Ligji për minoritetet në Shqipëri me ekspertizë nga BE

Postuar në 20 Mars, 2017 11:00

Ligji që qeveria shqiptare po harton për minoritetet po asistohet ngushtë nga Bashkimi Europian. Kjo thuhet në përgjigjen që Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn i ka kthyer eurodeputetit grek Dimitris Papadimulis, pas shqetësimeve të ngritura prej këtij të fundit për respektimin e të drejtave të pakicave dhe asaj të pronës në Shqipëri. Hahn thotë se Shqipëria është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe vlerëson boshllëqet që dalin në kuadër të procesit të Stabilizim-Asociimit. 
"Për sa i përket të drejtave të pronësisë, Komisioni konsideron se janë bërë përpjekje pavarësisht nga fakti se "zbatimi i të drejtave të pronësisë nuk është e garantuar ende dhe procedurat e regjistrimit të pronës, rimbursimit dhe kompensimit duhet të përfundojnë. Komisioni është duke monitoruar nga afër procesin e vazhdueshëm të  hartimit të ligjit për mbrojtjen e minoriteteve. Ky proces përfshin konsultimin publik, të ndihmuar nga një ekspertizë teknike ndërkombëtare.
Lidhur me luftimin e korrupsionit në sektorin privat, Shqipëria ka miratuar në viti. 2016 ligjin  për mbrojtjen e dëshmitarëve të interesit publik. Komisioni mbështet zbatimin e këtij ligji dhe masa më të gjera kundër krimit dhe korrupsionit"- thuhet në përgjigjen e Komisionerit Hahn. 

http://www.avgi.gr/article/10927/7993756/papademoules-pros-komision-labe...

 

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Fole po s'na the gje! Kacavirje neper pasqyra thone talianet! Keshtu eshte kur kerkon te mbash anen e politikave te nje qeverie si kjo e Edi Rames, arrin nje moment qe ja fut kot se nuk ke çfare te thuash.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.