Dëshmia e Fatos Lubonjës për të atin: Më shkruante gjëra armiqësore...

Postuar në 08 Prill, 2017 10:52

Gazeta “Panorama” publikon sot dëshminë e Fatos Lubonjës në hetuesi në vitin 1975, kohë kur i ati, Todi Lubonja, ishte arrestuar dhe burgosur. Dëshmia e Lubonjës është në fakt akt denoncimi për të atin, ndonëse aty mund të hamendësohet se nuk ka të pavërteta. Publikimet e Todi Lubonjës konfirmojnë deri diku këto dëshmi të të birit, por në tekst Fatos Lubonja shkruan për “gjëra armiqësore” që i ati i shkruante në letra. Ai zbërthehet plotësisht kur rrëfen konsideratën e të atit për Enver Hoxhën dhe miqësinë me Ramiz Alinë. Një situatë qartë frike dhe thyerjeje. 

 

http://www.panorama.com.al/publikohet-dokumenti-kur-fatos-lubonja-deshmo...

 

Comments

Submitted by Bardhi (not verified) on

Si mund të marrësh për të vërtetë e të thuash se F. Lubonja denoncoi të atitn, kur dihet botërisht se këto dëshmi manipuloheshin ng Sigurimi. Të mjerët ju që jepni të tilla opinione mjerane! Botojeni të paktën pa e komentuar dhe lerjani lexuesit ta interpretojë vetë.

Submitted by andi 1 (not verified) on

23 vjeç ka qenë në 1975, dhe nuk ka pasur as mundësinë, as pjekurinë dhe as përvojën jetësore për të mundur të mbrojë të atin. Çdo aludim është thjesht dashakeq siç jemi ne shqiptarët.

Submitted by redaksia on

Ne hyrje eshte thene "situate e qarte frike dhe thyerjeje". Asnje prej keto te dyjave nuk te bene te dobet vec nese fshihesh. Lubonja e ka thene fjalen e vet, ai vetem per moral te dobet nuk mund te akuzohet te pakten ne raport me angazhimin e tij te pas '90-es dhe ne raport me publikun. 

Por dokumenti ka rendesin e vet dhe analize  e tij, te kontekstit, kritiken etj., mund ta beje dikush tjeter ose vete Lubonja. Dhe ne do ta publikojme. Cdo pwrpjekje per te konservuar melodramen e dashurise se publikut per Lubonjen eshte po ashtu e pavlere dhe ne thelb e pavertete. 

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Me falni pak:
Si u zbulua dokumenti?
Perse nuk ishte zbuluar me pare?
Kush e zbuloi?
A u hapen dosjet keshtu?
Kush tall byçën me njerezit dhe i fut e i qit dokumentat (apo edhe i sajon) kur i duhen?
A ka rregulla ligjore per publikimin e dokumentave qe lidhen me hetuesine ne kohen e diktatures?
Kur do te marre fund rrumpalla ne Shqiperi?
A kjo eshte era e shtetit qe po ben Rilindja me gjithe kryepallen psikopst delirant?

Submitted by redaksia on

Pyetje shume te drejta, por dokumenti eshte publikuar nga Panorama ku Lubonja eshte kontributor i rregullt. Ne cdo rast me e mira do ishte qe vete Lubonja te fliste per kete. 

Ceshtja ka nje interes edhe pwr shkak te "duelit" mes Todi Lubonjes dhe Mihal Luarasit per situaten e krijuar asokohe. Lubonja e cileson "personazh i transfiguruar" Luarasin qe nga ana e vet publikoi nje liber te posacem per kete, vitin e kaluar ndoshta ose ne 2015. Serish e theksoj: dokumenti nuk akuzon kend, F. Lubonjen jo e jo. Por ka rendesi per te kuptuar kohen e atehershme edhe pse pranoj qe publikimi i dokumenteve kerkon qasje me kritike. 

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Se pari, pyetjet e mia ishin gjenerike dhe nuk kishin per qellim ndonje kritike ndaj ResPublica-s. Per mua eshte e qarte qe pasi nje "dokument" publikohet nga nje media, mediat e tjera mund ta ripublikojne. Por

Se dyti, ajo qe mua me shqeteson eshte se eshte bere mode qe "dokumenta" te cuditshme per te thene me te pakten shfaqen kur i duhen dikujt, o per mire, o per keq. Po te pranojme qe dokumenti eshte origjinal, atehere i bie qe te kete qene pjese e nje prej dosjeve hetimore ose gjyqesore te kohes se diktatures. Atehere si doli, nqs zyrtarisht ato dosje nuk jane hapur ende???

Veç kesaj, dokumenta si puna e ketij te publikuar ketu, mund te falsifikohen sa te duash e si te duash, mjafton nje pako leter e vjeter, qe nuk eshte ndonje zor i madh te gjendet, nje makine shkrimi per ta shtypur dhe nje stilograf kinez per ta firmosur. Nejse, e kuptoj qe po rrah uje ne havan. Shqiperia as nje here nuk u be dot shtet i ligjit, ishte dhe mbeti shtet i Maliqit (per t'iu referua nje prej thenieve te famshme te kinematografise se mrekullueshme socrealiste).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.