Kushtetuesja e Kosovës vendos: Jo shamive në shkolla!

Postuar në 07 Tetor, 2011 15:41

Të shkuarit e vajzave me shami në shkollë do të ndalohet deri kur të vendoset për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës. Aty thuhet qartë se Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjen e besimeve fetare. Mbi këtë arsyetim është mbështetur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila ka hedhur poshtë një ankimim të Arjeta Selimit, një vajze nga Vitia, nxënëse në shkollën publike ‘Kuvendi i Lezhës’. Beteja e Arjetës ka zgjatur plot dy vjet, sipas gazetës Koha Ditore, dhe ka përfunduar me humbjen e saj dhe bashkë me të edhe të shumë vajzave si ajo që ndjekin arsimin publik, por dëshirojnë të mbajnë edhe shamitë si shprehje të besimit të tyre. Lëvizja ‘Bashkohu’, një organizatë joqeveritare, nëpërmjet protestave të premteve pas faljes së xhumasë ka kërkuar që shteti të heqë normat që ndalojnë shamitë në shkolla. Protestat e mbajtur deri tani në Prishtinë do të përhapen në qytete të tjera të Kosovës, njofton lëvizja.

H.B.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Amen!

Submitted by arnaut (not verified) on

Vendim i turpshem i Gjykates Kushtetuese i cili shkel mbi Kushtetuten e Kosoves e cila shume qarte e mbron shprehjen e lire te besimit fetar ne publik. Shamia e vajzave myslimane nuk ka te beje me laicitetin e institucionit, eshte thjeshte shprehje individuale e besimit. Keta gjyqtare duhet te vijne te gjithe ne Amerike e te mesojne c'eshte laicizmi se e kane kuptuar si anti-fe...

Submitted by arnaut (not verified) on

Plus qe nga lajmi nuk merret vesh ne e shqyrtoi ceshtjen e Arjetes apo thjesht refuzoi ta shqyrtonte sepse nuk jane ezauruar mjetet e tjera ligjore????

Submitted by dalan (not verified) on

Mjere shqiptaret, nga kush drejtohen. Argumenti i Gjykates Kushtetuese eshte krejtesisht qesharak:  Meqe shteti qenka laik dhe kjo do te thote se vajzat me shami nuk duhet te lejohen te shkojne ne shkolle. Sipas kesaj, atehere nuk duhet te lejohet ndertimi i kishave dhe xhamive, sepse shteti eshte laik.

Taksirate e kane vajzat, te vuajne matufepsjen e gjykatesve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.