Ramiz Alia: më vjen më keq për tufëzat se të dënuarit e komunizmit

Postuar në 08 Tetor, 2011 11:42

Në një intervistë të botuar te Shekulli sot, por dhënë një shqiptaro-amerikani me premtimin që ajo të botohej vetëm post-mortum, Ramiz Alia i cili ndërroi jetë dje, ka bërë një pohim bizar. “Kemi dënuar ata që me të drejtë a pa të drejtë i quanim armiq te pushtetit dhe popullit. Ky nuk ka qenë mëkati ynë më i madh. Tufëzat, po! Tufëzat varfëruan fshatin dhe qytetin. Ky ka qenë mëkati ynë më i madh!”, i ka pohuar Alia poetit Gjekë Marinaj, ky vetë një i arratisur nga Shqipëria dhe kundërshtar i regjimit komunist. Në fakt, duket se ka një lidhje mes përgjigjes së Alisë dhe amanetit të tij që intervista të botohej vetëm pas vdekjes. Keqardhja e ish-Sekretarit të Parë të PPSH për të dënuarit e regjimit, me vdekje apo me burgime e internime, është më e pakët se për një politikë ekonomike të gabuar: tufëzat e fshatit socialist shqiptar.

H.B.

Comments

Submitted by ujku (not verified) on

tufezimi beri varferimin e fshatit dhe te qytetit duke i shkurtuar ditet regjimit komunist. Nqs renia do vinte e bute dhe ndryshimi i sistemeve te behej i kontrolluar, mendoj se Shqiperia do ishte me mire se me ate palo revolucion qe bene. Ramizi mund te ndeshkohet nga historia,  nqs ne menyre te kontrolluar na vuri kete komunistin qe kemi kryeminister per te kujtuar shpesh here me nostalgji  diktaturen (zhurma ka patur qe ne 91 se kjo eshte e vertete).

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

"tufëzat e fshatit socialist shqiptar" ishte nji nder faktort e deshtimit ekonomik te sistemit komunist. Ky faktori ekonomik shkaktoi ramjen rrezimin e komunizmit. Pra Ramiz Alise i ka ardhe keq per shkakun e rezimit te komunizmit. Komunizmi si sistem ekonomik ishte ne vetvete nji sistem ekonomik falimentar. Prandej ai ne çdo rast, heret a vone do te falimentonte, pamvarsisht nga kohzgjatja nga manovrimet e Ramiz Alive.

Submitted by arian (not verified) on

Pohimi duket mese i arsyetuar;jeta e gjithe vendit nderroi sens per shkak te tufezimit,ndersa fenomeni tjeter ishte tashme si nje kod i mesuar prej te gjitheve,e shkelje ose jo,it's your choice!

Submitted by Gjee Ane (not verified) on

E fundit eshte e vertete qe Ramizi, na vuri komunistin ne krye te "PD"-se komunisto-balliste dhe sahanlepirese. Pa sa per te ashtuquajturin komunizem as qe mund te behet fjale pasi ishte vetem nje Komunizem Feudal i dal nga Stalini dhe do te vinte koha qe do te deshtonte. Por ne vendin tone, te pakten edhe ne uri, pasi te varfer ka ne cdo vend botes. Gjeeane.

Submitted by Blendi (not verified) on

Ne intervisten mbi librin e tij, z. Spartak Ngjela, ne studion e Alfred Pezes disa dite me pare, iu desh t'i pergjigjej pyetjes se cili ishte demi me i madh qe Enveri i beri kombit gjate sundimit te tij prej mese kater dekadash. Zoti Ngjela iu pergjigj, se gabimi me i madh ishte goditja e elites intelektuale shqiptare pas vitit 1967, pra elites komuniste liberale ku perfshihej edhe babai i tij, ai vete, etj. Ai aresyetoi se ai vit i mbrapshte, polli eliten komuniste extremiste e konservatore qe ulerinte atehere ne formen e kontrollit punetor, e sot ne formen e injorances ne pushtet, qe ulerin akoma sa here hap gojen dhe nuk lejon qarkullimin e elitave te verteta.

Megjithate, aresyetimi i Ramiz Alise eshte me i drejte dhe me pragmatik, per mendimin tim. Gabimi me i madh i periudhes se sundimit enverist(se komunist nuk ishte) ishte kolektivizimi i pashembullt i bujqesise apo e zgjeruar me tej si ide, goditja ne qelize e prones private. Jo se lufta e klasave ishte e mire, por ajo egziston ne nje fare forme ne cdo shoqeri, edhe ne ate kapitaliste, dhe rikuperohet, ne kuptimin qe pas shume vitesh do te jete vetem histori. Jo se mbyllja e kufijve ishte e mire, por edhe ajo rikuperohet, sic dhe eshte  rekuperuar.

Por goditja e prones private solli jo vetem skamjen e skajshme te fshatit dhe qytetit por ajo polli  kete zallahi te papare me tokat e prona ne periudhen post komuniste si dhe  abuzimet e pafundme me to nga ana e politikaneve. Ne fund te fundit i gjithe tranzicioni nuk eshte gje tjeter vetem lufte e paprincipte per zhvatjen e pronave nga politikanet e mbrapshte ne pushtet(prandaj dhe nuk mbaron per aq kohe sa ka ende dicka per te zhvatur). Praktikisht eshte nje dem i parikuperueshem qe iu be vendit nga regjimi enverist.

Tung,

Blendi

Submitted by raimondi (not verified) on

Si gjithmone shume i sakte ne gjykim Ramiz Alia --Tamam Vizionar

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.