Qeveria krenohet me rritjen e investimeve të huaja, por vetë pranon se ekonomia nuk kreditohet
Agjencia qeveritare Aida raporti sot për shifra entuziaste lidhur me investimet e huaja, duke iu referuar një një raporti të fundit të drejtorisë ekonomike të Komisionit Europian që konstaton një rritje të investimeve të huaja direkte në Shqipëri në masën 22.4 %.
Do kishte vend për optimizëm nëse një shifër e tillë do pasqyronte etjen e sektorëve të ekonomisë për investimeve të huaja, por siç dëshmon edhe vetë raporti të cilit i referohet qeveria nvestimet kryesore që kanë sjellë impakt janë kryer në energjitikë, duke ndikuar sipas saj edhe në përmirësimin e infrastrukturës.
Pra rritja në vlerë e investimeve të huaja lidhet kryesisht me gazsjellësin TAP ose HEC-et që ndërtohen nga projekte të trashëguara dhe të negociuara nga qeveria e shkuar. Që do të thotë se shifrat që serviren që nuk janë tregues as i aftësisë negociuese të kësaj qeverie dhe as i klimës së favorshme për biznes. Këtë e vërteton vetë raporti kur thotë se “E vetmja fushë që mbetet shqetësuese është ajo që ka të bëjë me kredidhënien për biznesin nga ana e sektorit bankar, që mbetet në nivele të ulëta”. Çka do të thotë se ekonomia shqiptare nuk ofron garanci për investime dhe si e tillë nuk thith dot financime të brendshme. Në dokument përmenden zhvillimet kryesore të tremujorit të fundit në Shqipëri, ku si më i rëndësishmi veçohet miratimi i ligjeve të reformës në drejtësi, që sipas Brukselit zyrtar do të sjellë një përmirësim të përgjithshëm të klimës ekonomike.
Comments
Jam kurioz te di cfare jane
Jam kurioz te di cfare jane ato si breshka te bardha qe mbajne ne koke e dore keta burrat.
Sepse jane edhe me kollare . Po ndertohet ndonje tunel ?
EDI E MBAN NE DORE SE NUK I ZE KOKEN.
Add new comment