Nëpër labirintet e “Partisë Sonë”
Ose një përpjekje për një enciklopedi të partisë
Partia Socialiste është një organizim unik në historinë politike të shqiptarëve. E themeluar në vitin 1941 ajo renditet si organizimi politik, mbi bazë programi dhe orientimi ideologjik, me jetëgjatësinë më të madhe.
Megjithatë nuk ka një histori të saj. Tekstet e para viteve ’90 janë diskredituar si të njëanshëm dhe që përjashtojnë kontributet e shumë figurave të saj, injorojnë shumë ngjarje dhe shfaqen dogmatike ndaj institucioneve si ato të religjionit.
Nëse bëjmë një periodizim të jetës politike të PS-së do ta shihnim kështu ecurinë e saj:
• Periudha nga themelimi deri në vitin 1948, kohë kur partia del mga ilegaliteti dhe shkëputet nga jugosllavët. Ky është një moment me rëndësi pasi me heqjen e parimit të unfikimit të posteve partiake me ato shtetërore, partia i shpëtoi modelit ku aparati i sigurimit kontrollon jetën politike.
• Periudha e dytë është ajo mes vitit 1948 – 1961, periudha sovjetike e dominimit të intelektualëve në parti.
• Periudha e tretë është ajo deri në vitin 1985 me vdekjen e Enver Hoxhës në të cilën u kryen operacionet më masive në parti, tranfuzioni më i madh i kuadrove të rinj dhe zëvendësimi definitiv i brezit të luftës. De facto partia e sotme është produkt i kësaj periudhe.
• Periudha e fundit është nga viti 1985 e deri më sot, kohë kur partia ndjek në thelb një politikë socialdemokrate, por që siç e dimë pa ndërruar frenat e pushtetit.
Siç shihet qoftë edhe duke e parë në këtë plan, pa gjykuar për përmbajtjen dhe qëndrimin ndaj shumë ngjarjeve e personazheve, tekstet e derisotme nuk mjaftojnë. Lind pra nevoja e një historie të re të saj, shkruar mbi parimet tona të brendshme, pse nëse deri më dje Historia e PPSh-së i adresohej të gjithëve në emër dhe për qëllime shtetërore, sot na duhet një tekst më i mbyllur, i përafërt me konstitucionin shpirtëror të socialistit. Na duhet pra një manual për partinë që bën sintezën e plotë e që ofron një skedë ku të afirmohet dhe gjejë shprehje indi socialist. Si e tillë, e duke qenë se është për përdorim të brendshëm, ajo duhet të mos markohet me instrumente propagandistikë, por as të hapë rrugën për të gjithë “apokrifët”.
Një arsye më shumë për përpilimin e këtij teksti është pluralizmi ekstrem i këtyre 25 viteve, me një publicistikë dhe gazetari që sa vjen dhe konkuron çdo histori zyrtare dhe në fakt çdo histori si të tillë. Atë që nuk e bënë dot kundërshtarët tanë verbalë, e bëri shpërdorimi i lirisë që ka sjellë konfuzion dhe prirje për kompromis te shumë individë që përndryshe rrjedhin nga familje të vërteta socialiste.
Së fundmi, teksti ka nevojë të hartohet edhe për arsye pragmatike dhe utilitare. Sot nuk ka më ideologji me të cilat të identfikohemi, e më tej koha e sotme nuk ofron më një rini të etur për spekullimin teorik. Për këtë arsye është menduar që historia të shkruhet përmes një qasjeje thjeshtuese dhe sipas parimeve tekstuale enciklopedike. Duke konsideruar këtë vetëm si një draft të hapur për sugjerim, po paraqesim disa momente nga brendia e saj.
PS: Ky material i ra në dorë redaksisë si pasojë e pakujdesisë së treguar në mbledhjen e Këshillit të të Urtëve në PS
Shaptilografisti
Foto 1 nga 23
Partia Socialiste – Partia Jonë. Është organizimi më jetëgjatë në historinë e shqiptarëve. Themeluar në vitin 1941, ajo përfaqëson në vetvete historinë e shtetit shqiptar për gjysmën e ekzistencës së tij. Është normale që dikush të pyesë se cili është çelësi i kësaj jetëgjatësie? Përgjigja më e përshtatshme dhe e kuptueshme do të ishte: Partia Jonë është si ai mesazhi në shishe që udhëton edhe një shekull në oqean e sërish del në breg për t’i befasuar të gjithë me përmbajtjen e tekstit. Ne nuk na lejohet të jemi kaq romantikë, ndaj – dhe këtë nguliteni mirë në kokë – NE NUK LEJOJMË QË SHISHJA TË HAPET NDONJËHERË. PS: Për një kategori të posaçme mund të shtohet edhe fakti se Partia Jonë ka bazën në Jug.
Comments
Ju pallofte shukriu
Shukri zeza, shukri nuri,
I dole "zot" ketij palahuri,
Me ca "koqefike muri"!
Add new comment