Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë votuar edhe nga PS-ja. Thjesht Kryeministri po përsërit alibinë "Fajin e ka Saliu"
Sjellja e kryeministrit, e për pasojë ekzekutivit ndaj pushtetit gjyqësor po kapërcen çdo normë. Edi Rama duket se ka gjetur samarin që kërkonte për t’i rënë sa herë që nuk i bie gomarit për probleme të ndryshme. Kjo edhe sepse problemet shpesh i krijon vetë.
Ndërkohë që ka dilema për hapjen e negociatave po lidhet qartazi me çështje serioze të drogës, krimit, korrupsionit, kryeministri po mban në këmbë, pa ndonjë argument të qenësishëm, narrativën se fajin e ka Saliu me gjykatësit e vet. Kësaj radhe është Gjykata Kushtetuese që po bën punën obstruksioniste të Saliut. Mirëpo kjo nuk është as mënyra e duhur për të trajtuar problemet dhe as i shërben atij reformimi të gjyqësorit, sa kohë që me këtë standard gjithkush nesër do të thotëse “këta janë gjyqtarë të Ramës”. Ka edhe një aspekt formal në këtë rast: anëtarë të Gjykatës Kushteteuse janë njerëz që janë votuar nga PS-ja kur atë e drejtonte Edi Rama. P.sh
Bashkim Dedja - dekretuar nga Bamir Topi. Si kryetar është votuar më 31 tetor 2013 me 126 vota pro e asnjë kundër
Vladimir Kristo - Anëtar në vitin 2007. Kryetar në vitin 2007-2010(dekretuar nga Alfred Moisiu)
Vitore Tusha - Anëtare që nga viti 2008 dekretuar nga Bamir Topi(PS-ja mori pjesë në emërimin e saj)
Altina Xhoxhaj - Anëtare që nga viti 2010. Dekretuar nga Bamir Topi(në vitin 20008 PD-ja rrëzoi
Xhoxhajn si propozim për Gjykatën e Lartë).
Katër të tjerët: Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo janë emëruar në prill të vitit 2013.
Ai që u shpreh kundër vettingut kështu siç është paraqitur është Vladimir Kristo, i cili nuk është kontestuar ndonjëherë nga PS-ja.
Gjatë kësaj kohe socialistët i janë drejtuar disa herë Gjykatës duke pranuar rolin e saj si arbitër, të cilin ja jep KUSHTETUTA. Sa për vlerësimet politike, krejt joserioze të kryeministrit, le të kujtojmë se z. Rama nuk bëri asnjë koment mbi vendimin e kësaj gjykate për mandatin e Koço Kokëdhimës.
Kuptohet qartë halli i këtij individi. I duhet një fajtor për shfryrë shuplakën që pritet nga BE-ja, e cila sheh lumin e drogës dhe të korrupsionit. Kjo sjellje vetëm për mentalitet shteti nuk flet. Pasi një mentalitet i tillë kërkon që të jesh serioz edhe kur këtë gjë nuk e ke për karakter.
Comments
clidhje ka qe jane votuar nga
clidhje ka qe jane votuar nga ps..pse mos ps ka qene e eshte vete e paster dhe u jep kredo morale dhe gjyqtarve..
Add new comment