshte vete semundja.

Problemi i vjeter i Shqiptareve dhe kombeve te tjere te pazhvilluar si puna jone: mbase kemi njerez inteligjente me te tyren (dmth tipa shejtane te vegjel qe dine te bejne hile) por jo mendimtare qe te meritojne autoritetin moral qe te jep dija e kombinuar me karakterin.

Ky eshte aspekti themelor qe ben qe Shqiptaret te jene pas Grekeve dhe Serbeve; ekonomikisht dhe nga pikpamja sociale jemi thuajse identike, ata kane nje berthame te vogel mendimtaresh dhe ne jo.

Submitted by BP (not verified) on

Kur arrin vete-censura deri ne kete pike, punet nuk jane mire. As per relike nuk hyn ne pune nje akedemi me friken ne palce. Mbyllja me duket pak si ekstreme por duhet te behet nje forum me i hapur, larg "pronesise" se nje bordi apo kryesise dhe baza te jete merita dhe integriteti, moral e profesional. Ndryshe keshtu do shkoje gjithmone, tit-for-tat, dhe kur nuk ka pse...

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Po pse merreni kot me akademine?

Akademi me Gudar Beqiraj, Jorgo Karcani etj mund te besh ne cdo mejhane te Tiranes.  Ata akademike atje i vuri politika per ti sherbyer politikes.  Filmi ka mbaruar.

Kur te vdese Sali kafsha atehere Shqiperia fillon prape nga e para. Deri atehere s'ka shprese.

Submitted by loni (not verified) on

o xha Jaho, bazuar mbi eksperiencen tende e thua? Se keshtu thonim edhe per Enverin.

Problemi qendron tek ne, si popull, qe akoma nuk kemi arritur pjekurine, dhe qe te kuptojme qe lidera te kalibrit te Sales, Edit e ndonje tjetri jane rrezik kombetar. Sepse ne i fryjme liderat ne maksimum, dhe pastaj nuk ka pidhsome (sic thuhet n'tirone) qe t'i heqi derisa te vdesin. Ky eshte halli yne. Duhet te mesojme qe nuk na duhen te tille lidera. Ne kemi nevoje per parti te shendosha, dhe te garantoj qe nuk eshte e lehte, perkundrazi eshte shume e veshtire. Mjafton te shohesh se si perfunduan me rradhe NeoDemokracia, Polo della Liberta, Alleanza Nazionale, UMP etj... pas ikjes se liderave perkates te pompuar ne maksimum. Duhen parti te stilit te demokristianeve italiane nga 1945-1990 qe ne cdo rast kishte sa te duash probleme por nuk pati kurre nje lider autokrat.

Mjafton te pish kafe me fansat partiake shqiptare (te cilit cdo kamp) dhe t'i ngacmosh pak, dhe do te ndjesh euforine e tyre kur flasin per liderat. Pothuajse eksitim, pret orgazmen ne cdo moment. Keshtu ishte per Nanon me 1997-2005, keshtu eshte per Edin dhe Salen sot. Duhet nisur nga ketu, nga njohja e gabimeve dhe te keqijave, pastaj te tentojme te ngrejme demokraci me te mire.

Submitted by xha jaho (not verified) on

Po Ioni,

nga eksperienca ime e them.

Ky populli yne kujtohet si kofini pas te vjeles.  Ku ishin ne kur Gudari u be kryetar i akademise?  Gudari lexon ne nivelin e nje nxenesi te klases se shtate.  Qwveria e beri kryetar te Akademise se Shkencave dhe askush nuk tha nje gjysme fjale.  Tani nuk duhet te habitemi!

Sa per kete punen e partive shqiptare ti Ioni duhet te dish se partite ketu tek ne jane kot.  Sepse Saliu i ka te gjitha: policine, ushtrine, gjykatat, akademine, mediat e cdo gje tjeter.  Saliu hiqet ose me dhune ose te presim te vdese.  Une shpresoj ta kem gabim, por nuk kam asnje besim tek ky populli yne. Prandaj them se ka ardhur puna ti lutemi Zotit qe i marri Sali te vdese sa me pare.

Submitted by albani (not verified) on

Z. Kevinjona! Mesa duket mendja juaj engushte dhe dija juaj e cenuar, nuk janenegjndje te kuptojne ate cka Z. Nano ka shprehurne kete artikull. Nuk eshte se Saliu yt eshte burre i ndershe, sa per ate ai eshte Burre M ..., por ateqe thote Nano eshte se eshte pikerisht Berisha qe keta bythelepires "akademike", mender,  kane vendosur qe Z. Rexhep Qose te mos marre pjese ne konferencen per 100n vjetorin, qe ne fakt nuk do te jete aspak konference per 100 vjetorin e pavarsise, por konference per Sali Berishen, Ahmet Zogun dhe tradhetaret e tjere te Shqiperise.

Qe keta akademike nuk jane gje tjeter, si bicimi Beqir Meta dhe te tjere si ky, vecse ca putana politike, qe saliu i ka vene aty, jo per te bere shkence dhe per te shtjelluar e levruar albanologjine, por per te zhdukur cdo gjurme dhe fake persa i perket Shqiperise dhe histiriografise shqiptare. Persa kohe do te mbreteroje Sali Berisha, per aq kohe keta vemje do te vegjetojne me parate e shqiptareve dhe do te mbrojne qeverisjen e sali Berishes dhe vjedhjet e tradhetite e tij. Te tjerat jane te kota>

Submitted by Lom Deliu (not verified) on

Xhufi flet per bojkotimin dhe mund te kishte te drejte ne se  konferenca do ishte e hapur per kedo. Por kjo verejtje vlen dhe per Muçin, qe e ha meraku vetem per Qosen-mjekroshi

Komisioni mund te ftoj nga jashte (trojet shqipetare nuk jane te jashtem),

por normale eshte edhe qe, per arsye kohe, te vere nje kufi per numurin e ligjeratave  dhe

kohezgjatjen re tyre, veçse ato zgjidhen nga vlerat dhe kontributi real , ndryshe jemi po aty ku ishim.

Xhufi duhet te protestonte dhe per te tjeret. Ai e di se edhe ne kohen e Enverit te Pare,

ashtu si,  kudo ne bote, njoftohet publiku dhe  kush ploteson kushtet e mesiperme pranohet ta lexoje,

te tjerat mund te perfshihen ne botim, por fjalimet  e jo specialisteve nuk i duhen  kujt, mjafton nje  nga qeveria..

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Problemi o much nuk qendron qe "akademiket" tone jane formuar ne kohe te enverit. Apo qe atehere i kane shkuar per shtat duke manipuluar historine ne menyren me te shemtuar te mundshme. Problemi eshte qe edhe sot, pas 22 vitesh demokraci ato vazhdojne ta duan bacen, dhe vazhdojne te mendojne si para 30 vitesh.

Pa folur per cilesine e tyre, qe mjafton te shikosh surratin e zi te Xhufit, ish shokun e ngushte te skraparlliut Metes, apo Arben Putos surratit te komitetit te Helsinkut qe nuk gjente asnje te mete 8 vjet qeverisje te Fatos Nanos per ta kuptuar se cfare niveli jane.

Submitted by George (not verified) on

Dmth problemi nuk jane ata qe vendosen te mos ftojne Qosen, po keta qe kundershtojne kete gje. Problemi jane keta qe duan bace Enverin dhe jo bace Saliun

Submitted by Amos (not verified) on

Ne kuadrin e klimes se pergjithshme te shitblerjes se shpirtrave dhe ne perputhje me momentin historik te ndryshimit te shqipes propozoj qe fjala AKADEMI te zevendsohet  me fjalen ANKANDEMI, eshte njekohesisht shkencore dhe komerciale

Submitted by nik (not verified) on

o Muc.Po te kishin fituar ato qe donin ta ftonin qosen do te shkruaje qe mire ja bene qe ftuan ate qe kritikon kryeministrin dhe qe perkrah edi ramen dhe do te ngrije ne qiell ata te enverit

pra ne te dyja rastet ti po shkrim do te beje.

lerini institucionet te veprojne sipas mendimit te tyre.

ne fund te fundit jemi ne demokraci.diskutohen mendimet e ndryshme dhe vendoset me vote,por ju keni te keqen e kohes se enverit.Doni te vendoset vetem si thoni ju dhe kur nuk ndodh kjo,atehere njerzit kane frike kete apo ate.

Submitted by Endrit (not verified) on

Fakti qe nuk mundem t'a dokumentoj nuk dmth se eshte i pavertete fakti i sterthene nga shume Kosovare por edhe shqiptar Shqiperie. Qosja ka qene agjent i kahershem i UDB. Po uk besoj se ky eshte faksti qe nuk e kane ftuar.

nuk mund te jete akademik nje njeri qe i ka thururse fundmi lavde e elozhe Edvin Rames gjer ne ekstaze dhe ka share Berishen deri ne stregoneri. Nje Akademik i veretet kritikon por nuk behet pale. Qosja urren, ka shume mllef dhe akademiku ne fakt duhet te jete etalon i urtesie dhe rrezatues i paqetimit mes individeve. Ka nje cast kur mund te perqafohet Qosizmi ne veprime e ide dhe kjo eshte thelbi katundar. Mustafa Nano dhe Qosja jane nje thelb fshatare te pandreqshem, edhe pse ky i fundit ka lexuar disa libra me shume dhe ne moshe  me te re se Mustafai yne i cili i filloi leximet nemoshe 40-vjecare.

Submitted by Vladimir Cela (not verified) on

Nuk duhet perdorur fjala birbo cdo gje tjeter me duket ok

Submitted by Anonim (not verified) on

Pershendes cilesimin e anatareve te akademise si "dhjaksa" nga ana e autorit.

Nuk ka nevoje per koment te metejshem.

Submitted by Doktor (not verified) on

Rexhep Qosja eshte nder njerezit me te medhenj qe ka nxjerre ky komb.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.