Problemet serioze me drejtshkrimin, rikthehet gjuha shqipe në shkollat e mesme

Postuar në 01 Tetor, 2016 20:10

Vitet e fundit në provimet e Maturës kryesisht janë konstatuar probleme të mëdha të nxënësve me gjuhën amtare. Sipas specialistëve të fushës është vënë re se gjate ndërtimit te esesë, nxënësit nuk respektonin rregullat e drejtshkrimit, nuk njihnin shenjat e pikësimit dhe shfaqnin probleme në të shprehur. Me keto mangësi ata vijonin shkollën e lartë dhe më pas në punë. Nisur nga kjo situatë është vendosur që teksti i Gjuhës Shqipe në shkollat e mesme të kthehet pas 30 vitesh. Kurrikula e re e gjuhës ametare ka nisur nga klasa e 10 dhe do të vazhdojë deri në maturë. Gjuha shqipe është hequr nga shkolla e mesme ne vitin1984. Pas kësaj periudhe, ajo mësohej si lëndë më vete deri në klasën e 8 dhe më vonë deri në klasën e 9 të arsimit të detyruar.
Ndërsa 10 vitet e fundit gjuha amtare ishte e shkrirë me njohuritë e letërsisë në një tekst të vetëm. As kjo formë nuk dha rezultate madje përkeqësoi njohuritë e shqiptareve me gjuhën amtare. "Duke filluar nga ky vit shqipja është lëndë bazë nga klasa e 1 deri në të 12", raporton Vizion Plus.

Comments

Submitted by Pashtriku (not verified) on

Edhe ti ke probleme serioze. Qe ne titull. Drejtshkrimi jo drejtëshkrimi. Kthehu edhe ti ne shkolle te mesme me shoket.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.