Shembja e manastirit 400-vjeçar të Shën Athanasit, kush e mban përgjegjësinë? (Foto)
Fushata e ka zhvendosur vëmendjen vetëm në spektaklin e protagonistëve që premtojnë shtet, por nga ana tjetër u fshihen përgjegjësie dhe refuzojnë të japin llogari për shtetin që drejtojnë, i cili mesa duket është një medalje me dy anë. Ajo që prezantohet dhe propagandohet dhe ajo që rrënohet nga mungesa e përgjegjësive të shtetit. Dëshmia më tronditëse që vërteton këtë kundërthënie është trashëgimia kulturorore dhe ruajtja apo rivitalizimi i saj. Së fundi ministria e Kluturës ka anoncvuar restaurimet e disa Kishave në jug të vendit, si tregues i vëmendjes së saj ndaj këtij thesari të trashëgimisë kulturore.
Ministrja Kumbaro është shprehur se "Synimi ynë është që me ndërhyrjet rehabilituese dhe restauruese, projekteve të qendrave historike dhe promovimit të zonës të rritet numri i turistëve. Dhe kjo është pjesë e një vizioni të integruar që në fakt është pjesë e Rilindjes Urbane dhe që bashkon shërbimet moderne me rilindjen e trashëgimisë kulturore". Pra gjithçka në funksion të Rilindjes Urbane. http://tvklan.al/restaurimi-i-objekteve-te-kultit/. Por ka dhe një realitetet tjetër përtej fushatës së ministres.
Para pak ditësh, i ndërtuar në një kodër në vitin 1797, manastiri i Shën Athanasit në Leshnicën e Poshtme, objekt i kategorisë së parë i trashëgimisë kulturore, rreth 50 km larg Sarandës është shembur. Mungesa e vëmendjes, kushtet e motit dhe rrënjët e thella të pemëve çuan në rrënimin e manastirit historik! Fotot tregojnë se janë është shkatërruar muret e jashtme, çatia ka rënë, ndërsa afresket në muret e brendshme janë dëmtuar rëndë.
Brenda manastirit muret ishin të zbukuruara me ikona të rrallë që përfaqësojnë një pasuri kulturore, ndërsa në pjesën veriore të tempullit, ishin ndërtuar qela në të cilat jetonin murgjit. Banorët denoncojnë se institucionet shtetërore ishin vënë në dijeni muaj më parë, se objekti mbi 400-vjeçar rrezikonte shembjen, por sipas tyre, preferuan ta mbajnë të fshehur për shkak të fushatës elektorale. Sipas mbishkrimit mbi hyrje të manastirit, afresket janë pikturuar nga "Llazari dhe dy studentë të tij nga Soudena e Epërme e Janinës" (aktualisht Ano Pedina). Deri në vitet 1930, që u braktis dhe nga murgu i fundit, manastiri i Shën Athanasit shërbente si Shkollë Qendrore dhe libralidhjeje, kishte dy mullinj dhe shumë qeli për murgjit.
Pyetja është kush e mban përgjegjësinë për këtë vetëshkatërrim të rëndë të një objekti me vlerë të trashëgimisë kulturore ? Ministrja detyrohet të japë një përgjigje edhe per këtë.
Comments
restaurimi i KODIKEVE TE SHQIPERISE
Prane Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave ne Tirane ruhet nje thesar unik ne bote: KODIKET E SHQIPERISE, duke filluar nga sh. VI deri me 1800. Ndonese nga Arbershet e Sicilise eshte ofruar menyra se si t'i restaurojne dhe, njekohesisht, te pergatitet nje shkolle restaurimi ne Shqiperi, nuk shaqet asnje interes nga Drejtoret dhe as nga Ministria!
Ohu! Kane ofruar ndihme per
Ohu! Kane ofruar ndihme per ti restauruar! -thote ky. Problemi shqiptar eshte: a kane ofruar para!? Dhe ne nuk bejme fjale per disa mira euro! Jo, jo, duam miliona tashme, se na eshte hapur oreksi!
Sa per sqarim; ky manastir
Sa per sqarim; ky manastir eshte pjese e pronave qe jane sekuestruar nga shteti dhe nuk i jane kthyer kishes orthodokse, po i mban shteti me preteksin "monumente kulture". Kisha orthodokse, te gjitha kishat e manastiret qe i jane kthyer ne pronesine e saj, i ka restauruar totalisht dhe i miremban ne menyre perfekte.
Na plasi trapi
A sa popull debil qe jemi nuk thoni ishalla po bien e po shemben te gjithe kishat e xhamiat bashke se na kane percare me shume se sa cdo gje tjeter deri me sot.
Add new comment