Kandidati për President, Xhezair Zaganjori bëhet negociator

Postuar në 01 Qershor, 2012 04:00

Xhezair Zaganjori, kandidat për postin e Presidentit i propozuar nga maxhoranca, ka filluar të lëvizë vetë. Ai, në stilin e Fatos Nanos, ka filluar të kërkojë e realizojë takime me personalitete të ndryshëm të jetës politike. Sipas shqiptares.com, ai ka mbërritur në zyrat e Partisë Socialiste, ku pritet të ketë një takim me Edi Ramën, të cilit, me sa duket, kërkon t’i marrë mbështetje në këmbim të zotimit e të garancive se do të jetë një President mbi palët e i të gjithëve. Pak më përpara, sipas së njëjtës gazetë, ai është takuar në bar-restorantin ‘Piazza’ kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën. Kjo rendezvous është kataloguar shpejt e shpejt në kuadrin e takimeve që ai po bën si kandidat presidencial, por sikur të ishte kështu, do të kishim të bënim me një takim të çuditshëm, pasi Basha nuk ka zë, e nuk ka pse të ketë, në tryezën presidenciale.

E.G.

 

Comments

Submitted by Drini (not verified) on

<p>Moreeeeee sa i ngjan milloshevicit. kopje sikur i ka bere nje nene. Dale ti kerkojme rrenjet se mos na dalin nga Serbia.</p>

Submitted by koz (not verified) on

<p>Une them se e vetmja kandidature konsnsuale qe i ka mbetur keti vendi eshte Ristani i Bishes nga ViCidoli, apo &quot;malokut nga Vicidoli sic i pelqen ketu bajgave te frustruara</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.