FRD-ja po bën jetën rutinë në pritje që Bamir Topi të dalë prej “burgut presidencial”

Postuar në 02 Qershor, 2012 12:47

“Janë bërë 12 mijë anëtarësime në harkun e një muaji”, thanë sot drejtuesit e partisë më të re, Frymës së Re Demokratike, të krijuar para një muaji. Gjatë javëve të fundit Oketa e të tjerë nuk janë ndjerë shumë. Arsyeja është e thjeshtë. Ata e harxhuan vlagën e risisë në pritje të krijimit të partisë, atëherë kur kjo e fundit ish pagëzuar si Partia e Topit. Por kjo shifër anëtarësimesh, nëse është e vërtetë, jep dhe një arsye të dytë të vizibilitetit të munguar. Një arsye e tretë ka të bëjë me vetë mass-media-n, e cila mund ta heqë vetëm për pak kohë e përkohësisht vëmendjen nga PS-ja e PD-ja.

FRD-ja ka dhe një ristartim tjetër për të bërë. Ky ristartim lidhet me rekuperimin e Bamir Topit, të cilit me siguri mezi po i pritet derisa të vijë fundi i mandatit presidencial. Ai do të kthehet fillimisht si një prej drejtuesve të FRD-së, por de facto do të jetë leader-i i asaj partie deri në Kongresin e vjeshtës, ku do të bëhet kryetar de jure.

Re.Pu.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

bamiri nuk ka ditur ndonjehere gjate 20 vjeteve ne PD te beje pune partie keshtu qe mos pritni ndonje gje prej tij.

te gjithe ata qe jane ne kete partine e re e kane gjetur gati cdo gje dhe nuk ja kane haberin e organizimit te partise.

keshtu qe mos pritni ndonje gje te madhe.

mos mendoni se media e majte do ta beje kete parti.

o beri pune media me te ashtequajturin avokat ngjala dhe ju e dini se me sa vota perfundoi partia e tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.