Mungesa e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, reagon Selia e Shenjtë
Më 22 tetor të vitit 1991 u rivendosën marrëdhëniet në rang ambasadori mes Tiranës zyrtare dhe Vatikanit. Por 25 vjet pas rivënies së marrëdhënieve zyrtare, Selia e Shenjtë nëpërmjet organit të saj zyrtar "Radio Vatikanit" shpreh zhgënjimin që përfaqësimi i Shqipërisë në Vatikan nuk është në nivelin e duhur diplomatik.
"Sot në 25 vjetorin e marrëdhënieve mes selisë së shenjtë apostolike dhe Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Shqipërisë pranë Vatikanit është pa ambasador."
Aktualisht në krye të ambasadës së Shqiperisë pranë Selisë se Shenjtë është Vsar Zhiti në pozicionin e të Ngarkuarit me Punë. Ky i fundit mori këtë detyrë pasi nuk u dekretua si ambasador nga Presidenti i Republikës. Kisha katolike në Shqipëri e kundërshtoi kandidaturën e Zhitit si ambasador i vendit tonë në Vatikan, duke bërë madje një deklaratë të fortë publike kundër tij.
"Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë dëshiron të shprehë zhgënjimin e saj për faktin që për rolin e ambasadorit të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, duke mos kontestuar aftësitë e z. Visar Zhiti, nuk u emërua një përafqësues i komunitetit katolik", ishte deklarata e asaj kohe.
Pavarësisht këtyre qeveria vendosi ta dërgojë z. Zhiti si të Ngarkuar me Punë në Vatikan.
Comments
Konferenca Ipeshkvnore, te
Konferenca Ipeshkvnore, te rrije mire dhe drejte ne karriken e vet, bile bile, t'a shtrengoje mire.
Jo cdo gje, duhet t'a dijne POPAT me veladon.
Kaq.
Po kursehem.
Ndofta duhej zberthyer me mire kjo gje.
Add new comment