Elektoralizmi i Kryeministrit

Postuar në 27 Qershor, 2012 04:40

Lexova me vëmendje intervistën e deputetit demokrat Mark Marku. Brenda respektit për integritetin e personit dhe të mendimeve të tij, të cilin e perceptoj pro një PD-je edhe më të fortë, edhe më elektorale, edhe më demokratike, ngritën krye disa perceptime të tjera, të kahershme dhe më të reja në llojin e tyre. Këto perceptime lidhen me liderin absolut të kësaj partie, Sali Berishën.

Tashmë, Doktori dhe Partia Demokratike, janë një lidhje e pandashme. E tipit, si mishi me kockën. Dhe kocka apo ashti, apo kollona vertebrale e kësaj partie, duam s’duam, është ai, Sali Berisha. Duket emfatike po është realiste dhe konstatim i drejtpërdrejtë.

Sepse kush u shkëput prej tij, u shkëput në fakt nga partia, që mbeti gjithmonë rreth tij. Aq sa mbeti, aq sa qëndroi. Gjithmonë e ‘rrezikshme’ dhe gjithmonë parti e madhe dhe me peshë.Kushe braktisi Berishën, në vitin e zymtë ’97, në fakt braktisi Partinë Demokratike.Kushu kthye te Sali Berisha, u kthye edhe te Partia Demokratike. Pati shumë prova dhe sprova për të vërtetuar të kundërtën. Që ai dhe partia, janë dy entitete të ndryshme dhe të ndashme.

Pati shumë përpjekje, të respektueshme ose jo, ballore apo tinzare, për të ndarë Berishën nga Partia Demokratike dhe Partinë Demokratike nga Sali Berisha. Mirëpo asnjëra prej tyre nuk funksionoi. Asnjëherë dhe për asnjë çast të vetëm.

Nuk mund të themi nëse ishte apo është mirë apo keq, që ishte apo është kështu. Fakti historik mbi 20 vjeçar dhe i papërgënjeshtrueshëm, është kokëfortë. Me të mirat dhe me të këqijat e veta, me triumfet apo disfatat, me rrokje lartësish apo rrokullisje, me Pushtet apo Opozitë, me konflikt apo paqe, duhet pohuar se kjo Parti Demokratike që njohim sot, pa Sali Berishën, ashtu si ishte dhe ashtu si është, pa virtuozizmat apo defektet e tij, pa Sali Berishën pra, nuk mund të ekzistojë.

Është pra një rast unikal, që kapiteni është edhe konstruktor, edhe bashkëjetues i pandashëm i anijes që e mbart në fitore apo në humbje, në detra të qetë apo në vorbullnaja, në porte ekzotike apo rrugëhumbur në stuhira.

Në këtë këndvështrim, ku preferoj të jem vëzhgues dhe si gazetar kam qenë realisht një vëzhgues 20 vjeçar, Partia Demokratike duket si e derdhur në një kallëp bronxi së bashku me liderin e saj. Partia nuk ‘çlirohet’ dot nga ai, themeluesi dhe kapiteni dhe ai, nuk çlirohet dot nga partia. Anija e sukseseve apo humnerave, e fishekzjarrëve apo e kërcënimeve funerale.

Është kjo një gjë e mirë, e shëndetshme dhe demokratike? Ndoshta po, ndoshta jo. Mirëpo duke llogaritur vitet e mbajtjes së pushtetit dhe numrin e votave, një gjë është e sigurt: ‘në realitetin shqiptar ka rezultuar e suksesshme!’

Duket sikur Berisha është gjithmonë një kat më lart se të tjerët, diku në një majë virtuale dhe i paprekshëm nga psherëtimat apo kontestimet e të pakënaqurve. Kujdes, të pakënaqurit dhe kritikët e të gjitha kohërave, si dhe mendimi i Pakicës, në qerthullin e një Shumice amorfe, janë padyshim të ngjashmit e mi.

Por me fakte dhe shifra në dorë, duke gjykuar politikisht dhe historikisht, askush nga Partia Demokratike, jashtë, pa apo kundër Berishës, nuk e ka fituar dot betejën e madhe ndaj Berishës. Është ky një frustracion për sfidantët? Sigurisht që po. Është ky, të sfiduarit, një trend që duhet të vazhdojë? Sigurisht që po.

Partia Demokratike nuk është një pronë e Berishës, kjo dihet dhe duhet të dihet. Por pa lidershipin, zgjidhjet, zgjedhjet dhe gabimet e Berishës, kjo parti do të ishte ndryshe. Do të ishte një parti tjetër dhe askush nuk di të thotë nëse do të mund të fitonte dot ndonjë palë zgjedhje, kjo parti tjetër, apo kjo parti e tjetërsuar.

Sepse Berisha kur fiton, vërtet e aklamon i pari fitoren, qarkuar pasurisht me dafinat përkatëse, por edhe kur humb, nuk çohet asnjëherë nga tavolina pa paguar ai vetë faturën dhe kostot politike apo personale, deri në qindarkën e fundit.

Sepse për çdo gjë që ndodh, për faj të zgjedhjeve apo zgjidhjeve të tija, qofshin të gabuara apo të ngutura, Kryeministri përballet vetë dhe drejtpërdrejtë me pasojat. Në të mirë e në të keq dhe pa fshehur kokën si struci. Cilësi të cilën, akoma askush nuk e ka në Partinë Demokratike.

Duke vlerësuar edhe njëherë kriticizmin konstruktiv (me disa përjashtime emrash) të Mark Markut, mendoj se është vërtet koha për një debat në Partinë Demokratike. Një debat të hapur, të përgjegjshëm dhe të ndershëm meritokratik. Por duke e përfshirë dhe jo duke e përjashtuar Sali Berishën. Sepse, detyrohem ta përsëris edhe pse perceptoj reagim mosaprovues, mishi nuk ndahet nga kocka në një organizëm të gjallë.

Nuk mund të ketë një rithemelim të Partisë Demokratike, pa themelin dhe themeluesin Berisha. Sepse Partia Demokratike është sot një parti berishiste, është e kotë të kultivohen iluzione të tjera dhe krejt të ndryshme nga realiteti kokëfortë i fakteve kokëforta dhe me qëndrueshmëri historike.

Është ky modeli më i mirë në konstitucionin e një partie?! Personalisht do të preferoja një strukturë më të moderuar. Por të tilla nuk ka pasur apo ndoshta nuk gjinden më në Shqipëri. Partitë shqiptare janë partitë e Njëshit dhe sillen rrotull Njëshit. Ky model që përfaqëson sot Partia Demokratike është një lloj modeli që, ose pranohet si është, ose për ta ndryshuar duhet ta copëtosh. Mirëpo po e copëtove, duam s’duam, ke marrë rrugën e pashmangshme të Opozitarizmit.

Këtu qëndron edhe sekreti elektoral i Kryeministrit, mbajtja e jetëgjatësisë së Pushtetit, përmes drejtimit të tij. Të vetëm dhe të padiskutueshëm.

Sepse dje, sot apo nesër, ai, i vetëm ka paguar dhe do të paguajë gjithmonë deri në qindarkën e fundit faturat e kostove politike dhe personale. Ekuipazhi i anijes edhe mund të hipë në varkat e shpëtimit, të ndryshme dhe të shumëllojshme. Ndërsa Berisha, nuk ‘çlirohet’ dot nga partia e tij.

Keq apo mirë, kjo është fotografia e këtij realiteti politik.

Mapo

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

Ky Zheji spo na thote gje te re me kete shkrimin: Po na thote  ate qe prinderit tane na e keshillonin me kujdes gjate komunizmit dhe ne qe 20 vite po mesojme gjate demo(n)kracise - Grusht bashkuar rreth Partise! Vetem ka harruar te vendose nje fjali ne fund: Rrofte sa malet shoku Sali Berisha! Marrsh nga ditet tona! (Nga e imja larg qofte, ate diten time merrja Zhejit. Ne qofshin 2 dite, merrja njeren Cilit. Ne qofshin tre, merrja Artan Hoxhes. Nga e imja nuk te jap as nje sekonde, se eshte aq e cmuar, sa nuk ia kupton  vleren.)

Submitted by I-liri (not verified) on

Z. Artur! Ne ndonje rast je kontrdiktor, kur thua se PD, nuk eshte prone e Berishes, dhe me pas deklamon se PD eshte parti BERISHISTE. Kjo e fundit eshte e vertete, por eshte po kaq e vertete se PD, eshte prone e Berishes. Dhe kjo eshte ajo qe Berisha i mban zap te tijte. Ata jane te punesuar ne ndermsrrjen e tij PD-ne. Po deshen te punojne pa bere llafe do te paguhen mire, nuk duan jane te lire te ikin. Po iken dhe nuk bejne zhurme, Berisha nuk i ngacmon, por i denon me heshtjen qe vret( si E.Selami p.sh.).  Ne se fillojne te flasin, duke nxjerre ndonje sekret nga te ndermarrjes, mjere ata (Topi, K.Spahiu).

Ky eshte sekreti i mbajtjes ne rresht te nderrmarrjes ose repartit ushtarak berishist. Ti punon per te,ai paguan mire. Le te jesh pa shkolle, le te shkelesh ligjet, ai te ka thene qe ne fillim ;"Puno per mua, dhe sa te jem une asgje s'te gjen".Kete gje e shprehin hapur shume drejtues institucionesh neper rrethe:"Sa te jete Baca, jepi sepse asgje s'te gjen ". Apo nuk e ke degjuar ndonjehere kete shprehje. Ata kurre nuk i pyesin militantet e tyre cfare shkolle ke per te bere kete apo ate pune,por te thone puna eshte kjo, bej kerkesen dhe fillo, se e ben ti e ben.

Dhe kur afrohen zgjedhjet u thone perseri. i doni vendet e punes o burra sa me shume vota, me c'do menyre na i jepni Ja keshtu o Turo ne kete ndermarrje...

Submitted by Jabanxhiu (not verified) on

Ne rrugetojme pa dinjitet dhe jemi te pafuqishem, jemi aq te pafuqishem aq sa fytra ngjyra e simboli yne eshte surrogati qe kemi brenda vetes. eshte uni yne i dyte, eshte djalli qe na “shpeton´´ ne situata te veshtira. Dhe ne lerojme aret e hektaret e jetes sone duke u zvarritur me zgjedhe ne zverg, te shpuar e te gjakosur, me modele surrogato si celesi jo vetem qe hap dyert e suksesit, po dhe te mbijeteses. Dhe pranojme, dhe na eshte kthyer ne moral e norme surrogati i une, degjenerimi i une, humbja e itrigitetit, dinjitetit, sovranitetet ne shkalle kombetare, dhe kemi nje fytyre te re: ´´Jemi te pa ftyre´´. Jemi shoqeri Surrogato. Ne mungese te humbjes se dinjitetit si Demos, ne jemi te pafuqishem per te ndryshuar dicka, ashtu sic kane te tjeret fuqine e pa meshiren te ekzekutojne cdo vlere njerzore, dhe na profilizojne, na injektojne e kompozojne me surrogatin tone te brendshem. Dhe na na eshte kthyer ne norme morale, dhe ky eshte fataliteti i jetes sone: humbja e kufirit, humbja e ekulibrit ndermjet te mires dhe te keqes, ose me sakte dalja e se keqes ne plan te pare dhe nenshtrimi i se mires. Edhe ne shoqerite qe kane jetuar ne diktature ndodh kjo gje, po vete njeriu vendos kufirin ndermjet se mires e se keqes, dhe mbi te gjitha; ka nje elite si model oponence ndaj unit te degjeneruar qe, na bashkeshoqeron ne jete. Ka nje elite si nje model te vlerave, dhe si nje ndikim moral te modelit qe shoqeria nuk duhet te c´ekulibrohet e te degjeneroje ne surrogato. Kapitullimi i plote para vlerave e te vertetes. ne jetojme nen morseten e modelit te surrogatit, psikopatit e allcakut, nen pushtetin e se keqes si model dhe surrogati yne nuk kapitullon dhe nuk terhiqet kurre po vetem derdh helmin dhe rrezatimin e injektimin e deformimin e djallit. E keqja me e madhe eshte modeli i elites surrogate ku ka ne mes tyre dhe te talentuar po surrogate qe flirtojne si godoshe intelektuale me bezdisjet e sterilitetit e paranojes se manjakeve qe lajne duart kur takojne ndonje nga kopeja e Demosi-t. Dhe keto jane uf pufet e psheretimave te demagogeve narciziane qe jetojne ne olimpin surrogat te nje shoqerie surrogate…..Dhe cdo demos ka te drejten e demagogeve te tij.

Submitted by Anonim (not verified) on

jo or jo! kjo pd mund te egzistoje fare mire edhe pa berishen, por ty te mungon imagjinata, deshira dhe buonsensi qytetar per te pranuar nje fakt te thjeshte: kostot e sali berishes per shqiperine dhe per partine e tij, jane ku e ku me te medha sesa avantazhet qe ai solli ne 22 vjet, ne majen e partise qe e perdhunoi si dhe sa deshi! kjo eshte e verteta artur! po s'arrite ta shohesh, aq me keq per ty!

Submitted by BP (not verified) on

Nje sforcim ekstrem nga nje Shqiptar qe mund ta perdoren gjuhen tone ne nivele te larta e per qellime me te mira. Sforcimi drejt te qenit i moderuar dhe me tendence simpatie e ben kete nje Oxymoron. [kundershti qe nuk shkojne] dhe me ps lexojme kete:

Sepse Berisha kur fiton, vërtet e aklamon i pari fitoren, qarkuar pasurisht me dafinat përkatëse, por edhe kur humb, nuk çohet asnjëherë nga tavolina pa paguar ai vetë faturën dhe kostot politike apo personale, deri në qindarkën e fundit.

1. per nje te folur kafeneje ne Shqip, nuk o keq. Plaku o m'rregull. [per artikull aspak]

2. per nje gazetar Norvegjez do ishte persmari. Nje vezhgim ne ajer qe se ndikon ate...

Por kur lexon qe Berisha paguan "kosto politike e personale" nuk di pse me shkon dora drejt xhepit, e ndihem se po me vjedhin...

Intelligjenca ofendohet e llogjika revoltohet... .

Sikur PD e Berishes e veprimet e tij afketoni 5 vete, do e kaperdinim kete me zor por PD ulet ne nje tavoline me te madhe...Kostot jane, eh si jane. Prandaj personalizimi i gjithshkaje qe nga lidershipi e deri tek bemat e tyre [nga te dy krahet e politikes]  ben qe Shqiperia te jete aty ku eshte e Berisha flet me nje ton, circa 1993.

Artikull shume i dobet.

Submitted by Andy (not verified) on

Zheji ka nje pucur ne b....., sa here eksitohet duke shikuar Saliun i acarohet pucura, fillon i ha b....dhe nuk di me cfar  shkruan, nje gje nuk e di ka femije ky Zheji dhe si ka fytyre e ju del perpara duke qene kaq servil deri ne neveri?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.