Ndodhi edhe kjo/Gjiknuri dhe Sadri Abazi vënë dorën në zemër për popullin dibran

Postuar në 26 Gusht, 2016 15:00

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore në Dibër ka marrë përmasa komike. Në ndihmë të kandidatit të majtë, doktorit Muharrem Rama janë vënë ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, i akuzuar për faturën 472 milionë euro dëm ndaj shtetit shqiptar dhe Sadri Abazi, deputeti që figuron si i preferuar në disa tendera të zhvilluar së fundmi.

Zgjedhjet vijnë pas skandalit me ish-kryetarin Shukri Xhelili, i kapur në një video me përmbajtje të sikletshme, e të cilin kryeministri Edi Rama e lëshoi si pa të keq. Në ndryshim nga Elvis Roshi i Kavajës, pasi siç thonë burime nga PS-ja, Xhelili kishte kohë që ishte në konflikt me Ramën.

Por si po e zhvillojnë fushatën socialistët? Përgjigja e menjëhershme e kësaj pyetjeje është:

Sikur të mos kishin asnjë përgjegjësi për atë njeri që u vunë dibranëve në krye të bashkisë.

Sadri Abazi ka deklaruar sot se do të bëhet reforma në drejtësi, duke kërcënuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Diçka krejt pa lidhje me punët e Bashkisë në Peshkopi.

 “E keni parë sa shumë më shan mua Saliu tani?! Ai e di se influenca ime në Dibër është shumë e madhe, ndaj më shan që t’ju mbushë mendjen dibranëve se Sadriu është burrë i keq dhe mos votoni Muharemin. Po çfarë lidhje ka kjo?! Unë e kam treguar me fakte dhe burrëri se para dibranëve jam burrë i mirë, por para Saliut nuk mund të jem. Kudo që kam shkuar Saliun e kam mund, kjo është e gjitha. Do ta mund prap Saliun e ti them ‘O plak, rri atje në shpi, Zenin tat nuk e mbron dot ti. Fol sa të duash për Sadriun, për Edi Ramën, për Muharem Ramën, për Damian Gjiknurin e për Saimir Tahirin. Nuk e mbron dot Zenin. 25 vite e ke poshtëruar shqiptarin. Tani thotë është komunist Sadriu! More, kush është komunist, Saliu apo Sadriu?!”, u shpreh deputeti Sadri Abazi.

Kurse ministri Gjiknuri, njeriu i qindra milionë eurove, preferoi të fliste për njeriun e duhur:

Të gjitha sondazhet, të gjitha të dhënat na thonë se kandidatura e doktor Muharemit merr vota majtas e dhjathtas sepse mbi të gjitha është njeriu i duhur. E kanë sulmuar doktorin, javën e parë nxorën akuza me drogë e idotësi të tjera. Tani kanë filluar thonë do të blihet vota. Po a ka ofendim më të madh për popullin?! Kjo tregon se ata po vulosin humbjen dhe duan të ofendojnë të gjithë dibranët e ndershëm?!”, u shpreh Gjiknuri.

E njëjta gjuhë që kalon në paradën e veshëve të njerëzve e cila parathotë atë fushatë që do të bëjë PS-ja edhe në vitin 2017. E cila ka si devizë një mesazh: Shyqyr që është Saliu. 

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

George Orwell e ka shkruar ne vitet 1943-1944, kurse tek ne e praktikojne edhe ne 2016 e me sa duket edhe me tej! Me moton "Fajin e ka Saliu" 15 vjet pushtet e me pas ndoshta edhe 15 me moton "Fajin e kishte Saliu"! Fitoren e bejne si super te sigurte saqe duket sikur po i bejne nder popullit qe po i japin mundesine te votoje PS! Komike ne aparence metodologjia e tyre e cila merr karakter tragjik kur funksionon me kete milet! Sepse ka shume njerez qe besojne qe PS do beje drejtesi per "21 janarin", Gerdecin, firmat piramidale te 97 etj, etj Rames i duhen edhe disa mandate sepse Saliu e pengon... etj, etj!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.