Ngjela: Zaganjori ka qenë që ‘Greqisë t’i falnim 200 kilometra katrorë det’

Postuar në 02 Qershor, 2012 03:46

Na kish humbur nga sytë Spartak Ngjela. Nuk është parë javët e fundit të frekuentojë studio televizive, të japë intervista për shtypin, të marrë pjesë në summit-et e opozitës; dhe sot është shfaqur me një intervistë jo fort pretencioze për Shqipin. Përse ka folur? Për argumentin e Presidentit, sigurisht. E në këtë mes, ka dhënë një konsideratë edhe për kandidatin e maxhorancës, Xhezair Zaganjorin. “Duhet të ketë mangësi në formim, përderisa ka pranuar të luajë këtë rol”, thotë ai fillimisht, duke besuar se Zaganjori është duke luajtur një rol. Dhe më poshtë jep një fakt që ilustron “personalitetin e tij të cënuar”. Është fjala për vendimin e Gjykatës Kushtettuese ,lidhur me marrëveshjen mbi kufijtë detarë mes Shqipërisë e Greqisë, ku Zaganjori – kështu thotë Ngjela (por edhe AKZ-ja) – nuk e ka bërë votën bashkë me shumicën, që e refuzoi atë marrëveshje.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Shkerdhate blu

Submitted by arvanites (not verified) on

Ju te Respublica nuk keni asnje mundesi qe ta verifikoni kete fakt qe e leni ne kuadrin e "Kshu thote Ngjela" dhe "Kshu thote AKZ".

Submitted by amy (not verified) on

Respublica, jepeni e plote se c'thote S. Ngjela qe t'i mbyllni gojen ketyre larove te mesiperm.

Ngjela i ka bere nje   analize   sintetike Zaganjorit qe sia ka bere askush. Sa per ty Saimir, nqs ngjela eshte genjeshtar i ku, po ashtu eshte edhe zaganjori yt.

Submitted by Genti (not verified) on

SAKTESIM: Ka dy vendime te Gjykates Kushtetuese lidhur me marreveshjen e detit me Greqine. Fillimisht eshte vendosur lidhur me pranimin ose jo te kerkeses se Partise Socialiste, atje Zaganjori dhe tre kolege te tij (Vladimir Kristo, Admir Thanza dhe Vitore Tusha) kane votuar kunder, ndersa 5 gjykatesit e tjere ne favor. Pas  marrjes se vendimit lidhur me legjitimitetin e kerkeses se Partise Socialiste, ceshtja eshte shqyrtuar ne themel, ne kete rast vendimi ka qene unanim (pra te nente gjyqtaret kane vendosur lidhur me antikushtetueshmerine e marreveshjes se detit).

Submitted by LORA (not verified) on

Une e ndjek pothuaj rregullisht median e shkruar por nuk i dija emrat e atyre te kater gjyqtareve te GJ.Kushtetuese qe

votuan kunder pranimit te kerkeses se PS per tradhetine (ju thoni antikushtetuashmerine) e 2009-es te qeverise se dr.dhjeramanit

ndaj kufirit ujor me Greqine.  Faleminderit Genti! JU lutemn,nese mundeni,me beni me dije emrat e atyre pese gjyqtareve qe votuan

per interesin tone kombetar.

Submitted by Genti (not verified) on

S'ka perse Lora. Gjykata Kushtetuese ka gjithsej 9 anetare, por ata aktualet nuk jane te gjithe ata te cilet kane shqyrtuar kete ceshtje ne vitin 2009. Tre gjyqtare qe votuan pro shqyrtimit te kerkeses se Partise Socialiste jane larguar nga Gjykata Kushtetuese, ndersa ata qe votuan kunder vazhdojne te gjithe. Prandaj edhe Gjykata ne fjale kohet e fundit ka filluar te orientohet me teper drejt pushtetit ekzekutiv.

Ne daten 26 nentor 2009 Gjykata Kushtetuese çmoi se ekzistonte shkaku dhe baza ligjore për shqyrtim gjyqësor të kërkesës se Partise Socialiste

Pro (5) Sokol Berberi, Fehmi Abdiu, Kujtim Puto, Sokol Sadushi, Petrit Plloçi (larguar te gjithe me perjashtim te Fehmi Abdiut dhe Sokol Berberit)

Kunder (4): Xhezair Zaganjori, Vitore Tusha, Admir Thanza, dhe Vladimir Kristo (ketij te fundit qeveria i ka derguar djalin ne Ambasade duke shkelur ne menyre flagrante ligjin)

Submitted by Erind (not verified) on

Ku je mer Ngjela ku je ? (se per pak te thashe NGJALA) -

Ku ishe fut me ? Apo dhe 2 rrotat e prapme kishin ngel perjashta e si fusje dot ?

Mba nji nga ato kokrrat blu ne goje plako se te rregullo tensionin.

Submitted by nik (not verified) on

paska folur dhe avokati i deshtuar qe e mban veten per njohes te madh te legjislacionit.

ju qe e perkrahni pyeteni dhe kontrolloni ne gjykate ne se avokat ngjala ka fituar ndonjehere qofte edhe 1 ceshtje te vetme.

nje miku im qe beri gabimin dhe e mori avokat kur humbi gjyqin ne shkallen e pare ky ngjala i famshem i tha:"Mos u merzit se kemi fitar nje te drejte te madhe.Do ta hedhim ne shkallen e dyte." dhe po te mos kish hequr dore prej tij edhe sot e kesaj dite ky miku im nuk do ti kishte marre pronat e tij.

me mendjen e ketij tutkuni qe i pelqen vetja nuk shkohet as ne WC .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.