Meqë jemi te Zonjat e Para... Një incident i '97-s në Nju Jork rrëfyer nga Nesho

Postuar në 15 Qershor, 2012 04:15

Shtypi vijon të merret këto ditë me Odeta Nishanin, zonja e parë e re e vendit. P.sh.gazeta Shqip raportonte sot që znj.Nishani, bazuar te deklarata e pasurisë, veç të tjerave është edhe zonja e parë më e pasur ndër 6 zonjat e para të vendit prej Ramiz Alisë e këtej... Meqë jemi te zonjat e para po sjellim një rrëfim të ish-ambasadorit shqiptar në OKB, Agim Nesho, në një libër me kujtime nga mandati i tij në krye të misionit në Nju Jork, ku ai tregon

“Në fund të vitit 1997 erdhi në Nju Jork zonja e parë e Shqipërisë, Lidra Mejdani. Këshilltari i shtypit i Presidentit, (Mentor Nazarko) që e shoqëronte, më tha së kishte organizuar me disa përfaqësues të diasporës një darkë për zonjën Mejdani. Darka do të jepej te restoranti i Gashit. Darka shkoi mirë, biseduam me shumë miq, bëmë fotografi, madje Parashqevi Simaku, e cila këndonte në sallën e madhe të restorantit, e përshëndeti zonjën e parë me një këngë. Nga fundi i darkës, pronari i restorantit afrohet dhe i thotë diçka në vesh Rex Erbelit, që ishte ulur së bashku me ne në tavolinë. Rexi del dhe më vonë vjen e bisedon me Ekrem Bardhën dhe Mentorin, të cilët u ngritën nga tavolina. Ngrihem dhe e pyes Rexin se ç’ka ndodhur. “Ka ardhur Azemi me katër djem të rinj dhe dy prej tyre janë të armatosur. Po ti mos u bëj merak, se lajmërova disa shokë të mi dhe kur vijnë ata nuk pipëtin as miza,” - tha Rexi. Unë u trondita, se kisha përgjegjësinë e zonjës së presidentit dhe po mallkoja veten që nuk kishim qenë të përgatitur më parë, e të kishim gjetur një lokal më të qetë e më pak të frekuentuar nga shqiptarët. I kërkova Lidrës të ngriheshim. Të gjithë dukeshin aq të shqetësuar, sa e miratuan veprimin tonë. Kushedi së çfarë mendonin të ndodhte! Të nesërmen, shumica e gazetave të djathta në Tiranë, flisnin për darkën tonë, sikur ishin paguar 2000 USD për hyrje për person, si dhe akuzonin për shpërdorime kolosale...”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ca thoni more? Heroi i Demokracise Azemi bente kesi gjerash?</p>

Submitted by bio-metri (not verified) on

<p>heuuuu.. Sh interesante. Dhe deshmon cfare rrugacesh kemi ende ne krye! Keta trima i dergonte Saliu, &quot;kryeministri evropian&quot; i Shqypnise Demon-kratike</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

Perrallat e nipit te Hysni Kapos, i derguar per pushime nga Nano ne OKB, mund te perdridhen gjithsesi nen efektin e frikes militante, por dicka dime mire ne qe e kemi pare Gimin e Puros ne New York, ku edhe mblodhi fonde per familjen, Azem Hajdari ka pasur temperament por nuk ka qene i cmendur. Ate e kane ruajtur se kane pase friken e njerezve te Nanos e te Gimit te Neshove e Kapove, e te ndokujt tjeter. Ndersa kur Gimi sqaron friken e tij, megjithse e di mire se ka pasur imunitet dhe ka qene i mbrojtur ne cdo cast nga shteti amerikan edhe kur ai ka harruar se po ndodh dicka e tille, harron ose ben sikur harron se ne restorantin e Shaqir Gashit, qe ka ushqyer falas kedo qe i ka thene se eshte shqiptar, kurre nuk ka guxuar njeri te krijoje sherr. Aq me teper Azemi qe ma fort e kane cu me hanger nje darke shqiptare te Gashi se sa me ca ... me nje narcisist frikacak si perfaqesuesi komunist i Shqiperise ne OKB.

Submitted by George (not verified) on

Kot me te pyt, e ke ndjekur tani Gimin e Puros se kujt i ben fresk?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.