Karvani ecën përpara në Dibër. Të njëjtat premtime si 3 vite më parë
Karvani politik i Aleancës për Shqipërinë Europiane, eufemizëm ky për lugën e florinjtë, ka mbërritur sot në Dibër, ku zhvillohen zgjedhje për shkak të skandalit të Shukri Xhelilit. Edhe ky një njeri i kësaj aleance. Për koalicionin kandidon Muharrem Rama, por kryeministri i vendit Edi Rama, ka preferuar që të nisë edhe një lloj fushate elektorale për zgjedhjet e përgjithshme.
“Nuk largohem nga posti pa u ndërtuar Rruga e Arbrit”, u shpreh Edi Rama. Një premtim i vjetër i kësaj mazhorance.
Për këtë rrugë u miratua një ligj për procedurë të veçantë, u kontaktuan kinezët, por asgjë nuk u realizua. Dhe askush nuk e di se përse rruga nuk u bë.
Sot kryeministri nuk nguron të përsërisë premtimin, pavarësisht bëmave të Shukri Xhelilit, të cilin po ashtu e prezantonte si njeriun e duhur. Edi Rama ka provokuar me një shaka cinike kur ka thënë se nuk largohet nga detyra pa u bërë rruga, pasi me këto ritme pune do të thotë se nuk largohet asnjëherë.
Comments
Karvanit po i ngordhin gamilet nje nga nje.
Ky Shtatelartesia e tij, personifikimi i arrogances e i cinizmit, thote "une nuk largohem nga zyra e KM pa u mbaruar rruga". Nje njeri normal ne rrolin e KM do te thoshte "para se une te kem ikur nga zyra e KM, rruga do te kete mbaruar". Nje ndryshim i vogel gramatikor po qe tregon fare qarte sa te madh e ka tangerllikun (pordhen, per ata qe nuk e kuptojne kete fjale te vjeter durrsake).
Hahaha ci jeni qepur me gure
Hahaha ci jeni qepur me gure ne traste ju ketij Mr. Mashtrimit! Mire ja beni, te pakten shfryni.
Add new comment