"Harrohet" burgu/Janë strategjikë për njëri - tjetrin e sipas Kryeministrit edhe për Shqipërinë

Postuar në 30 Gusht, 2016 13:41

Në konferencën e vet përmes mediave sociale, Edi Rama, kryeministër i vendit, është pyetur edhe për të ardhmen e koalicionit PS-LSI. Edi Rama nuk ka gjetur dot një përgjigje më të mirë sesa kjo alibi që e bën ripërsëritjen e marrëveshjes 50 me 50.

“Kam dëgjuar shpesh me LSI apo pa LSI. Unë e di shumë mirë se koalicioni ka shumë mbështetës, ka dhe shumë skeptikë dhe jo pak kundërshtarë. Duhet parë në shumë nivele, në nivelin e përditshmërisë dhe funksionimin në mbarë territorin dhe këtu flas jo në marrëdhënie ndërpartiake, por në marrëdhënie të administratës dhe përfaqësuesve të koalicionit. Nëse në aspektin e parë ka shumë gjëra për të korrigjuar, dhe jo pak gjëra për të kërkuar ndjesë, sidomos në nivelin sesi ndërtohen marrëdhëniet me qytetarët, në nivelin strategjik po i bën një shërbim shumë të madh këtij vendi, ka reforma që duhet të ishin bërë këtu e 20 vite kusur të shkuara. Ky koalicion, në gjykimin e së përditshmes mund të ketë shumë gjëra për të rrudhur buzët, por në gjykimin strategjik meriton njohjen e meritës së madhe se është baza e sigurt e reformave të mëdha që transformojnë Shqipërinë. Reforma që nëse do të ishin bërë 20 kusur e vite të shkuara do të kishin dhënë efekte. Por ne i nisëm dhe të jemi të sigurt se Shqipëria e gjeneratës tjetër do të jetë edhe më e mirë. Së shpejti ne do ulemi në tryezën e koalicionit dhe do diskutojmë projektin e katër vjeçarit të ardhshëm. Do vendosim si do paraqitemi para shqiptarëve për mandatin tjetër. Sot koalicioni ka edhe një komponent të ri, që është PDIU. Është një diskutim i nevojshëm, duhet bërë serioz”.

Comments

Submitted by Asllan (not verified) on

Edi Rama o tungjatjeta, sa keto male e sa keto shkrepa, zerin shqipes o lart ja ngrite, Skenderbeun o ne fik e qite! Mund te mos tingellojne edhe aq bukur per ndokend, por po te shihet situata me pragmatizem, Edi Rama po merr flamurin si figure e pare ne historine e ketij vend! Si edhe koalicioni me LSI, pavaresisht elementeve anesore po e kalon famen e lidhjes se Lezhes me 1444! Po ti shtojme edhe marreveshjen PS-LSI per reformen ne drejtesi atehere dalim ne perfundim qe Shqiperia po ndryshon boshtin e historise dhe referencat e saja te para ne nivel absolut!

Submitted by Ubububu (not verified) on

Ububububu mer Asllan, po hidhi pak uje or taj kur e pi se nuk ta mbaka me as trupi, as truri.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Or taj kryepalle, se ku jane reformat vetem ti i di, ne degjojme ne televizor diskutime rreth ndonje reforme, si puna e asaj medemek per drejtesine, po reforma, aha hiç. E dyta na çave zolloten me kete gjeneraten tjeter, po per kete gjeneraten qe jeton tashti a ka gje apo jo? Jo per gje, po na bie edhe ne te themi "ta befsha gjeneraten tjeter", se po na kujton pak si shume at merhumin qe thoshte "socializmi eshte e ardhmja", po kjo e tashmja?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.