Demokrati part time Ilir Meta dhe DJ i protestës Lulzim Basha

Postuar në 08 Prill, 2017 12:41

Dje Petrit Vasili, alter egoja e Ilir Metës, deklaroi se qeveria dhe Edi Rama në krye të saj po ecin drejt autokracisë dhe diktaturës. Vasili është ministër i qeverisë, ndërkohë që grupi parlamentar i LSI-së votoi njësoj si PS-ja në seancën e fundit të parlamentit. Mund të vazhdohet pa ndalur të bëhet pyetja të cilës LSI-ja nuk i përgjigjet: Pse qëndron në këtë rrugë Ilir Meta? Pse nuk i shërben ai Shqipërisë duke u larguar dhe duke imponuar zgjidhjen politike demokratike? Dhe më tej: si ka mundësi që ai sërish ofrohet për aleancë me Ramën, ndonëse vendos ca kushte? 
Nga ana tjetër, kjo qasje që flet kundër diktaturës nga brenda grazhdit të pushtetit, ka marrë një rritje volumi nga DJ i protestës së PD-së, Lulzim Basha i cilim sot foli për tirani: 
Detyrat tona janë të qarta, ta ndalim tiraninë, qeverisja jashtë kushtetutës është tirani dhe tiranitë ndalen ose përmbysen, ky është mësimi i madh i demokracive të mëdha, është shkruar me gërma të praruara në Uashingtonin e SHBA, një qeveri jashtë ligjit është tirani dhe tirania përmbyset. Ju thashë kur i ktheva nga Uashingtoni se gjërat po ndryshojnë dhe kanë ndryshuar dhe dje bota u bë dëshmitare e rindezjes së shpresës dhe konfirmimit të lidershipit të SHBA që përvëluan bazat e një tirani që nuk kurseu fëmijët e popullit të tij nga sulmet me gaz helmues”- tha Basha.

Kanë ndonjë kuptim këto fjalë përtej motos: Gjithë fajin e ka Rama? Jemi dëshmitarë sesi PS-ja dhe përroi i analistëve që rri te gardhn i saj bënë përpjekje të stërmëdha dhe të stërzgjatura që ta karakterizonin Berishën si diktator, autokrat, kriminel, antishtet e deri agjent i UDB-së. Në fakt këto u tretën sapo Berisha pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe formalisht hapi zgjedhjet në parti. Pra e ndoqi parimin e sistemit në mënyrë korrekt për t’u lënë analistëve pështymën e tharë në buzë nga ulërimat 25 vjeçare. 

Ky shembull na tregon se sistemi aktual politik shqiptar, me sovranitet 50-50 me ndërkombëtarët, nuk i lejon askujt të kthehet në dikator, e ca më keq në tiran. Minimalisht do të kishim pasojat nga Europa që do të bënte izolim dhe do të adoptonte rezoluta. Minimalisht. 
Ndaj këto ngritje zëri nga një kryetar partie që nuk dihet të ketë shtuar një votë për PD-në janë tregues se ai që bën DJ në Ccadër jep shumë më pak garanci për seriozitetin e vet sesa kryeministri aktual, që ka një qeverisje të shumëakuzuar dhe me një mijë probleme. Pse? Sepse z. Basha, që edhe sot e kësaj dite ul sytë kur vjen puna për 21 janarin, po tenton të kthejë në kauzë lirie një situatë politike ku ai hyn e del si mesazher dhe kur ai vetë nuk afirmon dot LIRINË E VET POLITIKE.

Duhet një çikë më shumë seriozitet kur përdoren disa fjalë. Tirania është fjalë e rëndë, e madhe dhe e sigurt është se Edi Rama nuk meriton kaq shumë, pushteti i tij sigurisht që nuk është kaq i madh. Basha e di mirë këtë sepse sicc po duket luftën ndaj tiranisë po e bën edhe nga brenda me Metën që mban një këmbë në grazhdin e pushtetit e një tjetër në flamurin e demokracisë. 

E qartë është vetëm një gjë këtu: Edi Rama edhe të donte nuk do gjente dot miopë më të mëdhenj që po e faktorizojnë me politikë deklaratah pa asnjë veprim nga mbrapa. Është fatkeqësi të shohësh sesi fitilat e destabilitetti po kalojnë nga krimi dhe dështimi i qeverisjes në duart e opozitës dhe LSI-së për të relativizuar në mënyrë të padrejtë, rëndësinë që ka mbajtja në fokus të shqetësimit dhe ankthit si perceptim politik nga elektorati, të dështimit të qeverisë dhe jo të flakës së një lëvizjeje që të paktën po të dëgjosh Bashën nuk dihet nëse do të ndodhë, nga do të marrë dhe çfarë synon. Sa për demokratë dhe opozitarë të tjerë le të kujtojnë Ilirin kur thoshte se "Basha gënjen edhe për orën", për të kuptuar më mirë edhe Petrit Vasilin. 

Comments

Submitted by tomi (not verified) on

Ridikulizim i opozites megjithe dobesite e saj. Shume dakort qe Ilir Metes i mungon akti i daljes nga qeveria, dhe fjalet si sallate jeshile qe dalin nga selia e saj, pa nje akt, jane thjesht tymuese. Aspak dakort qe Edi Rama nuk synon pushtetin total me nje opozite kukull. Ridikulizimi i opozites qe prej 4 vjetesh, kete ka pasur si qellim. Deklaratat me 'budallenj ata qe votojne PD", "te mjeret", "hani groshe" e "hani pershesh" apo thirrjet per dialog sikur kemi nje kryeminister ne klase te V te nje shkolle fshati, nuk jane vetem probleme psiqike te kryeministrit tone, por kane nje qellim. E pra deklarata me pershesh, groshe e budallenj ne nivel kryetaresh, nuk kemi degjuar ne antagonizmin politik te shteteve qe perfaqsohen prej atyre nderkombetareve te cileve ky shkrim i ka atribuuar 50% te sovranitetit.

Nejse, ketu do te jemi e do te shohim se kush ka shume per te humbur e kush asgje; kush do te "humbe" e kush do te fitoje. Deri atehere, mirembeci.

Submitted by redaksia on

E para nuk ka qene kjo faqja apo hapesira ku eshte ridikulizuar opozita. Nuk besoj se keto fjale mund te na adresohen por edhe sikur te na adresohen, nuk i pranojme. Se dyti: Nuk po ridikulizohet ketu opozita(ne kete shkrim) por kryetari i saj zyrtar(jo dhe aq ridikulizim). Askush nuk ka shkruar deri me sot me keto konsiderata per opoziten, por eshte vete Lulzim Basha qe po merr pjese ne profilizimin e vetes. Askush nuk do te shkruaje ndonjehere per Sali Berishen ne kete forme. Te humbur jemi te gjithe. QE TE GJITHE. Nuk ka cfare te shikojme.

Mirembetshi edhe ju dhe gjithe te mirat! 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.