Spanjë, drejt zgjedhjeve të treta brenda një viti?

Postuar në 28 Gusht, 2016 14:03

Këtë të mërkurë Spanja do të vendosë nëse do t’i drejtohet sërish zgjedhjeve parlamentare për herë të tretë brenda një viti. Kryeministri aktual, Mariano Rajoy pritet të përballet me një mocion besimi në Parlament, pasi nuk ka arritur të krijojë shumicën e nevojshme për të qeverisur. Spanja ka 3 muaj pa një qeveri efektive që nga zgjedhjet e qershorit, që u zhvilluan edhe ato pas zgjedhjeve të dhjetorit.

Partia Popullore e Rajoy fitoi numrin më të madh të votave, por ajo nuk krijon dot shumicë edhe me mbështetjen e Ciudadanos(Qytetarëve) të qendrës.
Socialistët kanë abstenuar çka sjell në mocionin e radhës, ndërkohë që impasi i krijuar ka sjellë pasoja të mëdha për vendin. Mediat raportojnë se opozita socialiste nuk ka për të ndryshuar qëndrim, duke e bërë opsionin e zgjedhjeve shumë të mundshëm.

Comments

Submitted by Kunja (not verified) on

I Lutem shume kolegut te Lu-se dhe koleges se Valudines atje ne spanje qe te dalin te protesta e shoqerise civile qe i financojne po vete per kesiso rastesh qe te dalin para atyre dy tre veteve dhe te deklarojne se opozita eshte antiamerikane dhe se do ti fusin ne listen e bythziut. Mendoj se opozita do votoi qeverine me nje kembe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.