Rama fut edhe ministrat e LSI-së në karvanin e qenve
Që teatrit PS-LSI i ka dalë boja kjo nuk fshihet më, por deklaratat e fundit të ministrit të Mjedisit Lefter Koka duket se kanë ekspozuar edhe publikisht përmasën reale të mënyrës si këto dy parti i të Shqipërisë Europiane i janë servirur publikut.Në përgjigje të akuzave të ministrit të LSI-së për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit e vet në profilin e tij në Facebook, anketën e KE për indeksin e besimit te institucionet, e posaçërisht te policia e Shtetit.
Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Europian, POLICIA E SHTETIT konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucionet- shkruan Rama, duke e shoqëruar postimin me grafikun përkatës dhe shprehjet e njohura të tij, Rilindje, Shqipëria e Gjeneratës Tjeter dhe Qente le të lehin, karvani ecen përpara.
Një metaforë që kryeministri e ka shoqëruar shpesh me buzëqeshjen e tij, duke iu referuar opozitës, por që mesa duket nuk e kursen edhe për ministrat e Rilindjes. Vështirë të kuptohet në këtë situatë se kush është karvani dhe kush janë qentë, e sigurtë është se edhe nga mazhoranca nuk mungojnë lehjet.
Comments
Obobo!
Eshte fare e qarte tashme qe edhe brenda karvanit ka pasur e ka qen sa te duash, keshtuqe bashke me karvanin edhe qente shkojne perpara, madje mua me duket se ai qe i prin karvanit eshte qeni kryesor, dmth ai qe leh me fort nga te gjithe qysh nga 2013 e ketej.
futu@yahoo.gr
Mesa kuptoj une, : KARVANI LE TE LEHE, QENTE ECIN PERPARA
Add new comment