Raporti i forcave me Serbinë, Shqipëria shpenzon 8 herë më pak për mbrojtjen
Ditët e fundit nuk kanë munguar deklarata lufte nga Beogradi pas tensioneve me trenin e nisur drejt Mitrovicës. Teorikisht çdo konflikt ushtarak në rajon do të implikonte më shumë se dy palë dhe gjasat për rivendosur ekuilibra përmes forcës duket zgjidhja e fundit dhe më shumë një lojë deklaratash sesa një perspektivë politike. Gjithsesi Serbia dhe Shqipëria janë dy fuqi ushtarake me specifikat e tyre që lidhen si me orientimin strategjik të dy vendeve ashtu edhe me pozitën gjeografike. Kështu nëse Shqipëria shpenzon rreth 110 milionë dollarë në vit për mbrojtjen, Serbia shpenzon 8 herë më shumë ose 830 mln dollarë. Në planin e Mbrojtjes Shqipëria është pjesë e Aleancës së NATO-s, ndërsa Serbia jo. Ndërsa parametrat ushtarakë janë të tillë:
Shqipëria
- 3 020 209 banorë
- 28 748 km katrorë
- 14 500 Forca ushtarake aktive
- 5 000 rezervistë
- 0 avionë luftarakë
- 21 helikopterë
- 4 aerodrome
- 17 anije të flotës bregdetare
- 18 000 km rrugë
- 339 km hekurudhë
- 23 390 fuçi nafte në ditë
Serbia
- 7.209.764 banorë
- 77.474 km katrorë
- 52.000 ushtarë aktivë
- 170.000 rezervistë
- 119 avionë luftarakë
- 39 helikopterë
- 225 makineri lufte
- 26 aeroporte
- 0 anije luftarake
- 11.500 fuçi nafte
- 41.913 kilometra rrugë
- 3379 kilometra rrugë
- 82 sisteme raketore
Comments
Anetarsimi ne NATO eshte
Anetarsimi ne NATO eshte kryesisht nje faktor komforti psikologjik dhe jo avantazh real. Se pari, nga pikpamja luftarake cdo vend duhet te jete ne gjendje te rezistoje nga pikpamja operacionale deri sa te mberrijne ndihmat nga aleatet. Nese vendi pushtohet si rezultati i nje blitz te suksesshem, aleatet do te duhet ose te benin nje zbarkim te tipit Normandi, ne bregdet (cka do te ishte e veshtire, me shume kosto njerezore per ta, dhe me perjashtim te pak km ne Jug, deti nuk eshte i thelle mjaftueshem per flotat e renda), ose do ti hynin aventures se luftes malore ne Malin Gramoz. Nese vendi pushtohet, aleatet ne rastin me te mire do te bombardonin pushtuesin jo-NATO nga ajri. Gje qe do te pakten 6 muaj te fillohet dhe nganjehere nuk ka fund. Se dyti, edhe nese Shqiperia reziston forcat pushtuese me ca forca te pakta dhe te raskapitura, shancet qe NATO dhe ShBA te kene interesa strategjike reale, duhet vene ne pikepyetje. Trump dhe administrata e tij 8 vitet e ardheshme, zor se ngrene gishtin. Se treti, ne rastin hipotetik te nje agresioni ushtarak nga Veriu, ka shume mundesi perkrahja e Rusise. Kushdo te jete president ne ShBA, veshtire se do te rrezikonte nje lufte frontale per mbrojtjen e vendeve te tilla si Shqiperia apo Republikat Baltike, qe jane te parendesishme dhe ushtarakisht mbase te pambrojteshme (perjashto raste te vecanta kur nje pergjigje ushtarake behet e dobishme per arsye te tjera).
Strategjia e vendeve te vogla si Shqiperia duhet te jete qe te krijohet nje sistem mbrojtes jo nen iluzionin e ndihmes nga jashte apo te mbrojtjes a la Enver Hoxha te cdo km2 te territorit kombetar. Strategjia e mbrojtjes duhet thjesht te syjnoje ti ngreje agresorit numerikisht superior koston e agresionit dhe me pas te shpresoje ne rrethanat nderkombetare te favoreshme...
Fuqia shqiptare
Wehrmachti ka qene ushtria me e forte dhe me e motivuar, historikisht! Gjithsesi shqipetaret i shporren me 29 nentor 1944 nga vendi yne dhe ato iken me turp nga Shqiperia! Prandaj statistikat numerike nuk jane decizive! Sa per Serbine 11 luane ne fushen e futbollit ne Beograd qendruan si trima perballe nje turme prej 40000 vetash te ekzaltuar nga flamuri i shqipes natyrale! Serbet ne nje rast lufte do linin vijen e frontit edhe perpara luftimit! Nuk e kruan kush me ne, e dine mire se cfare bishash behemi kur na cenohet interesi kombetar!
Obobo!
Artan, shembulli qe sjell ti eshte jashtezakonisht domethenes. Ushtria e Lavdishme Partizane nuk pyeti per Wehrmachtin dhe e shpartalloi pa nje pa dy dhe turpin me te madh ata gjermanet naziste e pesuan tamam ne Shqiperi perballe forcave si bisha te egra me interes kombetar te cenuar. Ku pyesim ne per ca serbe te lodhur qe me shume bejne llafe se pune.
Add new comment