Meta, METE, dhe skraparllinjtë

Postuar në 26 Shtator, 2011 02:36
Eduard Zaloshnja

Shkak për të shkruajtur këto rreshta u bë një vërdallisje që më shkaktoi “CEZ Shpërndarje”, kompania që ka monopolin e furnizimit me energji elektrike të familjeve shqiptare. Në faturat që më dërgon CEZ-i, ka disa muaj që më figuron si e papaguar një shumë prej 26 mijë lekë të reja, ndërkohë që në librezën e pagesave vërtetohet me firmë e me vulë që e kam paguar rregullisht energjinë e konsumuar. Kur u ankova për këtë gjë në një nga qendrat e kujdesit për klientin të CEZ-it, më thanë se pagesat nuk ishin pasqyruar ende në sistemin e tyre kompjuterik, por do të pasqyroheshin më vonë. Dhe kur u ankova për të dytën herë, më thanë se duhej ta zgjdhja problemin në Postën Shqiptare, ku dhe i kisha bërë pagesat. Por punonjsit e kësaj të fundit më thanë se duhej ta zgjidhja te CEZ-i, sepse ata i kishin transferuar atje pagesat. Si përfundim, shkova për një ballafaqim tjetër  te CEZ-i, ku, më së fundi, përgjegjsi i zyrës së kujdesit ndaj klientit ma zgjidhi problemin.

Gjatë vizitave te CEZ-i, pashë dhjetra e dhjetra qytetarë që ankoheshin ose për të njëjtin problem me timin, ose për probleme të tjera me faturimin e enrgjisë.  Njëri ndër ta, personi që ishte në rradhë pas meje në vizitën time të fundit, më tha: “Z. Zaloshnja, duhet të shkruash një artikull për vuajtjet që po na shkakton ky dreq CEZ-i!” Meqë nga e folura m’u duk me origjinë nga Skrapari, e pyeta: “Mos je gjë patriot i Ilir Metës?” Dhe pasi më dha një përgjigje pohuese me kokë, vazhdova: “Në qoftë se ke votuar për partinë e tij, e ke edhe ti një farë përgjegjsie për mënyrën sesi na trajton CEZ-i”. Gjysëm i turpëruar, skaparlliu më dha të drejtë me një të tundur të kokës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, bashkbiseduesi im te zyra e CEZ-it i bie të jetë një nga 118 mijë shqiptarët që votuan për LSI-në në zgjedhjet e 8 majit. Por le të supozojmë, siç supozojnë shumë opozitarë, se kjo shifër është e fryrë artificialisht. Le të themi pra, se në kutitë e votimit duhet të ishin realisht jo 118 por 100 mijë vota për LSI-në. Edhe kaq, janë shumë për një parti që, përveçse i tradhëtoi politikisht përkrahësit e saj pas 2009-ës, ka keqdrejtuar ministrinë më të rëndësishme që iu besua të drejtonte –  Ministrinë e Energjisë, Tregtisë dhe Ekonomisë (METE).

Ilir Meta ishte anti-berishiani më i fortë në katër vjetët e para të qeverisjes së Berishës. Ai kërkoi me ngulm rrëzimin me revolta të qeverisë së këtij të fundit dhe premtoi para zgjedhjeve të 2009-ës se do ta nxirrte në pension “autokratin Berisha”. Kjo linjë e fortë e Metës u vinte për shtat përkrahësve të tij, të cilët ishin kryesisht me origjinë nga krahina të njohura anti-berishiane si Skrapari, Berati e Fieri. Por pas zgjedhjeve të 2009-ës, përkundër ç’mund të prisnin votuesit e LSI-së, Meta, jo vetëm që nuk e nxori në pension “autokratin Berisha”, por i dha atij dhe votat e domosdoshme për një mandat tjetër kryeministror. Një në dorë për votuesit e LSI-së!

Me t’u futur në koalicionin e Berishës, LSI-ja mori drejtimin e METE-s dhe e ka ruajtur atë deri më sot. Dhe si ka punuar këto dy vjet METE? KESH-i, i cili është në vartësi të drejtpërdrejtë të METE-s, e ka përmbytur disa herë me ujrat e Drinit zonën veriperëndimore, sepse ka dashur të mbajë rezerva sa më të mëdha uji në hidrocentrale, duke u detyruar kështu t’i hapë portat e tyre kur lumi ka patur prurje të mëdha. Po përse KESH-i, i mbikqyrur drejtpërdrejt nga METE, është i interesuar të mbajë rezerva ujore tej kapacitetit normal të hidrocentraleve? Ndoshta për të shitur sa më shumë energji me tenderat e famshëm të KESH-it...

METE, përveç administrimit të hidrocentraleve ekzistues,  kryen dhe procesin e licensimit për ndërtimin e hidrocentraleve të rinj. Ky proces, siç na lë të kuptojë videoja e famshme Prifti-Meta, duket se shërben për të mbushur xhepat e këtij të fundit me qindra mijra euro, në dëm të taksapaguesve shqiptarë (kuptohet, edhe të votuesve të LSI-së). Gjithashtu, në kontratën që i jep CEZ-it monopolin e furnizimit të shqiptarëve me energji elektrike, METE është përfaqësuesja e shtetit (nënkupto edhe e votuesve të LSI-së, të cilët i paguajnë taksa këtij shteti). Dhe kur CEZ-i tallet me shqiptarët (siç u tall me mua, me atë skraparlliun LSI-st, e me mijra të tjerë), METE-ja nuk bëhet e gjallë. Përkundrazi, Meta, kur ishte në krye të METE-s bënte vizita luksoze në Pragë, të sponsorizuara nga CEZ (shih  http://www.gazetatema.net/web/?p=348). Dy në dorë për votuesit e LSI-së!

Mund të vazhdohet edhe me tre e katër në dorë për votuesit e LSI-së, por besoj se kaq mjafton për të bërë pyetjen e habitur se si ka mundësi që të paktën 100 mijë shqiptarë (për të mos thënë 118 mijë) ia dhanë votën LSI-së në zgjedhjet e fundit. Në vitin 2009, LSI-ja mori rreth 74 mijë vota, ose rreth 40 mijë më pak se në 2007-ën, kur kishte qenë në koalicion me PS-në.  Dhe kjo tkurrje mund të shpiegohet me faktin se, pavarsisht nga anti-berishizmi i deklaruar i Metës, një pjesë e përkrahësve iu larguan pas ndarjes së tij me Edi Ramën (LSI-ja pretendon se iu vodhën vota në 2009-ën, por gjithsesi, nuk mund t’i jenë vjedhur 40 mijë vota!).  Dhe logjika, bazuar në argumentet e mësipërm e të tjerë argumente, të thotë se tkurrja e LSI-së do të vazhdonte edhe në 2011. Por ç’ndodhi? LSI-ja, në vend që të pësonte tkurrje elektorale, arriti të bymehet me 30-45 mijë vota!

Mund t’i kuptoj, por jo t’i justifikoj, një pjesë të atyre 100-118 mijë shqiptarëve që votuan për LSI-në në 8 maj. E kam fjalën për ata që, falë LSI-së, zunë vende pune në adminstratën shtetërore. Dhe unë njoh personalisht disa prej tyre. Ata e justifikojnë votën me thënien “Çilimijtë me bukë m’i mban vendi i punës që më siguroi LSI-ja, jo llafet e opozitës”.

Disa të tjerë mund t'ia kenë dhënë votën LSI-së për arsye materiale afatshkurtëra – kam dëgjuar se zyrat lokale të LSI-së, në shkëmbim të votës, kanë “ndihmuar” votues të tillë me para në dorë... Këta votues as nuk i kuptoj e as i justifikoj dot! Dreqi e mori, çfarë i pengoi që t’i merrnin paratë që vërtet u nevojiteshin dhe pastaj mos t’ia jepnin votën të korruptuarës LSI? Ata mund ta bënin votën të pavlefshme ose t’ia jepnin atë një partie tjetër, pa u marrë vesh nga njeri...

Dhe është një grup i tretë LSI-stësh, të cilët fare, ama fare, nuk i kuptoj e nuk i justifikoj dot - vazhdojnë të votojnë për LSI-në thjesht sepse janë me origjinë nga Skrapari! Disa të tillë që njoh nuk kanë asnjeri të punësuar nga LSI-ja, nuk kanë përfituar asnjëherë ndonjë gjë nga kjo parti, janë anti-berishianë të flaktë, e megjithatë, votuan përsëri në 8 maj për LSI-në. “Pse?”, i kam pyetur. “S’e tradhëtojmë dot patriotin tonë Meta”, më janë përgjigjur... Dreqi e mori, unë jam me origjinë nga Skrapari e simpatizant i Ballit Kombëtar, por kurrë nuk do të kisha votuar për skraparlliun Abaz Ermenji (sado idhull që e kam patur si ballist), në qoftë se ai do të ishte shfaqur në televizion duke diskutuar për afera korruptive qindra mijra dollarëshe, pavarësisht se ç’do të vendoste Gjykata e Lartë për të!!!

Comments

Submitted by paskali (not verified) on

pse o skrapalli je dhe ti o

na nderuat ju skrapallinjte. bravo

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Epo skrapallinjte nuk kane ndonje ndryshim  nga Tropojanet..........Nje mentalitet eshte.....P.sh Zaloshnja ka kaluar  nga PPSH tek PD tek PBK.......se ndryshe nuk kishe si e merrje Shkollen e Larte ne Kohen e PPSH dhe te jepje Mesim keshtu qe Zaloshnja nuk ka ndonje ndyshim nga META, METE dhe Skrapallinjte..................

Submitted by Formula (not verified) on

Zaloshnja nuk e di a e viziton shpesh  vendlindjen po duhet thene qe Meta ka ber goxha per Skraparin dhe skrapallinjte..Dhe kta t fundit(perfshire edhe mua) duke pare qe nuk eshte se ka ndonje oferte serioe politike ne kohe zgjedhjesh eshte normale qe do votojne ate njeri qe t pakten do mendoje pak me shume per ta.

Submitted by backa (not verified) on

Meta eshte nje skrapali qe perfitoi nga majtizmi i Skraparit.Te tjerat bene udhe,qekur u zgjodh njehere kryeminister pa njefare merite.Tani thone qe ka bere lek te madh;jo ,epllakat,jo me flori,jo me METE.Perfundimishtqelloi qe skrapallinjte ne vend te ndertonin Skraparin u dynden ne Tirane.Po ata edhe kete ia dine per nder Metes.S'doli njeri t'ia dije per nder Muçi Nanos,djalli ta marre!

Submitted by Tajlerand (not verified) on

Z. Zaloshnja, ju ka lexuar edhe here te tjera ne shkrimet tuaja ku jo pa qelli permendni LSI-ne dhe Skraparin. Po a nuk mendoni se nese ka kaq shume Skrapalinj qe e votojne LSI-ne pa interes eshte dicka e mire sesa po ta votojne ne favor te ineteresave? A nuk mendoni qe nese ka kaq shume Skrapalinj qe e votojne LSI-ne pa interes, ndoshta nuk duhet para gabimi tek keta mijra Skrapalinj qe e mendojne ashtu, por tek 1, si ju, qe ka mendim tjeter? Dhe dicka tjeter, Skrapali nuk duhet vetem te jesh, por edhe te ndihesh, dhe Skrapalinjt e vertete nuk shkruajne " Skraparllinjte", por " Skrapalinjte"...ose ndonje me i vjeter  " Skrapallinjte"...me pak fjale kompleksi juaj  ndaj Ilir Metes, duket qarte ne shkrimet tuaja. Gjithe te mirat z. Zaloshnja  nga Skrapari, si simpatizante i Ballit Kombetar, Themelues i PD-se, Vazhdues i PAD-se, mbeshtetes i Rames...dhe "analist i pavarur"

Submitted by eriar (not verified) on

Hera e pare qe e pranon qe je nga Skrapari,por dhe kete here me vetekenaqesine qe je ndryshe nga Skrapallinjte( ne fakt thuhet skrapalinjte).

Edhe sipas matematikes tende qe per LSI kane votuar shume me pak se 118 mije votues,por ta haje dreqi kaq ment i ke qe jo te gjithe jane skrapalinj,se Skrapari  ka rreth 30 000 banore dhe po ti supozojme qe te gjithe votojne( ??? duke futur ketu dhe ata qe jane larguar nga Skrapari). Po per pjesen tjeter te votuesve te LSI  qe mbeten cdo te thuash qe dhe ata jane skrapalinj?

Po na flet Z.Zaloshnja,sikur vjen nga hena.Dhe femijet e dine te gjithe qe te gjithe ata qe luftojne per pushtet dhe ata qe u rrine nga pas ketyre ,luftojne vetem per pushtetin e parase.

Nuk po gjejme nje analiste te njeanshem dhe te pavarur.

Dhe kategorite  tuaj luftojn  vetem per para dhe jo per dinjitet.Punojne per ti sherbyer pushtetit qe ata pelqejne.

Dhe kedo qe te analizosh zotrote (pavaresisht se ti nuk do) te gjithe nje gjeje i sherbejne : paras.

Kjo vlen dhe per ty.

Submitted by respublica (not verified) on

Sipas Fjalorit te Gjuhes se Sotme Shqipe (Botim i vitit 1980):

Skraparlli-u (m. sh.) -nj -njtë. Banor vendas i krahinës së Skraparit ose ai që e ka prejardhjen nga Skrapari.

E. Zaloshnja.

Submitted by backa (not verified) on

skrapali i bie qe te jete nga Skrapari i poshtem,kurse skrapalli te jete nga Skrapari i eperm.Back to A,dmth Backa eshte fjale anglisht,qe eshte zbuluar ne nje ish-fshat te Skraparit qe humbi ne antikitet 20 vjet me pare,me ardhjen e terbimit te terapise se Shock-ut;Shock-ollinjve.Ata nuk jane back-A-linj,por backallinj.Fjalori shqip thote karpuz,po korçaret i thone imonik,kurse lushnjaret i thone sharqi.Dhe debati ketu eshte kot fare,se linj apo llinj ka pak rendesi.

Submitted by Ram-isti (not verified) on

Qenke futur ne mendime z. Zaloshnja.

Me ne fund te paska shkuar mendja se mos gjen shpetim tek gramatika, e paske shfletuar Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe, e paske cuar tek germa S, e kur e ke pare qe u shkruaka sic e ke shkruar ti, te qenka ndricuar fytyra. Aleluja - ja ku erdhi shpetimi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.