Jo vetëm Vasily Zaytsev – femrat snajperiste sovjetike, po aq vdekjeprurëse

Postuar në 21 Gusht, 2016 17:25

Pjesëmarrja e femrës në luftë shënon një moment kulmor me Luftën e Dytë Botërore, kur të gjitha fuqitë kryesore mobilizuan burime të mëdha njerëzore për frontinl, por edhe prapavijën. Bashkimi Sovjetik përdori elementin njerëzor femër në front direkt, duke inkuadruar 2000 femra në detyrën e snajperistit. Kjo kategori hyn te heronjtë e vërtetë të një lufte që nuk kaperceu konvencionet luftërave të deriatëhershme. Lufta në Lindje ishte asgjësuese, ajo nuk mund të njihte armëpushimin dhe kompromisin, ndaj edhe aktet e konsumuara në të, nga të dy anët e frontit janë unike. Këtu po sjellim disa foto – që duket se kanë natyrë propagandistike – të disa prej femrave snajperiste sovjetike. Mes të cilave edhe Lyudmila Pavlichenko me 309 vrasje të konfirmuara. Një nga snajperat më vdekjeprurës në histori. Mjafton të kujtohet se qitësi më vdekjeprurës në histori njihet finlandezi Simo Hayha me 505 vrasje në vetëm 100 ditë konflikt. Sakrifica e Pavlichenkos dhe suksesi i saj i pazakontë, u shfrytëzua nga sovjetikët që e nisën atë me një delegacion në SHBA, ku ajo zuri miqësi me Eleanor Roosevelt. Mbi këtë histori së fundmi rusët kanë bërë edhe një film.

 

Comments

Submitted by Veterani (not verified) on

Eshte e vertete.
Jo vetem, por Ludmilla Pavlicenko, eshte edhe Heroine e Bashkimit Sivjetik (ish).
Mbas lufte, eshte nderuar e respektuar jashtzakonishte shume, duke e mbuluar edhe me shume te mira materiale e benefice te tjera, e jo sikunder ndodhi ketu tek ne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.