"Mëkatet e ish- Kinostudios jo të vogla, kleri mysliman vuajti propagandën"
Debatit mbi shfaqjen ose jo të filmave të periudhës së komunizmit i shtohet edhe këndvështrimi i klerikëve, të cilëve regjimi u jepte një rol pezhorativ deri dhe tallës. Nëkryetari i Komunitetit Musliman, Gazmend Aga thotë në një intervistë për Gazeta Shqiptare se religjonet ishin më të goditura nga sistemi i propagandës që materializohej në filmat e Kinostudios.
Sistemi vetë ishte një fyerje e rëndë për klerin dhe besimin sepse e shpalli Shqipërinë vend ateist në mënyrë arbitrare. Gjithë propaganda dha aktivitet antifetar, antihuman, antivlerë. Luftën e klasave etj. Nuk mund t’i adresohet e gjitha Kinostudios, e cila si të gjitha pjesë e tjera të sistemit ka mëkatet e veta , kuptohet jo të vogla.
Sipas Agës, debati është i vlefshëm dhe duhet të marrë në konsideratë të dyja anët e medaljes, edhe punën e regjisorëve aktorëve dhe kineastëve por edhe denigrimin e padrejtë të klerit fetar.
Një debat konstruktiv me qëllim interesin publik është pozitiv sepse nga njëra anë është një punë e madhe e shumë aktorëve, regjisorëve dhe njerëzve të shquar, të cilët nuk kanë patur si qëllim propagandën, por artin dhe duhen vlerësuar për këtë, por nga ana tjetër duhet mirëkuptuar ndjeshmëria e qindra mijërave të lënduarve nga propaganda komuniste, pjesë vuajtëse e së cilës është edhe kleri mysliman Ne jemi për ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe opinionit publik dhe asnjëherë për vendime arbitrare dhe imponuese sepse ne nga kjo vuajtëm. Personalisht mund të them se për hir të ndërgjegjies kolektive do ishte mirë që filmat propagandistikë të mos shfaqeshin shumë ose aspak, por jo duke u censuruar me forcë.
Comments
Debati per trajtimin e fese
Debati per trajtimin e fese nen komunizem eshte i tejkaluar, sepse dihet prej te tereve se cfare sistemi ishte ai.
Por mua me duken demtuese diskutimi i nuancave te tilla se "kleriket e X feje u denigruan", cka nenkupton nje trajtim preferencial te klerikeve te nje feje tjeter. Sa per te pershkruar faktet, prifterinjte, sidomos ata katolike ishin ne syrin e ciklonit te ateizmit kriminal te komunisteve shqiptare. Vetem nje i verber ose fanatik do te diskutonte faktin qe prifterinjte akuzoheshin per armembajtje, bashkim em diversantet, perdhunime femrash (Komisari i Drites), shitje tek i huaji apo imoralitete dhe injoranca te gjithfaresojsh (Udha e Shkronjave dhe 14 Vjec Dhender vune perpara klerin Ortodoks). Nuk ka asnje dyshim se aksenti Geg ishte i barazvlefshem me personazhin negativ, qe nga teatri i kukullave e me tej ne produktet e kinostudios; aktoret shkodrane ndertuan karriera te tera mbi role negative!
Trajtimi i klerikeve te ciledo denominimi nuk ka perse te na ngjaje me ofensiv se tajtimi qe na u rezerva NE, POPULLIT SHQIPTAR. Si ne arte, ashtu edhe ne realitet. Arti i nje periudhe mund te shijohet dhe kritikohet, pa qene e nevojshme te krahasohet me nje sistem perfeksionist ku gjithcka ka marre peshen dhe vleresimin ideal. Kjo nuk mund te ekzitoje dhe ky nuk eshte qellim i artit. Keto jane filma, fiksone dhe jo dokumentare.
Ne filmat e dikurshem kleri
Ne filmat e dikurshem kleri katolik do dilte agjent i italianve, ai ortodoks agjent i grekerve ose i degraduar, ai mysliman si fanatik. Pra, kleri mysliman ishte me pak i deklasuar neper filma. Mirpo viktimizimi te jep pike sot!
Add new comment