Telefonata e Nexhmije Hoxhës pas kritikave të “Dimrit…”

Postuar në 30 Maj, 2012 09:23
Éric Faye

Për herë të parë në veprën e tij, Ismail Kadareja merr përsipër, më 1969, të përshkruajë një freskë monumentale të historisë bashkëkohore të vendit të tij: përçarjen që ndodhi më 1960-1961 në gjirin e botës komuniste, në njërën anë të së cilës ishin Pekini dhe Tirana, dhe në tjetrën blloku sovjetik “revizionist”. Për të ruajtur lirinë e tij të brendshme, në atë Shqipëri tepër dogmatike të fundit të viteve gjashtëdhjetë, Kadareja e quan të nevojshme të shkruajë mbi ngjarjet që sapo kishin ndodhur, në mënyrë që t’i kishte duart e lira më pas, për t’iu rikthyer së shkuarës dhe legjendave, për të cilat kritikohej, ngaqë e kishte lënë pas dore Shqipërinë e re. Mbledhja e Moskës i ofron atij një projekt romanesk, të një përmase shekspiriane, të cilin ai diti ta kapë. Për këtë arsye, atij iu dha e drejta të hyjë në arkivat e Partisë për të shfrytëzuar procesverbalet e bisedimeve midis udhëheqësve. Megjithatë, sapo “Dimri” (që ka për embrion poemën “Vitet ’60”) doli në qarkullim, menjëherë shpërtheu një skandal i madh. Versioni i tij i parë u mbarua më 1971, periudhë kjo kur pushteti i diktaturës mbi artet ishte zbutur disi. Romani u çua në botim më 1972 dhe, për fat të keq të tij, doli në qarkullim në pranverën e vitit 1973, kur “periudha e zbutjes” kishte marrë fund dhe regjimi kishte shpërthyer një fushatë kundër mjediseve intelektuale. Plenumi IV i Partisë së Punës, që u mbajt në qershor, shpalli luftën “kundër shfaqjeve të huaja”. Me një fjalë, qentë besnikë të regjimit u sulën kundër elementëve “liberalë” të elitës kulturore. Romani, me një tirazh fillestar prej njëzet e pesë mijë kopjesh, që u shitën qysh ditën e parë të daljes, gjatë tre muaj e gjysmë u bë objekt i një zjarri të kryqëzuar kritikash të papara ndonjëherë. Sulmi filloi, së pari, me artikuj plot urrejtje në shtyp dhe pastaj me mbledhjet e militantëve të sferave të ndryshme të aparatit të Partisë. Kundër tij u ngritën Ministria e Brendshme, Shkolla e Partisë “V. I. Lenin”, selia e Komitetit Qendror. Në një kor të përbashkët, militantët, studentët dhe punëtorët nënshkruanin peticione dhe kërkonin ndalimin e romanit. Megjithatë, asnjë ndalim zyrtar nuk u shpall kundër librit, që ndërkaq nuk u rishtyp më. Atë e kritikonin si antisocialist, armiqësor ndaj kultit të proletariatit, që e paraqiste Enver Hoxhën të vetmuar… U ngritën zëra që kërkonin arrestimin e autorit. Shkrimtari në këtë periudhë kalon një nga vitet e tij më të errëta. Në kohën që sulmi vazhdonte kundër romanit, Kadareja merr një thirrje telefonike nga Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit. Ajo shtiret si e habitur përpara këtij shpërthimi kritikash… Një mister fshihet rreth “kabalës” së romanit: si është e mundur që ai të sulmohet aq egërsisht nëse numri një i Partisë nuk kishte lejuar qentë e regjimit të lëshoheshin kundër tij?

Enver Hoxha, shëndeti i të cilit është keqësuar në mënyrë të ndjeshme gjatë vitit 1973, shprehet, më në fund, për të gjatë një mbledhjeje politike në Elbasan. Duke u dhënë të drejtë atyre që e konsiderojnë romanin si një vepër antisocialiste, ai tregohet shpirtgjerë ndaj autorit të saj, shpjegon që shkrimtarët janë qenie të veçanta, me mendje të mjegulluara. Ai shkon edhe më tej, duke theksuar se të dënoje zyrtarisht “Dimrin”, do të thoshte t’u jepje të drejtë sovjetikëve, çka do të ishte një tmerr i vërtetë. Kështu, ai do të gjejë një kompromis ndërmjet përkrahësve të diktaturës dhe aspiratës së vet për pavdekësi, sepse romani përmban në disa faqe të tij një portret të favorshëm të diktatorit, i cili mbron të drejtën e popullit të tij për të folur lirisht përpara gjigantit sovjetik. Të ndalonte këtë libër, për Hoxhën do të ishte njësoj si të griste portretin e vet. “Pakti që ne na bashkonte ishte me të vërtetë një pakt luçiferian, veçse nuk ishte e qartë se cili nga ne të dy ishte djalli e cili Fausti”, do të shkruajë Kadareja më pas.

Ndërhyrja u dha fund kritikave.

Gjatë tre vjetëve nuk u fol gjëkundi për të. Libri ishte gjysmë i ndaluar, përkthimi i tij, i pezulluar.

Nuk është hera e parë që një shkrimtar i përndjekur nga diktatura gëzon përkrahjen e një tirani. Më 1939, i shqetësuar nga hierarkët e Rajhut III, për romanin “Mbi shkëmbinjtë e mermertë” (në të cilin ishin përshkruar në mënyrë të tërthortë shumë nga udhëheqësit nazistë, midis të cilëve vetë Fyhreri), Ernest Jünger vuri re sesi dara u çlirua papritur rreth tij, për hir të një fraze të thjeshtë të Hitlerit: “Lëreni të qetë Jünger-in!”. Por në Shqipëri shpirtmadhësia e Enver Hoxhës ka, megjithatë, kufi. I larguar nga Tirana më 1975, për shkak të një vjershe të pabotuar, “Pashallarët e kuq”, Kadareja e kupton se tashmë e ka të ndaluar të botojë romane të reja. Për të kapërcyer këtë pengesë, ai propozon një variant të dytë të “Dimrit të vetmisë së madhe”, variant me shtesa, që, në daljen e tij më 1978, do të mbajë një titull më të përkorë, “Dimri i madh”, duke dashur të bëjë të besueshme se regjimi shqiptar nuk ishte “vetëm” në kalimin e këtyre sprovave të vështira.

Ky përpunim i ri, që këtë herë u la të përkthehet, përmban pjesë që të lënë të kuptosh se populli është si një bllok i bashkuar pas udhëheqësve të vet: punëtorët e uzinës “Frederik Engels”, plaku që zbret nga Bjeshkët e Namuna për të takuar Enver Hoxhën etj. Këto pjesë nuk janë në versionin e përgatitur nga “Fayard”, që grosso modo i korrespondon një kthimi në variantin e vitit 1973 dhe ka mbi njëqind faqe të hequra, në raport me tekstin e vitit 1978. Portreti i Enver Hoxhës këtu mbetet i paprekur. Në përgjithësi, autori e bën diktatorin më kërcënues, por pa shtuar asgjë më negative nga ato që janë treguar për të në “Koncert në fund të stinës”, libër që u shkrua më 1980-‘81, kur Hoxha ishte gjallë, e që u botua më 1988, kur diktatura mbahej ende e fortë. Te “Koncert në fund të stinës”, autori vë në gojën e Enver Hoxhës mendime ogurzeza kundrejt atyre që presin më kot një liberalizim: “Ata do të fërkojnë duart para kohe, krejt si dikur… Dhe atëherë, pikërisht në atë çast, ai do t’i godiste pa mëshirë”.

Portreti i Enver Hoxhës te “Dimri i vetmisë së madhe” i shërbeu Kadaresë si një talisman dhe i lejoi atij të vazhdonte punën si shkrimtar pak a shumë i mbrojtur nga “prokurorët” e tij kulturorë, të cilët ai i akuzon si “romanvrasës”. “Dimrit, pavarësisht nga andrallat që më shkaktoi, unë i dedikoj jo vetëm shpëtimin, por edhe katër të pestat e veprës sime të mëvonshme”, shkruan Kadareja. Më vonë do të shohim sesi dalja e “Dimrit”, në mënyrë paradoksale, ka penguar gjatë shumë viteve daljen e “Koncert në fund të stinës”. Diktatori është paraqitur në roman si një figurë epike, që nuk e zë në gojë doktrinën, por ia arrin qëllimit që me guxim ta shkëpusë vendin e tij të vogël nga blloku sovjetik, në një periudhë kur në Shqipëri shpresohej, ndoshta me naivitet, se regjimi mund të kthehej drejt Perëndimit. Kadareja e ka vizatuar portretin e diktatorit më liberal se ç’qe ai në të vërtetë dhe thotë se i dha atij një “maskë korrigjuese”, duke i sugjeruar kështu ta lërë mënjanë mantelin e tiranit, për të tërhequr drejt vetes favoret e Perëndimit, ashtu sikurse kishte ditur të bënte Titoja kohë më parë.

Portreti i Hoxhës, monologët dhe dialogët e tij janë ndërtuar sipas procesverbaleve shqiptare të Mbledhjes së Moskës. Ismail Kadare s’bën gjë tjetër veç përkthen në letërsi ngjyrat e realitetit historik. Megjithatë, aparati i partisë, po të flasim ideologjikisht, kishte të drejtë të ngrihej kundër “Dimrit të vetmisë së madhe”. Një roman i tillë thyente në shumë pikëpamje rregullat e realizmit socialist, cilido qoftë versioni që mund të kesh në dorë. Kadareja paraqet të gjitha anët e shoqërisë shqiptare, nga borgjezia e vjetër e deri te të rinjtë “parazitë”, nga antikuaristi që kryen detyrën e ruajtjes së kujtesës kolektive (duke përfshirë edhe librat e ndaluar, sikurse është rasti i librave të Gjergj Fishtës), deri tek anëtarët e partisë, që kanë shpeshherë frikën e përjashtimit nga Partia, për gabimet që mund të bëjnë. Gjejmë aty shkrimtarin Skënder Bermema, që ka qenë “viktimë e kritikave në shtyp” (mos vallë, reflektimi i fatit të vetë Kadaresë?), gjejmë aty, në përgjithësi, njerëz të lodhur, në kundërshtim me Njeriun e Ri: “Mjaft më me këto sakrifica, për hir të revolucionit universal… Unë nuk besoj në këto. Më kanë ardhur në majë të hundës”, thotë njëri prej tyre, Viktor Hila. Ndërsa Partia përzihet në jetën private të njerëzve, i kërkon llogari Besnik Strugës për ndarjen e tij me të fejuarën; një ministër ndërhyn në mënyrë brutale në punët e një gazete; bashkë me autorin ndien dhembshuri për një anëtare të Byrosë Politike (një grua, Liri Belishova), që, kundër mendimit të Enver Hoxhës, donte që Shqipëria të mbetej në kampin socialist. Veç kësaj, Hrushovi nuk është treguar asnjëherë në dritë të keqe. Me guxim janë ruajtur në versionin e dytë pjesët mbi terrorin e policisë sekrete në vitet e pasluftës, si dhe figura e denoncuesit, shefit të kuadrit të gazetës së Partisë.

Edhe pse ngjarjet politike më të rëndësishme janë gjithkund të pranishme, “Dimri i vetmisë së madhe” nuk është një roman historik. Kadareja e ngjesh historinë dhe i përqendron në disa muaj (nga vjeshta, në fund të dimrit) ngjarjet që ndodhin në të vërtetë gjatë më shumë se një viti, që nga shkarkimi i Liri Belishovës (shtator 1960) deri në Mbledhjen e tetëdhjetë e një partive komuniste (nëntor 1960), nga largimi i kuadrove sovjetikë (prill 1960) dhe episodi i bazës së Pashalimanit (maj 1961), për të arritur pikën kulmore me prishjen e marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-sovjetike në dhjetor 1961. Nëse toni është ai i një tragjedie (pjesa e dytë “Bujtës në kështjellë” të sjell ndër mend “Makbethin”), romani hapet e mbyllet me një stuhi, që shtrembëron antenat mbi pullaze, antena nëpërmjet të cilave futet zhurma e botës në çdo familje e që, pas furtunës, drejtohen përsëri, sikur era e historisë është e pafuqishme të ndërrojë kursin e jetës së njeriut të përjetshëm.

Suksesi që ky roman pati në Perëndim i dedikohet tablosë së përgjithshme që ai jep nga Olimpi i zymtë i botës komuniste, Olimp i shpërbërë, që nuk ngurron të derdhë gjak e të mbjellë terror. Suksesi në Shqipëri lidhej me atë që, ndërsa propaganda dhe letërsia e realizmit socialist glorifikonin ndarjen me Perëndimin, Ismail Kadareja thuri një këngë të kundërt: ndarjen me Lindjen komuniste.

Mapo

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Perralla te tilla se Kadare qenka larguar nga Tirana më 1975, për shkak të një vjershe të pabotuar, (Pashallarët e kuq) kishim kohe qe nuk i kishim degjuar. Mire qe u largua, po sa kohe qendroi ''larg'' Tiranes ? Bashkekohes te tij e kane hedhur poshte kete pretendim absurd. Perkundrazi, eshte Kadare qe ka ndikuar ne internimin e familjes Rrapi ne Kosove te Elbasanit ne vitin 1984.

Submitted by Saimir (not verified) on

Nganjehere para se te nxitohemi e te deshmojme padijen tone duke dyshuar mbi disa te verteta qe mund te vertetohen qofte edhe me nje kerkim te thjeshte ne internet, do te ishte me mire te pushonim pakez kritikat dhe te behemi me tolerante. Kadare ka qene i preferuari i Hoxhes, por njekohesisht ka qene ne shenjester ne menyre te vazhdueshme pikerisht se ka qene i afte te mbetet vetvetja. Nese aludimet ose kuptimet kane qene te dyzuara, ai nuk ka qene i tille, ose keshtu besoj une.

Submitted by lexuesi (not verified) on

Jam shkollu dhe jetoj ne Evropen perendimore. Ne shkolla kemi mesu per diktatura etj. dhe kemi mesu se si te vlersohen njerzit qe kan jetu ne nji diktatur. Kadareja me rolin e tij, me librat e tij dhe me veprat e tij ne kohen e diktatures ne gjermani apo ne france ne vitin 2012 kur nuk e kish ket imazh si te ne shqiptaret. Nuk e kuptoj pse shqiptaret jan as pak kritik me ket njeri? Pse shqipnia duket si nji ven akoma me mentalitetin national-komunizmit? Jam i ri dhe nuk e kam perjetu kohen e diktaturen e shqipnise, por rollin e Kadares ne shqipnine 1990-2012 dhe moskritika nga itelektualve apo gazetarve apo bile studentve per ket figur, nuk e kuptoj. Une jam vetem nji shikues nga diaspora dhe vetem nji individ qe ka fillu me tematizu popullin e vet. Sidomos gazetaret dhe studentet shqiptar ne shqipnie, kosove apo ne diaspore nuk i kuptoj ne ket rast. Ndoshta jam gabim. Per t'mir

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nuk je gabim, por je krejtesisht ne rregull.

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Kadare eshte nder korifejte e letrave ne Shqiperi, por edhe ata qe i thurrin ditirambe(hipokrite, qe mendojne se shtu rriten disa centimetra, dmth lartesojne veten) e dine shume mire se Kadare ishte nje perbuzes, kapriçoz e tiran i vertete. Ai i beri sherbime te pashoqe diktatures dhe une e mbaj mend mire se çfare pamje diktatori mirrte prane Nexhmije Hoxhes ne tribuna e Frontit "Demokratik". Shqiptaret nuk do te dekomunistizohen deri sa te mos genjejne veten me genjeshtrat e veta. Kadare eshte nje shkrimtar i mire, por jo nje figure humanitare dhe bashkuese, siç behen shume artiste, bile edhe sportiste ne vendin e tyre, siç u be Maradona ne kohen e diktatures ne Argjentine. Mos harroni dyvargeshin per buzeqeshjen e te deklasuarve, te cilen e quante "terror i bardhe".

Submitted by anonim (not verified) on

z. faye, shkoni me mire zotri e i botoni keto perralla ne France.

Submitted by foul dust (not verified) on

ne kemi qene ne shqiperi kur u botua libri per here te pare dhe i une nuk mbaj mend aspak ndonje "terror" ndaj kadarese ishte thjesht nje spektakel i hoxhes per t;ju shitur agjenturave te huaja kadarene si nje kundershtar te tij ne menyre qe ti hapeshin dyert beniaminit te enver hoxhes ne europe ku i cili me besim te plote te hoxhes udhetonte jashte shqiperise pa shoqerusa?!!!

kadareja nuk mund te laje mutin me shurre; ai eshte nje gjirokastrit komunist qe i ka thurur elozhe gjirokatritit enver hoxha qe  e dhuronte dhe e kishte zili( ishte me i gjate dhe bukurosh se kadareja) dhe ka urruer shqiptaret me pasion.

qe kadare te marre mundimin te shkruaje duhet ta dorovitesh mire sic ben lobi kosovar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.