Duke lexuar Ngjelën që lexon Washington-in

Postuar në 26 Qershor, 2012 03:12
Mustafa Nano

Në një intervistë për “Shqipin” e djeshëm, Ngjela nënvizonte disa përfundime ku ka arritur ai vetë pas ngjarjeve e zhvillimeve të fundit, të cilat po i listojmë poshtë të perifrazuara (intervista ishte e shkurtër, por mesazhet ishin të shumta):

1.   Midis Berishës dhe Washington-it ka një problem të madh, dhe një marrëdhënie të vështirë.

2.   Mesazhi i ambasadorit amerikan i lëshuar në sallën e teatrit kombëtar në përurimin e një lëvizjeje nën moton “Vepro tani!” ishte një mesazh që i ftonte shqiptarët të dalin në protesta.

3.   Meta po ia del të shndërrohet në beniaminin e SHBA-ve, dhe lëvizjet e tij të fundit, përfshirë dhe këto të pardjeshmet për të ndryshuar ministrat, vijnë prej kësaj marrëdhënieje të re.

4.   Presidenti i ri i Shqipërisë, që u zgjodh disa ditë më parë në Kuvend, nuk është miratuar nga Washingtoni.

5.   Opozita shqiptare është e dobët, dhe Washingtoni ka filluar të japë shenja zhgënjimi ndaj kësaj opozite.

Janë nënvizime që nuk të bindin. Në fakt, është bindëse gjysma e parë e përfundimit të pestë, d.m.th. që opozita jonë është e dobët përballë pushtetit të Berishës; është bindës deri në njëfarë mase dhe përfundimi i katërt, pasi ambasadori Arvizu ka dhënë shenja mospëlqimi ndaj presidentit Nishani e ndaj mënyrës se si ai u zgjodh; mirëpo, edhe ky pohim është i ngritur mbi një premisë shumë të diskutueshme: Washingtoni është një me Arvizunë.

Nënvizimet e tjera të Ngjelës duken disi të kërkuara. Nuk ka prova që demonstrojnë se Meta po na u shndërruaka në një kanakar të Washington-it, e aq më pak ka prova se ndryshimi i ministrave të bëra nga Meta këto dy ditët e fundit është një operacion që vjen prej marrëdhënieve të mira të tij me Washington-in, e që synon përmirësimin e këtyre marrëdhënieve. Diplomacia amerikane është prore e dalluar prej instinktit të Real-politikës, e prej qasjes amorale ndaj establishmenteve që sundojnë në vende si Shqipëria, por puna është se nuk ka asnjë element të Real-politikës që t’i hedhë ata në këtë moment te një flirt me Metën. Apo ka, dhe nuk arrij ta shoh unë?

Është po kështu e pabazë ideja tjetër se apeli i ambasadorit në sallën e Teatrit Kombëtar i drejtohej opozitës dhe se ky mesazh e ftonte këtë të fundit të organizonte protesta. Ngjela ka bërë një lexim shumë të vetin të fjalës së ambasadorit. E kundërta mund të jetë e vërtetë. Rama është duke bërë të urtin, të shtruarin, konstruktivin, dhe nënshkruesin e çdo appeasement-i me Berishën, sepse këtë gjë ose ia këshillojnë ambasadorët, ose ia pëlqejnë ata. Rama mund të mos ketë asgjë të qartë në kokën e vet, por një gjë duket se e ka të qartë: Ai nuk do të bëjë asgjë pa ok-in e ambasadorëve, e sidomos pa ok-in e ambasadorit amerikan. Dhe ky i fundit nuk është se është ndonjë ‘protestaxhi’ i madh. Përkundrazi, ka dëshmuar në çdo moment se është një protesta-mbytës. Arvizu-ja është i terrorizuar nga çdo protestë. Ai, sa herë që lajmërohet ndonjë manifestim krejt i pafajshëm dhe krejt i parrezikshëm (nga gay-të deri tek ambientalistët), nxjerr njoftim për shtetasit amerikanë t’u rrinë larg vendeve të grumbullimit të njerëzve, pasi situata mund të precipitojë në dhunë. Ambasadori Arvizu e ka përuruar mandatin e tij ambasadorial duke anatemuar e shuar protestat e lajmëruara në vijim të plojës që u bë në bulevard prej Gardës së Republikës, madje, solidariteti i tij me policët e lënduar dhe shpërfillja që ai u bëri katër jetëve të humbura (këtë qëndrim ndaj asaj ngjarjeje e ka mbrojtur sa herë që ka pasur rast) duket se e ka burimin te një qasje a frymëzim i tij kulturor: ai parapëlqen stabilitetin në dëm të demokracisë dhe, si të gjithë paraardhësit e tij, nuk ka mësuar se, nëse ka një mënyrë për të fqinjëruar me destabilitetin, kjo është t’i japësh rëndësi stabilitetit përpara demokracisë e shtetit ligjor.

Dhe tani vijmë te teza e Ngjelës, që thotë se “Washingtoni është prishur me Berishën”. Ç’kuptojmë me Washington? Me siguri kuptojmë Departamentin e Shtetit, ose më saktë, zyrtarë të rëndësishëm të këtij departamenti që merren me Shqipërinë. E ç’sinjal ka dalë prej andej, që flet për një marrëdhënie të vështirë mes Berishës dhe Washington-it? Nuk ka dalë ndonjë sinjal. Madje, është e kundërta. Tre muaj më parë, Berisha i bëri një vizitë në zyrë Hillary Clintonit, dhe në atë bisedë nuk ka pasur asnjë vërejtje të së dytës në adresë të të parit për mënyrën se si qeveriset vendi i shqipeve. Berisha u kthye nga Washingtoni i këndellur dhe entuziast si kurrë më parë. Mos vallë janë prishur tani, me rastin e zgjedhjes së Presidentit? S’ka gjasa. Ata s’u prishën kur Berisha vriste ditën me diell opozitarët që kishin dalë në bulevard të protestonin, kur Berisha shpalli “horrat e laviret e bulevardit”, kur vidhte faqe botës postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit më 8 maj etj., etj., e prandaj nuk ka se si të prishen që Berisha, në respekt të plotë të Kushtetutës, zgjodhi në krye të shtetit një delfin të tij.

Po, është e vërtetë, Arvizu-ja vetë duhet të jetë zhgënjyer prej Berishës; është zhgënjyer pasi, teksa i ka dalë krah në prapësitë që ka bërë, ‘është shpërblyer’ prej tij me prapësi të tjera më të rënda. Por Arvizu-ja nuk ka çfarë të bëjë më tepër. Për tri arsye: Së pari, këtu nuk ka një opozitë që t’i hapë sytë, e që t’i shpjegojë se ajo është në gjendje, dhe meriton, të marrë në dorë fatet e vendit të vet; së dyti, askush në Washington nuk e merr në telefon për t’i thënë se “Berishës duhet t’i jepen duart”; dhe së treti, ai vetë nuk di të luajë në skenën shqiptare. Arvizu ka shumë mjete për t’i vënë në punë e shumë hapësirë ku mund të lëvizë, por ai po bën çdo gjë gabim. Nuk po arrin të kuptojë se protagonizmi i tij nuk na vlen për asgjë. Nuk na vlejnë takimet e kafetë që pi nëpër lokalet e Tiranës në praninë e fotografëve. Nuk na vlen pjesëmarrja e tij në teatrin e politikës sonë (siç ishte promovimi që ai u bënte individëve të caktuar në lojën presidenciale). Nuk na vlen fushata me titullin “Act Now!” Do të na ndihmojë? Ai nuk mund të na tregojë neve se cili është politikani i mirë e cili është i keqi. Le të na i lërë neve të këtushmëve këtë ‘mundim’. Ka vetëm një mënyrë për t’na ndihmuar, aq sa mund të na ndihmojë e nëse do të na ndihmojë. Të thotë një fjalë e të ngrejë zërin sa herë që dhunohen rregullat e lojës, sa herë që shpërfillen hapur institucionet, ja siç bëri para tri ditësh me kritikën e qartë ndaj KQZ-së e siç nuk desh ta bënte më 8 maj. Ai duhet – po përsëris mesazhin e shkrimit të fundit në “Shqip” – të na ndihmojë të bëjmë zgjedhje normale. Nuk na ndihmon dot lidhur me këtë gjë? Epo mirë, atëherë. S’i kërkohet gjë tjetër.

Comments

Submitted by Individi (not verified) on

Me Arvizun luajti doktorri dhe si ka pelqyer fare kjo gje. Nuk e di cfare te mire te presesh nga ky ambasador qe donte te na sillte Nanon ose Fullanin per president.

Submitted by Bard (not verified) on

Çeshtja e votes eshte çeshtje nese opozita eshte qarte fituese. Nese Edi Rama del 10 vota siper kundershtarit, dhe kerkon te mos numerohen votat ne kutine e gabuar "per procedure", nuk tregon qe ai ka fituar dhe e kane vjedhur, por qe eshte i pazoti te beje diferencen me kete mazhorance te korruptuar. Mendo pak, Edi Rama arrin te grumbulloje vetem 10 vota me shume se pushteti me i ndyre qe ka ekzistuar ndonjehere ne Shqiperi! A eshte kjo nje arsye e mjaftueshme qe te besojme alternativen e tij( nese ka ekzistuar ndonjehere kjo alternative)? Kur kerkojme largimin e Berishes dhe ardhjen e Edit, e kerkojme se mendojme se Rama do qeverise me mire, apo veç prej hallit qe na ka zene me Berishen? Nese opozita nuk arrin te bashkohet nen nje filozofi me te mire, duke defaktorizuar Ramen paralelisht qe i afrohet pushtetit, prognoza e qeverisjes me duket e ngjashme me ate qe sugjeron Lubonja: Qe nje bande po perpiqet te rrezoje banden ne pushtet. Dhe ne gjithe kete proces nuk ka asgje ekzaltuese, perkundrazi..

Submitted by LORA (not verified) on

Te kam lexuar ne mjaft komente.Cudi si nuk ben pak kujdes per ta mcefur qe vjen nga nahija e permjere e gangsterit f.nano dhe gjithe qelbesirave qe e pasojne.

Submitted by Bard (not verified) on

Une Lora jam socialist para kryetarit tend, dhe qe ta dish, kam votuaR VETEM nje here ne jeten time, ne 2009, per PS dhe Z.Edi Rama, duke menduar qe ai bente diferencen. Duhet ta dish edhe nje gje tjeter, qe ndryshe nga Ju, une nuk shoh arsye per ta ndjekur me tutje ne rrugen ku e ka futur PS, dhe nese ky qendrim imi perkon me ate te Nanos, kjo s'do te thote qe une jam as ushtar, as i paguar, as qelbesire( sic ke kurajon ti etiketosh ata qe mendojne si Nano). Ka shume mundesi qe PS te me dhimbset me shume mua sesa i dhimbset Nanos dhe Rames bashke, dhe kjo logjike me shtyn ti bej oponence çdo maskarai qe sot korrupton PS, duke rrezikuar te sundoje neser. Ndryshe nga Ju, une preferoj qe PS te rrije ne opozite deri sa ajo ta meritoje pushtetin, dhe kjo jo vetem per arsye se s'kam as nuk pretendoj asgje as nga Nano, as nga Rama dhe aq me pak nga Berisha, por edhe sepse mua me duket absurde dhe pa kuptim te luftosh qe nje bande te zevendesoje tjetren me shpresen e marre se gjerat do behen me mire, qofte edhe per hir te ndryshimit.

Submitted by lilo (not verified) on

ti mund te jesh edhe demokrat qe para Berishes bile edhe komunist qe para Enverit, po arsyetimi  yt per gjithe sa shkruan nuk shkojne dot me tej se logjika a la Y.Manjani ,dmth mashtrues sinqerisht i bindur...

Submitted by Bard (not verified) on

Mire mo mire, po nuk e kuptoj ne cilen pjese te ligjerimit une mashtrokam shoku nentedhjeteenentsh; Mashtroj kur them qe PS eshte mbushur me gangstere, biznesmene dhe njerez qe s'kane kurrfare lidhje ideologjike me te(duke filluar qe nga kryetari i PS i cili u antaresua pasi u be kryetar i saj)? Mashtroj kur them qe ne PS mbizoterojne te njejtat interesa te korruptuara me ato te qeverise? Mashtroj kur them qe Rama ka humbur çdo beteje elektorale me mazhorancen(me fal, nje fitore e ka, avokatin e popullit, me lejen e Sales se as ate s'kish per ta marre), dhe ka perçare te majten ne ate fare feje sa edhe pas 8 vjetesh ne opozite, Milo, Gjinushi, Dule e te tjere deklarojne se preferojne te futen te vetem ne zgjedhje, se s'kane besim ne kryetarin tend te pernderuar? Mashtroj kur them qe viktimat e 21 Janarit u perdhosen me darken e gatuar mjeshterisht nga Monika Kryemadhi? Apo mashtroj kur them qe grevistet e urise u braktisen si pa gje te keq, pasi kishin ndenjur 19 dite pa ngrene neper çadra, pa e kuptuar as pse kishin hyre e as pse po dilnin? Apo mashtroj kur them qe çeshtja e Gerdecit u shit ne kembim te ndryshimeve te ndyra kushtetuese qe e bene presidentin me te pafuqishem se Erla Mehilli? Me thuaj ne cilen pjese mashtroj qe ta kuptoj ku e ke hallin...

Submitted by filan fisteku (not verified) on

Ti shoku mund te jesh socialist.....por qenke nje socialist i lodhur e i zhgenjyer........ Edhe Sala prandaj rri ne pushtet se shtohen kta si puna jote! Te thush qe nuk e dua Salen, por Edi nuk ma mbush mendjen, nuk ke thene asgje! Kot me harxhu kohe....me mire mos shkruaj fare, se ska vlere!

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Lora eshte prurje e frymes se re Veliaj ne PS;-) Lora te kujton fabulen e gramit me vreshtin: NESE TU ZU FRYMA, JA KU ESHTE DERA;-)))

Submitted by bardhi (not verified) on

Qenke nje 99-she, komplet ordinere!
Turp, per fjalorin ordiner qe perfaqesoni, ju humbje dhe semundje-sjellesit ne PS!

Submitted by Tani97 (not verified) on

per Loren&Co:

une qe po te shkruaj jam i djathte jo me PD-ne dhe e kam pohuar edhe te t jera here ketu online. Keshtu qe nuk kam asnje interes te drejteperdrejte ne faiden e socialisteve. Por verejtja nja dy gallata tek argumentimi juaj:

nqs. Bard llogjikoka paksa si Y.Manjani i bie qe te jete djale i keq, per ju. Po per Edvin shalegjatin, qe iku te haje ngjalen tek Meta, sepse llogjikoi pak si Meta, cfare duhet te themi? Qe eshte kokrra e bythqirit? Apo e kishte per here te pare, ne te cilin rast nuk quhesh bythqir, sepse ishte thjesht kurioz?

Na keni care trapin ju shkerdhatat qe kapni pushtetin neper Parti, qofte PD apo PS. Per ju cdo mendim ndryshe eshte me hile, vetem i juaji eshte i paster. Thyfshi qafen! Ne rastin e juve te PS-se mund te shprehem me kenaqesi qe shyqyr qe nena Shqiperi (mos duhet thene ne kete rast bucja Shqiperi?) ka nxjerre kalibra si Sala dhe Iliri qe i ndreqin bythen mire Edit. Nje kenaqesi e vogel ne mesin e nje sere dhimbjesh qe mar si i djathte kur shoh Salen ne krye te PD-se.

Ciao!

Submitted by filan fisteku (not verified) on

Prandaj nuk behet Shqiperia! Nga njerez si ty o "I DJATHTE". Hahahahahaah. Nuk e do Salen, por ske per tia dhene kurre voten nje partie tjeter pervec PD! Cfare ke te djathte ti or mik????? E sigurte qe e quan veten te djathte se para 22vjetesh yt ate do kete qene i perndjekur (si shume te djashte pa kushte) Fati i nje vendi varet nga demokracia, demokracia nga vota,....por kur voten ti e ke te betuar sikur te jesh tifoz ultras i nje krahu! Atehere vdes perparimi....

Submitted by Tani97 (not verified) on

ke nje paragjykim per te djathtet ne menyre klinike: se pari kurre s'kam votuar Salen! Mund te te habise, por ja qe ka edhe te djathte qe nuk jane me te mire se socialiste qe votojne Ramen apo Nanon pa hezitim. Se dyti, nuk jam femije te perndjekurish, thjesht femije ne nje familje antikomuniste. Por qartasi per ty te jesh antikomunist do te thote te jesh i perndjekur, vizion totalisht konform ndaj PS-se se sotme dhe perbuzjes qe keni per te perndjekurit. Se treti, ku dreqin e pe qe une jam ultra! Se katerti, ti e fut ne thonjeza fjalen i djathte! Kaq habitesh qe ka edhe te tille qe vetequhen te djathte. Nuk ke faj, sepse me uzurpimin e PD-se nga ish-komunistat dhe spiunat (nuk po kopjoj nga Bamiri, ai deri ne 1995 nuk e dinte ku binte PD-ja) normal qe ti mendon se ne Shqiperi vetem te majte ka!

Ciao!

Submitted by filan fisteku (not verified) on

hahaha. se pari:   kur nuk voton as Salen as Ramen...... atehere ke qejf ta quash veten i djathte kot per sport (shoku, nuk ka te djathe e te majte ketu, harroje)...... se dyti: zakonisht ata qe e quajne veten antikomunist, nuk thone ndonje gje te madhe, ka plot njerez qe nuk i kuptoj, qe pas 22vjetesh mburren me "antikomunizem"!!!!  se treti: kjo familja antikomuniste, mund te mos kete qene detyrimisht e perndjekur.....mjafton nje e drejte shkolle jo e dhene, dhe direkt te prekej interesi nga rregjimi!   ne diktature, nuk kishte disidente antikomuniste per liri ose fjale te lire, te gjithe beheshin kunder komunizmit prej tollonit e gjendjes ekonomike.   se katerti dhe se fundmi, me vjen keq me ultrasit e majte e te djathe.....pooor, ultrasit e majte, qe votojne gjithmone PS, jane pensionista te lodhur qe po vdesin pak nga pak dhe po tkurret numri.....KURSE ultrasit e dajthte per fat te keq jane ende te rinj 50 vjecar qe jetojne ne Bathore e Kamez dhe qe kane femije, niper, nuse, dhendure...... per fat te keq edhe ca dekada, do vazhdoje kjo pune, ti ballist ai zogist ky partizan!   as un nuk jam ULTRAS, poooor   dreqi ta haje, do votoj Ramen.....se BIRISHA nuk durohet me!!!!!

Submitted by Aldo (not verified) on

Mrekullia me e madhe qe beri djalli ishte qe e beri boten te besonte se ai nuk ekzistonte!
Personazhi i Al Pacino tek "Avokati i djallit"!
Po e perkthej ne situaten shqipetare:

Mrekullia me e madhe e Berishes ishte qe i bindi shqipetaret se te gjithe jane njesoj!

Submitted by martin arbeni (not verified) on

Llafet i keni mire si ti dhe ngjela, sepse njeri gozhdes dhe tjetri patkoit. Dhe ngjela kete zanat e ka patur qe kalama, e me pas deri ne universitet. Tani e artikulon si pushtetar popullor. Keshtu, ju ekzistoni me sukses sepse beheni interesate me sensacionin qe percillni publikisht. I leme ato. Shtrohet pyetja. Ju te 91-it mos po beheni valle si ata te 41-it? Nga pamja e jashtme - po. Nga pasuria - jo. Nga mentaliteti - po - demokrate ne dukje. Demagoge - po. Trima - jo.  etj.  Mor po, perse nuk ngriheni si ne 91-ish kur gjithcka ishte tejet e "veshtire", kurse sot e keni fushe me lule demokracie?

Submitted by Anonim (not verified) on

Sepse puna e komisarit , ishte loja moreeee

Submitted by anon (not verified) on

Lere Ngjelen o Nano te mbledhe 'bagetine'...Ndersa Aleksandri i vogel Arvizu i Uashingtonit na del si 'derr mac' me dy koka.

Submitted by nik (not verified) on

ngjela eshte nje avokat qe ska fituar asnje gjygj dhe qe te gjitha analizat e tij kane dale fiasko.

Submitted by matura 79 (not verified) on

Analize e sakte et realiste persa i perket rolit dhe menyres se veprimit de diplomacise perendimore. Zhvillimet e koheve te fundit ne disa vende arabe dhe afrikano-veriore deshmojne qarte se diplomacia perendimore thjesht pershtatet me situatat dhe zhvillimet e shoqerive perkatese. Deri dje ish-diktatoret ishin aleatet e tyre me te çmuar (Egjypti e Tunizia p.sh.), por ne momentin qe u konstatua vendosmeria e popullit opozitar per te ndryshuar regjimin, ata (dmth perendimoret) e kthyen menjehere pllaken, mbeshteten revoltat popullore. Por kjo u be vetem pasi u binden qe opozita ishte e vendosur per te rrezuar regjimet e korruptuara te vendeve te tyre. Per kete aresye dyshoj shume ne ate qe E.Rama eshte i afte te veproje vendosmerisht dhe besoj se kete e ka kuptuar mire edhe Fashisti kryeminister. Prove per kete eshte qe ai sa vjen e i thellon me shume zullumet e tij pa u shqetesuar fare per twit-et e Edit.

Kujt i them une vendosmeri ne rastin tone: ate qe opozita duhet ta deklaroje qarte dhe boterisht qe ajo nuk do te pranoje te futet ne zgjedhjet e 2013 pas pasur garanci te forta qe votat nuk do te vidhen! Te tera te tjerat jane kot, jo programe, jo vizita ne terren e ku di une çfare teorish te tjera pa bereqet shpik Edi. Ketu nuk behet fjale per te bere diferencen ne elektorat bazuar kjo ne programe apo premtime. Kjo do te behet pasi ne Shqiperi te jete instaluar nje sistem qe te mos vidhet vota, jo sot. Sot behet fjale te mos lejohet kjo bande e felliqur e quajtur PD qe te vjedhe votat si ne qender votimi ashtu edhe ne KQZ, sepse kjo dihet qe do te ndodhe, te mos kemi iluzione. Vetem per kete duhet te veproje opozita qe tani, duke marre inisiativen, duke paraqitur propozimet e veta publikisht e shpallur  me ze te larte se ajo pa i pasur keto garanci nuk futet ne zgjedhje. Dhe nese asgje nuk rregullohet, te mos futet ne zgjedhje! Asgje nuk ka per te ndodhur, perkundrazi tere diplomacia perendimore do ta ktheje pllaken dhe do t'i dale ne krah Edi Rames. Tere problemi eshte qe ai te jete i vendosur dhe te mos i nenshtrohet presioneve te diplomateve qe hallin e kane vetem tek "stabiliteti" dhe te mos e beje perseri siç veproi turperisht me greven e urise pas darkes tek "Krokodili"...

Kanada, 26 qershor 2012

Submitted by Ilir (not verified) on

Mustafa keto qe shkruan jane te verteta por mos harro se ata kane hallin e Kosoves dhe Saliu e di mire kete gje prandaj dhe ben keshtu, dhe nuk duan rremuje ne Rajon. Sa per ambasadoret ata mos prit me shume nga ata.

Submitted by BP (not verified) on

1. ai parapëlqen stabilitetin në dëm të demokracisë dhe, si të gjithë paraardhësit e tij, nuk ka mësuar se, nëse ka një mënyrë për të fqinjëruar me destabilitetin, kjo është t’i japësh rëndësi stabilitetit përpara demokracisë e shtetit ligjor.

2, Arvizu ka shumë mjete për t’i vënë në punë e shumë hapësirë ku mund të lëvizë, por ai po bën çdo gjë gabim.

3. Ka vetëm një mënyrë për t’na ndihmuar, aq sa mund të na ndihmojë e nëse do të na ndihmojë. Të thotë një fjalë e të ngrejë zërin sa herë që dhunohen rregullat e lojës, sa herë që shpërfillen hapur institucionet, ja siç bëri para tri ditësh me kritikën e qartë ndaj KQZ-së e siç nuk desh ta bënte më 8 maj.

4. Ai duhet – po përsëris mesazhin e shkrimit të fundit në “Shqip” – të na ndihmojë të bëjmë zgjedhje normale.

5. Nuk na ndihmon dot lidhur me këtë gjë?

6.Epo mirë, atëherë. S’i kërkohet gjë tjetër. [!!!]

Analize me te paster e komprehensive [sic] ne Shqip, per situaten Shqip, persa i perket rolit te ambasadoreve e gabimeve/nderhyrjeve/perdorjeve e shumecka; akoma s'kisha lexuar ne kete forme.

Nese une do isha Arvizu e do ma perkthenin kete, do dija se me ke duhet pire kafja.

Me Mucin e  2-3-4 cuna si ai qe ta thonte situaten dhe gabimin sic eshte... !

( Do kish dale dhe me bukur si Analize ne vete pa "lexuar" kerkend! po prape o oki)

Submitted by Anonim (not verified) on

Po po tani  u kujtua washingtoni dhe arvziu pas 21 JANARIT E BERI BURRE SHTETI VRASESIN ,U VRANE KATER TE PAFAJSHEM,DHE NUK po gjykohet vrasesi i vertete fajin e ka arvziu qe plasi te zgjidhte llulin kryetar dhe ja pasojat plehrat neper rruge qe spastrohen kurre dhe 500 leke mujore ne koke per çdo fature ,pale faturat e ujit njesoj me dritat ,biznesi? te ankohesh te ngrihesh ,cfare sorollatje rreth Tiranes  dy ore ne kembe zvarre e ne shtepi,u be protesta,aman dhe keto gazetat vetem te informojne ,poke ,kujt ja thon e ,PROBLEM ZBATIMI  dhe jo konstatimi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.