Meqë jemi te Zonjat e Para... Një incident i '97-s në Nju Jork rrëfyer nga Nesho

Shtypi vijon të merret këto ditë me Odeta Nishanin, zonja e parë e re e vendit. P.sh.gazeta Shqip raportonte sot që znj.Nishani, bazuar te deklarata e pasurisë, veç të tjerave është edhe zonja e parë më e pasur ndër 6 zonjat e para të vendit prej Ramiz Alisë e këtej... Meqë jemi te zonjat e para po sjellim një rrëfim të ish-ambasadorit shqiptar në OKB, Agim Nesho, në një libër me kujtime nga mandati i tij në krye të misionit në Nju Jork, ku ai tregon:
“Në fund të vitit 1997 erdhi në Nju Jork zonja e parë e Shqipërisë, Lidra Mejdani. Këshilltari i shtypit i Presidentit, (Mentor Nazarko) që e shoqëronte, më tha së kishte organizuar me disa përfaqësues të diasporës një darkë për zonjën Mejdani. Darka do të jepej te restoranti i Gashit. Darka shkoi mirë, biseduam me shumë miq, bëmë fotografi, madje Parashqevi Simaku, e cila këndonte në sallën e madhe të restorantit, e përshëndeti zonjën e parë me një këngë. Nga fundi i darkës, pronari i restorantit afrohet dhe i thotë diçka në vesh Rex Erbelit, që ishte ulur së bashku me ne në tavolinë. Rexi del dhe më vonë vjen e bisedon me Ekrem Bardhën dhe Mentorin, të cilët u ngritën nga tavolina. Ngrihem dhe e pyes Rexin se ç’ka ndodhur. “Ka ardhur Azemi me katër djem të rinj dhe dy prej tyre janë të armatosur. Po ti mos u bëj merak, se lajmërova disa shokë të mi dhe kur vijnë ata nuk pipëtin as miza,” - tha Rexi. Unë u trondita, se kisha përgjegjësinë e zonjës së presidentit dhe po mallkoja veten që nuk kishim qenë të përgatitur më parë, e të kishim gjetur një lokal më të qetë e më pak të frekuentuar nga shqiptarët. I kërkova Lidrës të ngriheshim. Të gjithë dukeshin aq të shqetësuar, sa e miratuan veprimin tonë. Kushedi së çfarë mendonin të ndodhte! Të nesërmen, shumica e gazetave të djathta në Tiranë, flisnin për darkën tonë, sikur ishin paguar 2000 USD për hyrje për person, si dhe akuzonin për shpërdorime kolosale...”
Re.Pu.
Comments
Ca thoni more? Heroi i
<p>Ca thoni more? Heroi i Demokracise Azemi bente kesi gjerash?</p>
heuuuu.. Sh interesante. Dhe
<p>heuuuu.. Sh interesante. Dhe deshmon cfare rrugacesh kemi ende ne krye! Keta trima i dergonte Saliu, "kryeministri evropian" i Shqypnise Demon-kratike</p>
Perrallat e nipit te Hysni
Perrallat e nipit te Hysni Kapos, i derguar per pushime nga Nano ne OKB, mund te perdridhen gjithsesi nen efektin e frikes militante, por dicka dime mire ne qe e kemi pare Gimin e Puros ne New York, ku edhe mblodhi fonde per familjen, Azem Hajdari ka pasur temperament por nuk ka qene i cmendur. Ate e kane ruajtur se kane pase friken e njerezve te Nanos e te Gimit te Neshove e Kapove, e te ndokujt tjeter. Ndersa kur Gimi sqaron friken e tij, megjithse e di mire se ka pasur imunitet dhe ka qene i mbrojtur ne cdo cast nga shteti amerikan edhe kur ai ka harruar se po ndodh dicka e tille, harron ose ben sikur harron se ne restorantin e Shaqir Gashit, qe ka ushqyer falas kedo qe i ka thene se eshte shqiptar, kurre nuk ka guxuar njeri te krijoje sherr. Aq me teper Azemi qe ma fort e kane cu me hanger nje darke shqiptare te Gashi se sa me ca ... me nje narcisist frikacak si perfaqesuesi komunist i Shqiperise ne OKB.
Kot me te pyt, e ke ndjekur
Kot me te pyt, e ke ndjekur tani Gimin e Puros se kujt i ben fresk?
Add new comment