Këshilli Kombëtar i Punës: Rritje me 5 % e pagës minimale

Postuar në 25 Qershor, 2012 05:15

Këshilli Kombëtar i Punës ka miratuar paraditen e sotme propozimin e kryeministrit Berisha për të rritur me 5 përqind pagën minimale, duke nisur nga data 1 korrik e këtij viti.

Sipas këtij vendimi, i cili pritet të marrë të mërkurën edhe miratimin e qeverisë paga minimale e detyrueshme shkon nga 20.000 mijë lekë në 21.000 lekë.

Në mbledhjen e këtij këshilli pati debate të forta midis kreut të Konfederatës së Sindikatave Kol Nikolla dhe ministrit të Punës, Spiro Ksera lidhur me nivelin e varferisë. 

“Është e vërtetë që në vitin 2008 ka ra 12%, sot të garantoj se varfëria, se këtu po flasim sipas studimeve të gjithë kush bën më shumë, sipas studimeve varion nga 28 deri në 36%, e ndarë sipas rajoneve, megjithatë kjo nuk është shifër zyrtare. Ne kërkojmë nga qeveria apo INSTAT një shifër zyrtare që të ballafaqojë shifrat tona. Janë 5 vite në krizë”,- tha Nikolla.

“Partia Socialiste thotë që ky është minimumi jetik. Termi minimumi jetik nuk ekziston në Shqipëri, është niveli i matjes së varfërisë”,- theksoi Ksera.

“Zoti ministër unë jam kryetari i Konfederatës së Sindikatave. Nuk jam i Partisë Socialiste dhe as i Partisë Demokratike, dhe përmendni këtu Ilon dhe Xhenevën që iu ktheu ju mes rrugës nga Italia për të votuar në Parlament. Dhe nuk keëni marrë pjesë në konferencë dhe nuk keni marrë pjesë në konferencë, por nuk desha ti bëj publike këto, ndaj unë nuk jam as i PS dhe as i PD, jam kryetar i Konferderatës së Shqipërisë.

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by Alqi (not verified) on

<p>I ashtuquajturi ,kujdes për &nbsp;sigurimin e një niveli page minimale sa më të &quot;lartë&quot; ,në të vërtetë eshtë një përpjekje e trashë dhe e pashpresë për të &nbsp;rritur të ardhurat në skemën e falimentuar të sigurimeve.<br />Ajo &nbsp;që do të ndodhë pas këtij vendimi ,është rritja e barrës fiskale &nbsp;tek punonjësi .Pas këtij vendimi secilit i duhet të paguaj edhe më shumë &nbsp;për sigurimet shoqerore,ndonëse paga reale e tij do të zvogëlohet edhe më shumë, në vënd që të rritet.&nbsp;</p><p>Dalja nga situata e krizës së skemës së sigurimeve ,është një problem sa ekonomik ,aq edhe administrativo-ligjor.Mbi të gjitha ,skema e sistemit të sigurimeve ,kërkon që shteti të luftojë në rrënjë informalitetin ,punën në të zezë ,të sigurohet transparencë e plotë e bilanceve ekonomike të bizneseve ,skema &nbsp;të përfshijë masivisht &nbsp;çdo punëmarrës &nbsp;dhe të realizojë penalitete të ashpra për çdo punëdhënës që abuzon me sigurimin e punonjësve të tij.</p><p>Çudija në këtë teatër ,është se edhe Sindikatat duket që jo vetëm s&#39;po kundërshtojnë ,por po bëjnë sikur po kundërshtojnë.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.