Censusi deri sot: Fotografia fetare e popullsisë së Shqipërisë, me gjasa, e deformuar

I interesuar për saktësinë statistikore të fotografisë fetare që do të prodhojë censusi i popullsisë dhe banesave të Shqipërisë, kam pyetur këdo që njoh sesi i është përgjigjur pyetjes mbi besimin fetar. Shumica më kanë thënë se kanë deklaruar si besim fetar atë që ka patur tradicionalisht familja e tyre. Kur u kam thënë se kishin edhe opsionin që të përgjigjeshin se nuk i përkisnin ndonjë besimi fetar, por ishin besimtarë, disa prej tyre kanë mbetur si të habitur. “Po mua s’ma lexuan këtë opsion dhe thjesht deklarova fenë e gjyshërvve e të stërgjyshërve të mij,” - ishte përgjigjia e tyre.
Dje pata fatin të intervistohem edhe unë për censusin. Siç më kishin thënë, intervistuesi nuk e mori mundimin të lexonte katër opsionet rreth besimit fetar (1- I përkas besimit..X..; 2- Nuk i përkas ndonjë besimi fetar, por jam besimtar; 3 - Nuk i përkas ndonjë besimi fetar dhe nuk jam besimtar; 4 - Preferoj të mos përgjigjem). Ai thjesht më pyeti nëse i përkisja ndonjë besimi fetar dhe shtoi se mund të mos përgjigjesha, po të doja.
Hamendje: Po të vazhdojë kështu censusi, gjasat janë që fotografia fetare e popullsisë së Shqipërisë së sotme të dalë e ngjashme me atë të vitit 1938 (kur është pyetur për herë të fundit rreth fesë), pasi shumica do të deklarojnë fenë e gjyshërve, jo besimin/mosbesimin e tyre aktual. Në qoftë se pyetja rreth përkatësisë fetare do të shkallëzohej në mënyrë korrekte në praktikë, mund të rezultonte se rreth 60% e shtetasve shqiptarë janë thjesht deistë - pra, që besojnë në ekzistencën e një qenie të gjithfuqishme abstrakte, e cila nuk ka patur ndonjëherë mëkëmbës të saj në këtë botë. Ndërkohë, nja 10% e shtetasve shqiptarë mund të rezultonin ateistë dhe vetëm 30%, me gjasa, do të rezultonin si besimtarë të njërit prej besimeve fetare që janë aktualisht aktivë në Shqipëri.
E. Zaloshnja
Comments
Perse zoti Zaloshnja jeni te
<p>Perse zoti Zaloshnja jeni te shqetesuar per fotografine fetare te shqiperise? Me te pyetura lart e poshte nuk qendiset opinioni per deformimet e regjistrimit. Problemi nuk qendron ketu, por tek teknikat e censusit si raste kur regjistruesit i shenojne te dhenat neper fletore, me pretekstin se mos bejne gabime. Njerzit jane aq te vetedijshem te deklarojne se cilit besim i perkasin, keshtu qe argumenti yt se do te dali i deformuar per arsyet qe permed jane qesharake. Tjeterkund fle lepuri</p>
Me vjen t'u them; gomere...
<p>Me vjen t'u them; gomere... vetem kur te vine t u vene nga nje çallme ne koke do te thone qe nuk jane myslimane?? Apo kur t'i shugurojne te thone qe nuk jane te krishtere ??</p>
Ej, serioze te duket ty kjo,
Ej, serioze te duket ty kjo, qe te shprehesh skepticizem mbi nje proces qe ne fakt ka humbur cdo ligjitimitet e kredibilitet por nuk nguron te hedhesh ca perqindje te tuat, keshtu si me gjase... Jo po futi dhe nje pershesh me qumesht nga pas. Dhe nje shenim, akoma eshte debat ne sociologji nese perkatesia fetare sociologjikisht ka parasysh vetem bindjen fetare apo dhe perkatesine kulturore kuu perfshihet dhe origjina e prinderve dhe vazhdon te kete aq artikuj studimore per arsye te rendesishme sa mos te te duket kaq e prere me thike kjo pune. Po keshtu perqindje per muhabet tavoline kafenesh nuk e di pse na harxhoni kohen duke na I sjelle per ti lexuar.
Add new comment