Protesta e PD-së vijon pa ndërprerje. Çadrat rishfaqen në bulevard

Postuar në 18 Shkurt, 2017 13:47

Partia Demokratike ka nisur siç premtoi protestën e saj në bulevardin qendror të Tiranës. Protesta ka kaluar pa eksese dhe oratorët kanë mbajtur fjalimet e tyre kundër qverisjes së keqe dhe situatës aktuale. Në vijim të protestës, PD-ja ka vendosur të ngujohet në bulevard duke ngritur çadrat, aty ku disa vite më parë socialistët bënin të njëjtën gjë pas zgjedhjeve të vitit 2009.  Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se edhe ai do të qëndrojë në shesh me protestuesit.

Unë e kam vendosur të qëndroj në shesh, ju ftoj të qëndroni dhe ju. Rroftë Shqipëria, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

Nga ana e vet, kryeministri Edi Rama, ka përcjellë live protestën duke bërë ndër të tjera këtë koment:

"Vetëm 6 vjet më parë, Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e shtetit të kapur prej pushtetit, pikërisht në bulevardin ku në këtë moment protestohet, pa gardhe telash me gjemba dhe asnjë frikë e trysni nga shteti. Prandaj s'mund të mos jemi sot krenarë, edhe për këtë ndryshim kaq rrënjësor në rrugën tonë për të bërë shtet, ku padiskutim ka rezistencë e pakënaqësira të natyrshme.

Është padyshim një rrugë shumë e vështirë. Reformat e vërteta nuk janë aspak të lehta, madje shpesh janë operacione mjaft të dhimbshme. Por s'ka asnjë të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë, fëmijët tanë, pa i operuar me kurajo pjesët e kalbëzuara në vite të organizmit të shtetit. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptojnë këtë. Ata janë të vetëdijshëm edhe për vështirësitë, edhe për domosdoshmërinë e reformave.

Por s'ka dyshim se Shqipëria dhe shqiptarët e lënë 25 vjet në baltën e një tranzicioni të gjatë pa reforma, meritojnë vazhdimin me vendosmëri të tyre, e veçanërisht të reformës në drejtësi! E cila duhet zbatohet një orë e më parë duke filluar nga vettingu. Ne do të ndjekim e dëgjojmë me respekt, çdo shprehje pakënaqësie të pakicës, por nuk do të ndalemi asnjë minutë në përmbushjen e misionit tonë për të bërë shtet".

Zë pakice ose jo, e vërteta është se kryeministri duhet të kuptojë se bashkë me ato që ai i quan reforma është zhvilluar edhe një korrupsion dhe abuzim i këtillë saqë nuk mund të fshihet.

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Gje me kontradiktore (per nje logjike normale) se thenia "Rrofte Shqiperia, poshte PS" nuk mund te gjendet!! Gjithsesi keto protesta do te deshtojne sepse shqiptaret i dine mire peshat e gjerave!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Gjeja me logjikisht normale qe mund te thuhet eshte "Rrofte Shqiperia, poshte PS", eshte si me thene "Jashte nga shtepia buburrecet dhe morrat e kuq".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.