Një krim tronditës në Pogradec: babai vret të birin

Postuar në 08 Tetor, 2011 10:27

Në fshatin Vërdovë (hera e parë që ky fshat dëgjohet e përmendet në publik) të Pogradecit raportohet se ka ndodhur një krim I shëmtuar, një nga ato krime që gazetarët e kronikës së zezë kanë kohë që kanë zënë t’I emërtojnë si krime brenda familjes. Dhe krimi në fjalë është nga më të tronditësit që mund të ndodhë brenda familjes: Njazi Kromollari ka goditur për vdekje me sopatë të birin, Kudretin. Ngjarja tragjike ka ndodhur në banesën e Njaziut. Lajmet e para që vijnë flasin për një sherr mes të dyve, por nuk dihet çfarë ka bërë që të aktivizohet pulsioni vrastar tek Njaziu, që është me moshë mbi të shtatëdhjetat.

Ky është krimi I n-të I kësaj tipologjie që raportohet nga mass-media, dhe statistikat na thonë se krime të tilla nuk lidhen me ndonjë rajon, apo fe, apo subkulturë të caktuar; përkundrazi, krimi brenda familjes është I shtrirë si një flamë në gjithë territorin e në të gjitha kategoritë e shtresat e shoqërisë.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>shumë makabre nga mediat kjo shfaqje e sëpatës tërë gjak...&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.