Miqtë e fuqishëm të Edi Ramës - një karrierë që po mbështetet me çdo çmim

Postuar në 13 Shkurt, 2017 09:40

Përplasjet e fundit mes Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, vijojnë të tërheqin vëmendjen mediatike në botë. Pas Ëashington Times që u cilësua si gazetë e dorës së dytë, sot një hapësirë kësaj përballjeje i lë edhe gazeta New Europe, e cila publikohet në Bruksel. Gazeta është e njohur dhe ajo e ka trajtuar situatën në Shqipëri në kontekstin e një korrupsioni që po konvertohet në ndihmë politike për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë. Jo pa domethëie është fakti se shkrimi me titull: Aleatët e fuqishëm të Edi Ramës, është publikuar në rubrikën “Kassandra” e cila trajton keqadministrimin e fondeve të BE-së.

Gazeta u referohet artikujve të WT dhe Huffington Post duke cilësuar se ka një “përpjekje të përqendruar në Shqipëri, nga interesa të caktuara për të mbështetur kryeministrin aktual Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme të qershorit 2017”.

Duke përshkruar situatën në vend, përballjet për reformën në drejtësi, rolin e Fondacionit Shoqëria e Hapur, artikulli shtron një çështje me karakter të pastër opozitar në Shqipëri:

Është e çuditshme sesi ambasdadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin, kanë heshtur për kultivimin e drogës, trafikun dhe korrupsionin

Nga kjo akuzë kalohet mandej në një sulm që zbardh disa aspekte.

Nuk është sekret që bashkëshorti i Vlahutin është në bordin e Soros në Bosnje ndërkohë që ka qenë aktiv në fushatë kundër Donald Trump…Disa diplomat të huaj në Tiranë duke folur në kushte anonimati për NE shprehin pakënaqësi për mungesën e Transparencës në menxhimin e fondeve të BE-së nga Vlahutin

Këtë nënvizon gazeta e cila duket se i shtohet vargut të mediave ndërkombëtare që po godasin praktikat e qeverisë shqiptare, drejtuesi i së cilës po asistohet thuajse në mënyrë të pakushtëzuar në ecurinë e karrierës së tij, por jo në përmirësimin e gjendjes në Shqipëri.

https://www.neweurope.eu/article/powerful-allies-edi-rama/

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Populli e ka kuptuar qe 23 vite me pare qe pa partine socialiste Shqiperia nuk behet, prandaj e mbeshtet pa rezerva! Soros e kompani kete nuk e kuptuan ne fillim dhe mbeshteten edhe palen tjeter! Tani e kane kuptuar gabimin dhe mbeshtesin pa rezerva Edi Ramen! Tani kane kuptuar se edhe ne nje rast disfate te neoliberalizmit ne rang global, bastioni i fundit i tyre do jete ne Shqiperi! Shqiperia nuk tradheton PS sepse identifikohet me te! Pa PS nuk ka Shqiperi!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Bravo Artan, e nxorre buken edhe per sot. Kryetari Edvin Bytho Rama do te te jape karamelen qe te takon per idiotizmin e rradhes.

Pa PS nuk ka Shqiperi?!? Te paska rene ne dore Hashash i cilesise se dobet. Me mundesite qe ke ti mundohu ta gjesh me te mire hashashin e te thuash psh marrezira te nje lloji tjeter si psh "Shqiperia do te dali kampion Bote ne futboll ne 2018". Jo per gje po eshte me e besueshme se ai traplleku "Pa PS nuk Shqiperi".

Submitted by Artan (not verified) on

"Trapllekun" pa PS nuk ka Shqiperi, do ta tregoje populli shqiptar me 18 qershor! Do jete edhe nje vertetim i forte qe partia socialiste dhe Shqiperia jane nje! Vetem durim!

Submitted by alfred (not verified) on

Degradimit politik dhe moral i shtohen pasojat ekonomike dhe te gjitha deshtimet bashke tregojne ne fund te fundit dhe degradimin mendesor te drejtuesve aktual qe qeverisin vetem me arrogance dhe pa pergjegjshmeri.
Deri sa populli, votuesit me mire te kuptojne se nje politikan eshte vecse nje instrument per te arritur te mirat e perbashketa nuk me ti vije asnje e mire.
Boll me tifoz qe shkojne nga njera ane te tjetra, vetek kerkesa e llogarise mund te ndryshoje gjithshka.

Submitted by Zagorioti (not verified) on

Nuk ka folur akoma CUCUMAKU.
Kur te flase ai, atehere mbani frymen...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.