228 shkencëtarë thirrje kryeministrit Rama të tërhiqet nga konçesioni i hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë (dokumenti)

Postuar në 22 Shtator, 2016 14:26

228 shkencëtarë nga 33 vende të ndryshme i bëjnë thirrje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të tërhiqet nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosa të paktën për tre vitet e ardhshme. Ata konsiderojnë, se gjatë kësaj periudhe duhet kryer një vlerësim i duhur për ndikimin mjedisor të këtij projekti në lumin Vjosa, raporton korrespondentja e ABC Neës në Bruksel.

Tri janë kërkesat që 228 shkencëtarët kanë përpiluar në memorandumin e tyre drejtuar kryeministrit Rama. Së pari, të vendoset një moratorium tre vjeçar për çfarëdolloj plani ndërtimi në lumin Vjosa dhe degëve të tij. Së dyti, tê kryhet një procedurë e vlerësimit tê impaktit mjedisor sipas standardeve të BE-së brenda tre vitesh dhe së treti të kryhet një hulumtim sistematik dhe vlerësim i lumit Vjosa nga një ekip i shkencëtarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Shkencëtarët angazhohet  të kërkojnë fonde për një program tre vjeçar për këtë projekt.

"Vjosa është me rëndësi të madhe për shkencën. Askund tjetër nuk është ende e mundur për të hetuar se si punon dinamika natyrore e lumenjve dhe  shërbimet e shumta që ofron ekosistemi: bazën prodhuese të peshkimit, tokën pjellore, biodiversitetin, ujë e pijshëm të pastër, mbajtjen e përmbytjeve, apo përvojat e natyrës. Hidrocentrali Poçemit mund të shkatërrojë këtë vlerë unike në një goditje të vetme «  shprehet Dr. Martin Pusch nga Leibniz-Instituti i ujërave të ëmbla ekologjisë në Berlin.

"Vlerësimet mjedisore në këtë vend në përgjithësi nuk i korrespondojnë asaj që shkruhet në letër. Në Vjosës njohuritë tona  lidhur me florën dhe faunën, si dhe për bilancin e sedimentit janë tepër të kufizuara për të mundësuar një vlerësim të impaktit mjedisor  të besueshëm thotë profesor Aleko Miho nga Universiteti i Tiranës.

"Kjo mbështetje e spikatur pasqyron rëndësinë globale të Vjosës dhe rëndësinë e politikave të përgjegjshme për tê vendosur drejtësi për një vlerë të jashtëzakonshme të lumit Vjosa. Një vlerësim i impaktit pjedisor adekuat është i nevojshëm në mënyrë që të evidentohet në mênyrë të besueshme ndikimi i projektit hidroenergjetik të Poçemit ", thotë Prof. Friedrich Schiemer nga Universiteti i Vjenës.

Ky memorandum vjen pas më shumë se një viti përpjekjesh të komunitetit shkencor pêr të bindur kryeministrin Rama tê têrhqiet nga projekti.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Po fol ore, thuaj qe jane nga 33 vende te ndryshme, se na ngrive gjakun, thame se kishim 228 shkencetar ketu ne shqiperi dhe nuk e kishim mare vesh akoma!

Submitted by Albi_I (not verified) on

Shkencetar ne Shqiperi eshte vetem PhD Ben Amhetaj, kandidat per Nobel i shkolles neo-keynesiane, dhe Zalo qe ka shpik teknika per te bere sondazhe ku Lali Fiku i del kandidat per Nobel i Paqes ne 2050 me probabilitet 300%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.