Rroftë pushteti, poshtë opozita!

Postuar në 01 Tetor, 2011 03:18
Mustafa Nano

Kur erdhi refuzimi i parë nga ana e BE-së i kërkesës sonë për të marrë statusin e vendit kandidat, m’u desh të ndodhesha në studiot e televizionit “Alsat”, në një debat me njerëz të pushtetit. Në ndryshim nga tani, atëmot kish pak pritmëri nga mazhoranca, e cila do donte të bënte me atë rast një festë të madhe të ngritur mbi dy arritje, atë të liberalizimit të vizave dhe atë të marrjes së statusit të vendit kandidat. Qeveria e bëri festën, prapëseprapë. E bëri të madhe sa më s’kish. Nuk mund ta linte pa e shtrydhur politikisht këtë ngjarje. Të njëjtën gjë kish bërë dhe me anëtarësimin në NATO pak kohë më parë. Festë, fishekzjarrë, fjalime, britma, e mbi gjithçka binin në sy flamujt e PD-së, flamujt e asaj partie që “ia doli ta fuste vendin në NATO”. Të krijohej përshtypja se PD-ja e kishte futur vendin në NATO për inat të socialistëve dhe prandaj e kishin monopolizuar këtë ngjarje, më saktë vjedhur, ashtu si çdo gjë tjetër në këtë vend, nga vota e deri te trojet, tenderët, licencat e paratë publike.

Na futi PD-ja në NATO? Absolutisht jo. Anëtarësimi në NATO ishte një vendim i marrë nga Aleanca Euroatlantike, për qëllime të sajat (të cilat neve na vinin e na vinë prore për osh). E nëse do duhej të shihej se s’bën edhe ndonjë meritë lokale, syri do duhej të shkonte te të dy krahët, pasi anëtarësimi ishte finale e një procesi që filloi pas vitit 1992, u ndërpre në vitin 1997, rifilloi në vitin 1998 e nuk ndali derisa erdhi momenti i anëtarësimit. Pak ditë e javë para se në Bruksel të merrej vendimi historik, Edi Rama u ka bërë udhëheqësve të Aleancës lutje, a thirrje, nga pozicioni i përunjur i numrit një të opozitës, për ta pranuar Shqipërinë në gjirin e vet. Sapo kish ndodhur Gërdeci, që i vuri një njollë të madhe qeverisë, Kryeministrit (babait të djalit të ngatërruar keq në atë aferë vrastare), dhe ushtrisë, e opozita kish gjithë të drejtën t’u thosh boss-ëve të Aleancës, që “ne, me këtë qeveri e me këtë Kryeministër, nuk jemi ende gati për në NATO”. Por nuk e bëri. Veproi drejt? Për mua, jo. Do duhej ta kish bllokuar atë anëtarësim (ndërkombëtarizimi i Gërdecit mund ta bënte këtë), i cili gjithsesi do vinte shumë shpejt, pasi siç thashë, përpara se të ish një projekt i yni, ka qenë një axhendë e NATO-s. Tregoi ndonjë çikë mirënjohje Berisha për socialistët e Edi Ramës? As që bëhet fjalë. Siç e thashë, festën e bëri vetë, me të vetët, për të vetët, e për inat të socialistëve e të kundërshtarëve të tij.

Të njëjtën gjë bëri dhe ca më vonë pra, kur erdhi festa e liberalizimit të vizave, e cila në fakt do duhej të anulohej për shkak të shuplakës që na u dha me refuzimin e kërkesës për marrjen e statusit të vendit kandidat. Liberalizimi i vizave ishte i lidhur veç me garancinë, që shqiptarët do të pajiseshin me pasaporta biometrike. Ky ishte kushti, dhe nga ky kusht buronte dhe arritja medemek e stërmadhe e qeverisë: organizimi i një tenderi, përgatitja e pasaportave, shpërndarja e tyre, dhe kaq. Ndërsa refuzimi i statusit ishte tjetër gjë. Të marrësh statusin duhen këllqe, duhen vepra, duhen prova. Na u tha “jo” atëherë, ngaqë Parlamenti nuk funksiononte, ngaqë nuk ish bërë lufta kundër korrupsionit, ngaqë nuk ka rend e ligj, ngaqë priteshin prova të tjera për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ngaqë opozita nuk pranonte të hynte në Parlament, ngaqë institucionet dhe administrata ishin nën presion të pushtetit etj.

Berisha festoi, megjithatë. Dhe logoja e festës ishte: “liberalizimi i vizave u krye prej nesh, statusi i vendit kandidat për në BE na u refuzua prej opozitës”. Kjo ishte gjëja më e poshtër që mund të thuhej; dhe më idiotikja. Por e thanë. Nuk doli asnjë karafil nga mazhoranca të tentonte ta ndalonte këtë avaz, këtë gjë që s’qëndronte as në qiell e as në tokë, dhe në këtë mes nuk e kam fjalën veç për deputetët vuvë të saj. Jo, e kam fjalën për të gjithë kampin e mazhorancës, që fillon me deputetët vuvë e mbaron me intellighentsia-n në shërbim të Kryeministrit. Përkundrazi, të gjithë thoshin të njëjtën gjë idiotike e të poshtër, d.m.th. që “vizat u liberalizuan për meritë të qeverisë, ndërsa statusi na u mohua për faj të opozitës”. Kushedi sa herë e kam dëgjuar këtë frazë në studiot e “Alsat”-it në ditët e harbimit të madh, e shumica e atyre që e thoshin nuk ishin deputetë e politikanë, por gazetarë e opinionistë.

Po më vjen vërdallë një deja vu (kjo është arsyeja që m’u kujtuan këto situata e ngjarje të shkuara). E dinë tanimë që përgjigjja e Brukselit do të jetë sërish “jo”, dhe nuk shihet asnjë çikë trishtim në fytyrat e tyre. Po shoh që njerëz të mazhorancës po bëhen gati ta këndojnë sërish refrenin e “opozitës që po na bllokon, e opozitës që s’po na lë të hyjmë në Europë etj”. Në periudhën kohore që ndan dy refuzimet kjo qeveri ka vrarë katër njerëz në bulevard, ka shpallur puçistë autoritetet më të larta të shtetit e të politikës, ka penguar organet e hetimit të gjenin vrasësit, ka penguar e vonuar hetimin e Gërdecit, dhe së fundmi ka vjedhur dhe zgjedhjet në Tiranë, e prapëseprapë, ata do t’i mëshojnë idesë që “nuk na e japin statusin për faj të opozitës”.

Ambasadorët do të jenë aty për ta shfryrë pak tullumbacen e teprimit, e për të thënë se “të dyja palët janë përgjegjëse”, por makina e madhe e propagandës qeveritare (gazeta, televizione, lajme, opinionistë, intelektualë, zyrtarë patriotë etj., etj) do bëjë çmos që në eter të përhapet mbi të gjitha një e vetëm një lajm: fajin e ka opozita. Jemi i vetmi vend në botë, ku të jesh me opozitën është frikë, e turp, e marre, ndërsa të jesh me pushtetin është nder. Dhe modë. Dhe qejf. Tralala!

Comments

Submitted by Artemis (not verified) on

Me siguri i referoheni kolegeve tuaj analist zoti Nano,kur thoni se te jesh me pushtetin eshte nder,sepse edhe ato 'qytetar' qe ja do 'halli' te jene me kete pushtet tani me e kan me siklet ta pranojne nje gje te tille.Nuk ka vler diskutimi per bagetite sepse ato do mbeten gjithnje.Ne kete pike degradimi te pushtetit c'do mbeshtetes i tij eshte bashkefajtor direkt per krimet ndaj atdheut.Nuk mund te jete me justifikim injoranca,i vetmi shpetim do te ishte cmendia.

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Nuk duhet marre shume seriozisht ajo puna se "opozita na pengon" eshte thjesht nje shprehje e radhes  per te  justifikuar  veten ne sy te opinionit publik.

Puna eshte se me "Kasap (kirurg)" te tipit Berisha ne drejtim te vendit dhe nje "Bunga Bunga" i tipit Meta apo nje "Karafil" te tipit Rama apo me nje "Bacio le Mani"  te tipit Nano ate perfundim do kete, nje mohim te statusit.

Me arme neper kembe, me gjakmarrje (Blood Feud ) neper kembe, me prona me nga  4-5  pretendues pronash , apo e  te tjera.......duhen edhe te pakten  edhe nja 15 vjet te tjere.......

Keshtu qe Mustafa mire ben qe shkruan se ajo eshte Puna  Jote por thjesht sa humb kohen .......

Submitted by Arber (not verified) on

Pajtohem plotesisht me percaktimin qe i behet njerezve dhe njerezve te shtypit per qendrimin qe mbajne ndaj opozites. Eshte fatkeqesi kur te perditeshmet, kthehen ne propoganduese, e jo ne pak raste ne persekutuese.
Por gjithashtu nuk duhet harruar se kjo opozite eshte po aq e perlyer sa pusht-eti, e fare mire mund te beje te njejten gje e te funksionoje njelloj ne momentin kur te nderrohen rolet. Nuk ka vizion, nuk ka besueshmeri, nuk ka strategji te qarte, dhe ka fare pak udheheqes te paperlyer e te besueshem. Fatkeqesisht!

Submitted by Arber (not verified) on

Pajtohem plotesisht me percaktimin qe i behet njerezve dhe njerezve te shtypit per qendrimin qe mbajne ndaj opozites. Eshte fatkeqesi kur te perditeshmet, kthehen ne propoganduese, e jo ne pak raste ne persekutuese.
Por gjithashtu nuk duhet harruar se kjo opozite eshte po aq e perlyer sa pusht-eti, e fare mire mund te beje te njejten gje e te funksionoje njelloj ne momentin kur te nderrohen rolet. Nuk ka vizion, nuk ka besueshmeri, nuk ka strategji te qarte, dhe ka fare pak udheheqes te paperlyer e te besueshem. Fatkeqesisht!

Submitted by Gingi (not verified) on

Keta jane fajtore per te gjitha ato qe permend Nano e per
Spume te tjera. Ata, flasin me gjuhen e bandave mafioze te cilave u perkasin .arrogante, verbalisht te dhunshem e pA Skrupuj .Po na shesin boomerang europe si synim ,si zgjidhje ,si panace. cfar ben nje i varfer ne ne nje hotel me pese yje .? Lidhur me titullin e shkrimit. Romet e lagjes sime thoshin: Po tu """"""gruja, me siguri nuk eshte faji i komshive.

Submitted by Gingi (not verified) on

Keta jane fajtore per te gjitha ato qe permend Nano e per
Spume te tjera. Ata, flasin me gjuhen e bandave mafioze te cilave u perkasin .arrogante, verbalisht te dhunshem e pA Skrupuj .Po na shesin boomerang europe si synim ,si zgjidhje ,si panace. cfar ben nje i varfer ne ne nje hotel me pese yje .? Lidhur me titullin e shkrimit. Romet e lagjes sime thoshin: Po tu """"""gruja, me siguri nuk eshte faji i komshive.

Submitted by Gingi (not verified) on

Keta jane fajtore per te gjitha ato qe permend Nano e per
Spume te tjera. Ata, flasin me gjuhen e bandave mafioze te cilave u perkasin .arrogante, verbalisht te dhunshem e pA Skrupuj .Po na shesin boomerang europe si synim ,si zgjidhje ,si panace. cfar ben nje i varfer ne ne nje hotel me pese yje .? Lidhur me titullin e shkrimit. Romet e lagjes sime thoshin: Po tu """"""gruja, me siguri nuk eshte faji i komshive.

Submitted by A.G (not verified) on

Dambe-dambe daullet do lodrojne!E ka,kush e ka,i thone kesaj.Vertet akuzat te ndersjellta do te jene,dhe pozita e bene gjithe kete zhurme per te pare" vetetimat e bubullimat" para zgjedhjeve te pergjithshme ne pritje.Jam shume i sigurt se po te donte Berisha politikisht edhe statusin do e merrnim tani,por problemi eshte se per vota nuk i intereson tani,por mot,pasi ne shqiptaret harrojme kollaj.Dhe keshtu dambe-dambet motin tjeter do na thone "opozita s'deshi,por Berisha me reformat e tij na siguroi dhe statusin" dhe ne tak fleten e votimit ne kutine e votimit e "Rama parapergatit gjemen e vet".Keto komente i bera nisur nga monologu ''kishtar" i Berishes ne grupin parlamentar,ku nga "vjersha dhjetevargjeshe" e Rames pranon vetem ''dy vargje";te tjerat censur...Ne kuadrin e krizes ekonomiko-financiare qe do e kemi bashkeudhetare si hijen tone per disa vite,eshte me mire qe para zgjedhesve te tundesh fletushken e sukseseve "rruge e status".Kjo nisur dhe nga fushatat e meparshme...Neve,sinqerisht,nuk na duhet kryeminister "doktor'' ,por zooteknik,pasi ai e di me mire nga kushdo se "bagetia do ushqyer mire fillimisht dhe me pas do mjelur pambarimisht"...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.