Mllef për çadrën dhe mediat, në zgjedhje pa opozitën
Me jo pak mllef për opozitën dhe mediat, kryeministri Rama në komunikimin e fundjavës nuk tregoi shenja tërheqje nga qëndrimi për të mbyllur mandatin sipas afateve kushtetuese, ndërsa dekalaroi se mazhoranca do të futet në zgjedhje edhe pa opozitën. Ai tha se nuk ka ndërmend të prishë kontratën me popullin dhe se kriza që trumbeton opozita është vetëm e saj dhe jo e Shqipërisë, duke folur për interesa të ngushta politiko-mediatike dhe para të pista të investuara kundër qeverisë dhe atij personalisht. Rama tha se është i hapur për dialog dhe se mirëpret çdo propozim të ri për ndryshimin e Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve te OSBE-ODIHR. Pas këtij ligjërimi të kryeministrit pikëpyetjet shtohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, të cilat pa opozitën do të ishin një imazh aspak i mirë për vendin.
Comments
Duhet "bythe" e madhe prej
Duhet "bythe" e madhe prej Putini ose Lukashekno qe ti nuk ke si ta kesh. Prandaj ciu.
Zgjedhje pa opoziten
Zgjedhjet pa opoziten dhe funksionimi normal i parlamentit per 4 vitet e ardhshme eshte nje gje shume e veshtire! Por, nqs Edi Rama e arrin kete, pra eleminon PD-ne nga skena politike dhe e kthen vendin ne gjendje normale atehere ai do behej nje lider absolut, pervec zyrtar edhe shpirteror per shqiptaret!
Add new comment