Zëra (të kurdisur) kundër

Postuar në 01 Maj, 2017 20:22

Sot u bë lajm dalja e disa përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtojnë idenë e bojkotit të zgjedhjeve. Majlinda Bregu dhe Eduard Selami janë tanimë dueti i zakonshëm që shfaqen si serumi i konstruktivitetit politik, në shërbim të një stabiliteti që i konvenon pushtetit. 

Çadra dhe protesta e PD-së ndodhen në një fazë që nuk kanë çfarë të negociojnë përveç se të ecin përpara në delegjitimimin e zgjedhjeve të cilat po i afrohen shumë fasadës elektorale. Selami foli për instrumentalizim të Çadrës nga Basha, kurse Bregu për faktin se partnerët e PPE-së nuk janë më në gjendje të ndihmojnë në këtë situatë. Mund të pyetet: nga cilat konsiderata nisen këto vërejtje? Nga fakti se personat mbeten jashtë Parlamentit, se në lojë është stabiliteti i vendit, apo se në këtë rrugë ecet drejt shkatërrimit të PD-së? Për më tepër, njësoj si çdo herë, këta kritizerë permanentë nuk dinë të japin një ofertë, ndërkohë që kundërshtimi ndaj çadrës mund të ishte më i hershëm. Për analogji, vendimi i dikurshëm i PS-së për të hyrë në grevë urie, u kundërshtua që në fillim nga disa deputetë të saj që dolën kundër publikisht. E kundërta ndodh me këta deputetë që nuk dihet mirë se çfarë përfaqësojnë qoftë me personin e tyre, qoftë me qëndrimet. Nuk është pa rëndësi të vihet re se kundërshtimi i sinkronizuar i tyre sot u mor gjerësisht nga mediat afrë qeverisë, duke zbuluar se pushteti aktual e ka shumë të sikletshme daljen në zgjedhje pa një opozitë. 
Po ashtu nuk është pa rëndësi edhe një element: dalja e Jozefina Topallit kundër protestës dhe heshtja e Sali Berishës për skenarin e bojkotit të zgjedhjeve. PD-ja duhet të sqarojë qëndrimin e vet, ndonëse me të mund të mos pajtohet një shumicë njerëzish. E qartë është se nëse dikush aty brenda i druhet bojkotit duhet ta kundërshtojë këtë me nismë dhe publikisht, jo në formën e një deklarate që thotë “unë e bëra timen”. 

As përgjigja e Bashës se “Shqiptarët e kanë lënë pas diktaturën dhe do dinë të mbrojnë pluralizmin dhe të drejtën e tyre për votë të lirë”, nuk mjafton sa kohë këta deputetë që flasin në këtë mënyrë sot, nesër mund të jenë sërish në kryesi. 
Opozita ndodhet përpara një vendimi shumë të rëndësishëm që do afektojë patjetër edhe pushtetin, që ka nisur të nervozohet. Çështja është se opozita ka tanimë përgjegjësi paralele si në menaxhimin e emocioneve, ashtu edhe të stabilitetit, procesit politik, por edhe të protestës. Çadra ka qenë deri më tani një mjedis shumë më demokratik sesa parlamenti, për nga debati dhe qetësia, por ajo po afron në fundin e misionit të vet dhe këtu përgjigja ndaj diversioneve merr rëndësi të madhe. 

Comments

Submitted by kur shkruan nga... (not verified) on

"Çadra ka qenë deri më tani një mjedis shumë më demokratik sesa parlamenti, për nga debati dhe qetësia"

Submitted by redaksia on

Cadra mund te coje ne shkaterrim PD, por aty nuk kane gjurmuar dot kriminele, ka patur fjalime kritike(Zija Cela, Kapexhiu) dhe eshte diskutuar (inskenuar nese doni) per probleme personale dhe sociale pervec se politike. Ajo cader mund te beje edhe deme por ajo nuk eshte turpi i askujt sic eshte ky parlament ne te cilin jane ndjere te turperuar qeveritaret per gjuhen e Saliut, jane ndjere mire te inkriminuarit, dhe me siguri edhe ata qytetare qe e ndjekin nuk besoj se jane krenuar. Cadra eshte me demokratike - deri me tani. 

Submitted by Arsen Lupin (not verified) on

Çadra si mjedis demokratik se pari ska pse te ngrihet ne mes te bulevardit e te shemtoje pamjen e qytetit. SHQUPI eshte nje ambjent mjaft i gjere per te zhvilluar kete lloj demonstrae. Sa demokratike eshte, duket kur degjon monologun e Bashes. Kapini, nxirrini nga makina, cpojani more gomat, thyejani more xhamat. Pra keto fjale "paqesore" deshmojne demokraci? (pastaj thone e kishte me shaka)
Basha prej kohesh duhet te kishte ndjekur komplet rruge tjeter, thirrjet qe ben nga cadra do te kishte bere shume me mire dhe me rezultat per voten gjate fushates. Aty ndoshta do te kishin efekt me te madh. Por Bashen e tradheton nje gje e rende ne kauzen e tij: berishizmi. Per sa kohe ata qe i vijne verdalle Berishes e nen hijen e Berishes duan te bejne karriere politike duke e quajtur lideri historik, per jete i kane vene kapak te ardhmes se tyre. Berisha ishte pozitiv ne hapat e para te lindjes se demokracise por e humbi dhe e kompromentoi demokracine shqiptare me qeverisjen e mepasme. E per fat te keq ne histori edhe per Berishen do te mbahen mend vetem bemat e fundit. E ato kane qene katastrofike per nga çdo pikpamje.

Submitted by Arben (not verified) on

Ne nuk jemi vend ku mund te kete pluralizem pervec pluralizmit formal. Demokracia eshte vetem iluzion i atyre qe e kuptojne dhe e deshirojne!
Eshte ketu nje kualitet servil(ndaj te huajve) dhe abuziv i disa njerezve te fuqishem qe i imponohen shoqerise, shume servile ne pergjithesi, i cili dominon dhe kriteret harrohen! Rasti i Dibres me Shukriun dhe rritjen e mbeshtetjes per propozuesit e Shukriut ne nje kohe te shpejte, e justifikon PD per radikalizmin e saj ne strategji! Por nuk do kene mbeshteje sepse ketu nuk ka ndergjegje kombetare! Kete e dine mire udheheqesit tane prandaj edhe vazhdojne me arrogancen abuzive! Kane gjetur terren edhe te huajt te cilet sipas tradites thellojne percarjen e shoqerise ketu duke perkrahur pikerisht ate qe nuk duhet perkrahur (mjafton te kujtojme edhe mbeshtetjen e te huajve per PD pas zgjedhjeve te 1996). Sidoqofte do perfundoje keq per kedo qe di te mendoje, ndersa per militantet (e majte kryesisht) do jete si nje lloj ereksioni e lum si ata qe i perjetojne kaq bukur keto realitete!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.