Sondazhet e kryeministrit: 68% jo shtyrjes së zgjedhjeve, 70% - Çadra, frikë nga reforma dhe 15% e PD, jo Çadrës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në konferencën për shtyp edhe disa të dhëna që sipas tij vijnë nga sondazhet që PS-ja zhvillon aktualisht. Ai ka bërë thirrje që edhe media të bëjë vetë sondazhe profesionale dhe mandej le të shohë vetë si qëndron puna me mendimin e qytetarëve. Sipas Ramës:
70% e qytetarëve mendojnë se kjo është një lojë(protesta dhe Çadra) për të mos lejuar zbatimin e reformës në drejtësi.
68% e shqiptarëve nuk duan shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
15% e votuesve të PD-së deklarojnë se nuk duan të shkojnë pas Çadrës.
PS qëndron më lart se në vitin 2013, kurse PD-ja më poshtë.
Ndoshta PD-ja duhet të ketë një përgjigje ndaj këtyre sondazheve dhe të dhënave që sugjeron Rama.
Comments
michaelbraun@yahoo.com
Edhe arusha thonte " Do të bëhet mjalti këtë vit se më hahet mua".
Pergjigja eshte PD te shkoje
Pergjigja eshte PD te shkoje ne zgjedhje e ti fitoje ato. Gjithcka tjeter eshte tym pa vlere, se me ere.
Add new comment