Koordinatat e çoroditura të një tërmeti

Postuar në 02 Shtator, 2016 14:56
Ilir Mborja

(Pse duhet përmendur fshati Vevçan i Maqedonisë, kur epiqendrën e tërmetit e ka pasur më larg se Librazhdi?)
Në të gjithë botën tërmetet janë të paparashikueshëm. Por në Shqipëri, edhe pasi ndodhin, ne nuk mund t'i përcaktojmë epiqendrën. Ato na shpjegohen me ca koordinata të çuditshme që nuk ka Zot që t’i marrë vesh. Ja se ç’thotë njoftimi zyrtar:
“Një tërmet me fuqi 4.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në hyrje të ditës së enjte 1 shtator 2016. Epiqendra e tërmetit që u regjistrua në orën 00.21 ishte 49 kilometra në jug të Tiranës, me vatër 15 kilometra larg qytetit të Librazhdit dhe 17 kilometra në lindje të Vevçanit të Maqedonisë, raporton “NOA.al” duke cituar burime zyrtare nga Instituti i Sizmologjisë në Tiranë.”
Pra, ka rënë tërmet "në jug të Tiranës dhe në lindje të Maqedonisë." (?!)... A ma shpjegon dot kush se ç’po ndodh me gjeografinë apo me gjeopolitikën në Ballkan? Mirë Tirana se është qendra më e banuar e Shqipërisë, po fshati Vevçan i Maqedonisë, pse duhet përmendur kur epiqendrën e tërmetit e ka pasur më larg se Librazhdi?

Po të besosh “NOA.al” që thotë se ka cituar burime zyrtare nga Instituti i Sizmologjisë në Tiranë, harta e Shqipërisë dhe e krejt Europës, ose ka ndryshuar nga ndonjë tërmet i madh kontinent-formues, ose ka ndryshuar krejt sitemi i pikave të orientimit dhe Veriu është bërë Perëndim e Jugu – Lindje. Ose në rajonin tonë, me demarkacione kurdoherë të diskutueshme, janë bërë ndryshime kufinjsh bashkë me emërtimet e qyteteve dhe ne nuk kemi marrë vesh gjë. Cila nga këto ka ngjarë? Lëkundjet sizmike që kanë ndodhur, kanë ndodhur, se janë ndjerë dhe i dëshmojnë shumë vetë. Gazetat japin një listë të gjatë të qytetarëve të ndryshëm që tregojnë përjetimet e frikshme që kanë pësuar në ato çaste nga katet e larta të pallateve të reja. Po ku pikërisht ka qenë epiqendra e tij? Në hartën e Shqipërisë, jepet një shenjë e kuqe e epiqendrës së tërmetit, që nuk tregon as jugun e Tiranës dhe as lindjen e Vevçanit të Maqedonisë?!

Koordinata më të çoroditura, që çorientojnë shqiptarë këtej e andej kufirit dhe maqedonas bashkë, nuk mund të ketë... Megjithatë, kudo që të ketë ndodhur tërmeti, e rëndësishme është që nuk ka dëme sidomos në njerëz dhe zyrtarëve u mbetet kohë të mësojnë më mirë pikat e orientimit. Katër janë të shkretat: Veri, Lindje, Jug dhe Perëndim.

Comments

Submitted by Plaka gjuheshpata (not verified) on

I ke rënë në të o Ilir.Por unë them që nuk janë koordinatat e çoroditura në Shqipëri,por busulla.Ajo ka humbur çdo orientim në Shqipëri.Nuk e sheh ti që njerëzit kanë humbur gjithçka në Shqipëri? Paratë,pronat,toruan,dinjitetin,njerzillëkun,shpresën,miqësitë e shumë të tjera. Sepse është ç'orientuar Busulla.Gjilpëra e saj nuk tregon më Veriun,por Paratë.Dhe të gjithë turren në atë drejtim.Prandaj ka konfuzion,përplasje e zallamahi të tjera.Prandaj busulla nuk e tregon mirë epiqendrën e tërmetit, se ngatërrohet me tërmetet e shumta që bien për shkak të parave.Zoti na ruajt nga gjithë këto tërmete.Prandaj Ilir,më mirë që nuk e mësove epiqendrën e tërmetit të fundit.

Submitted by Ilir (not verified) on

Përshëndetje! Ti moj Plakë, ke bërë një koment shumë më të goditur se shkrimi im për tërmetin...

Submitted by I Hutuari (not verified) on

Kam pershtypjen se nuk ka ndonje gje per t'u shqetsuar kaq shume e per te rimarre problemet me busulla e me para e me budallalleqet e tjera te politikaneve e gazetareve e medias shqiptare. Ne kete rast njoftimi eshte thjesht konvencional e s'ka te beje fare me busullat e plakes dhe me komplimentat e Ilirit.

Distanca e epiqendres nga Tirana jepet thjesht sepse eshte kryeqyteti i vendit. Per te treguar vendin e sakte jepen edhe dy distanca te tjera mundesisht nga dy pikat me te aferta ku termeti eshte regjistruar ne sizmografe per te treguar per publikun sa me sakte se ku eshte vatra e termetit dhe nuk ka rendesi fare a jane keto pika brenda teritorit te te njejtit shtet apo jo. Kur kjo ka mundesi te behet nga dy pika qe jane ne ane te kunderta te epiqendres jepen keto pika per lehtesi. Po deshet o njerez mos u mundoni te fusni patriotizem koti edhe tek termetet, a thua se i duam edhe termetet pa tjeter kuq e zi.

Submitted by patrioti (not verified) on

Po ca patriotizmi kuq e zi sheh ktu ti o Hutuari? na e thuj njecik ku bie Tirana sipas teje në Maqedoni? se 17 kilometra në lindje të Vevçanit të Maqedonise ashtu i bie apo jo? Po ktu ne Shqiperi Tirana ku bie? 49 kilometra në jug të Librazhdit? He kte na sqaro njecik se punoke me duket ke zyrat e shtetit ti.

Submitted by I Hutuari (not verified) on

O patriot me vjen keq po nuk kam kohe te humbas me kokrra injorantesh si puna jote. Nuk e di sa klase shkolle ke dhe sa ke kuptuar nga gjeometria nqs ke bere ndonje ore mesimi, po nga pyetjet qe ben dukesh qe nuk merr haber nga keto pune dhe cfaredo qe te them une ti prape nuk ke per ta marre vesh. Vetem kaq po te them, merr nje kompas, merr edhe nje harte te Shqiperise perpara dhe mundohu te kuptosh sa pika ka ne harte qe jane 49 km larg Tiranes, etj. etj.

Dhe jo, nuk punoj ne ndonje zyre shteti, dhe per mua nuk ka shtet me te pjerdhur se ky qe kemi, po ky njoftim eshte teper i thjeshte dhe po te kuptosh pak, po fare pak gjeometri i kupton arsyet e atyre numrave. Po qe nga ata qe nuk e kane pare shkollen, po i ka pare shkolla, dhe qe kujtojne se i dine te gjitha punet dhe ju erren syte sapo kujtojne se po na cenohet patriotizmi kuq e zi fillojne e bertasin e pjerdhin sa munden pa kuptuar gje.

Submitted by patrioti (not verified) on

Ke te drejte. ku e dija une qe duhej kompasi per te gjetur veriun dhe jugun. Aq shkolle kam. Kujtoja se perdoret busulla dhe nuk e dija që Tirana ishte në jug te Librazhdit dhe ne lindje te katundit te Maqedonise. Ja paska fut kot ai qe e ka shkru kete.Po ti dija sagllam si ty patjeter qe do kisha gjet ndonjë pune ne shtet edhe unë. Mos u lodh ma me mu o I Hutuar, po merru me kompasin e gjynah qe nuk punoke ne shtet.

Submitted by I Hutuari (not verified) on

Busulla duhet per te gjetur Vriun dhe Jugun , me kompas sipas shkalles se hartes maten distancat......po me vjen keq per ty prandaj e harxhova edhe kete rresht......ti po deshe mos u lodh akoma, se sa me shume shkruan aq me shume verteton injorancen dhe trapllekun tend or patriot.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ne radhe te pare duhet te merni informacion se ku ndodhen stacionet sizmologjik qe japin te dhenat per kete termet.A e dini ju shkrues se ku ndodhet ne Maqedoni stacioni qe dhe te dhenat per kete termet?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.