Hungaria vë në lëvizje diplomacinë në BE kundër Platformës Shqiptare

Postuar në 06 Mars, 2017 20:12

Hungaria ka ndërmend të vërë në lëvizje institucionet e Bashkimit Europian për të dënuar të ashtuquajturën Platformë Shqiptare, mbi të cilën partitë në Maqedoni po negociojnë të drejtat e tyre. Sipas agjencia maqedonase MIA, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto u tha reporterëve se “Hungaria e dënon platformën dhe ndërhyrjen e një kryeministri të huaj në punët e brendshme të një vendi fqinj”. Aludim i qartë ky për kryeministrin Edi Rama, që është akuzuar si nga presidenti maqedonas Ivanov, nga ish-kryeministri Gruevski dhe kryeministri në detyrë, Dimitriev se ka ndërhyrë hapur në zhvillimet politike në Maqedoni.

Më tej akoma, Szijjarto ka bërë të ditur se i ka kërkuar kolegëve të vet në BE që të publikojnë qëndrimet e tyre mbi këtë çështje, me ç’rast ministrat e Jashtëm të Austrisë, Greqisë dhe Sllovenisë, i janë bashkaur thirrjes së tij. Sipas tij këta ministra do të kërkojën që të dënohet zyrtarisht nga BE-ja Platforma Shqiptare. Dalja e Greqisë në këtë qëndrim është diçka e papritur nisur nga tensioni i saj me Maqedoninë për emrin, ndërkohë që Kurz i Austrisë “mike dhe partnere strategjike” është në vazhdën e pjesëmarrjes së tij në fushatën elektorale në Maqedoni përkrah Gruevskit.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/323/133598307

Comments

Submitted by Dy (not verified) on

Pse , nuk eshte e lejueshme apo e moralshme te nderhysh ne punet e brendshme te nje shteti tjeter ??? Po atehere pse keta Europianet ( te certifikuar BE) dhe disa te tjere... i futin hundet pothuajse cdo dite ne punet e brendshme te Shqiperise ???

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Puna eshte or zotni se ne ua lypim vete si BE ashtu edhe SHBA, jo vetem te nderhyjne por te bejne ligjin si ua do menderja, qe pastaj lartgjatesia e tij Edvini i Kristaqit te mund te thote, ja ne kemi edhe BE edhe SHBA me vehte. Kurse nderhyrjen e Shqiperise ne punet e Maqedonise nuk ia lypi njeri ketij kryepalluqes qe kemi ne per shef ketu ne Albanistan.

Submitted by dy (not verified) on

O plako, jam dakord me ty per vleresimin qe i ben "liderit boteror". Po une ka kohe qe nuk merem me te. "Lidera" si ai une bej nga nje cdo mengjes. E kam fjalen per keto "demokracite" Brand Name, te certifuara zyrtarisht, qe u duket e denueshme nderhyrja me ndonje fjale e dikujt ne politikat e nje vendi tjeter, nderkohe qe ata vete si Perendite Olimpit dikur, edhe kur hedhin bomba mbi popujt e tjere e quajne kontribut per demokracine dhe mbeshteje per forcat demokratike. Tek ne ,nuk ka mbetur profesor apo fshatar i huaj pa ardhur per te na dhene mend e pa sugjeruar ndryshime e permiresime ligjesh. E fundit ishte kjo fshatarja spanjolle ( si e kishte emrin Dallaverja ?) qe ben edhe interpretimin europianisht te kushtetutes. Kerkohet te behet drejtesi duke shkelur ligjet, e per me teper Kushtetuten. Greket bejne proteste ne BE se pse ne heqim nje prift apo shembim nje kishe, shqiprare gjithmone , e askush nuk i thote atje se kjo eshte nderhyrje. Nje ambasador i huaj organizon protesta e del edhe vete ne demonstrate per te influencuar ne vendimet e deputeteve e kjo quhet demokraci. "Lideri boteror" nderhyn me fonde ne fushaten zgjedhore te nje vendi te huaj e me pas jep deklarata e vleresime ekstreme per nje kandidat presidencial e kjo nuk i quhet nderhyrje. Kjo tregon se demokracite e certifikuara, ato perendimore apo euroatlantike si na pelqen ti quajme kane parime , norma, standarte e ligje te cilat nuk i shkelin ne asnje rast. Ligji i tyre eshte ligji i xhungles : peshku i madhe e ha te voglin. Ne shqiptaret qe nuk kemi patur fatin te kemi xhungel e si rrjedhoje nuk i njohim ligjet e saj, kemi nje shprehje tjeter per keto raste : Mos beni si bej une por beni si ju them une. Ne te dyja rastet une nuk e kuptoj se c'fare mund te perfitojme ne si popull, jo liderat, duke shkuar pas avazit te tyre. Sa per ate muhabetin e "lypjes", ajo ha shume diskutime. E para nuk ja kemi lypur ne si popull por elita e Rilindjes mbeshtejen e nderhyrjen direkte perendive te Olimpit bashkohor, Se sa perqind te popullit perfaqson rilindja, llogarite vete. Ne kete prizem, edhe nderhyrjen e "Liderit Boteror" e kerkuan partite politike shqiptare ne Maqedoni , te cilat edhe ato perfaqesojne nje perqindje jo te paperfillshme atje

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.