Oscar Morrell, vrasje nga urrejtja e imamit dhe asistentit të tij në SHBA

Postuar në 16 Gusht, 2016 10:35

Një 35 vjeçar akuzohet nga autoritetet amerikane për vrasjen e imamit Mola Akontzi dhe ndihmësit të tij në Brooklyn Park në afërsi të aeroportit JFK në Neë York. Autori i dyshuar është Oscar Morrell, i cili do të përballet me akuzat për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.Morell u arrestua pasi përplasi me makinë  një çiklist, pak minuta pas vrasjes së 55 vjeçarit, Mola Akontzi dhe asistentit të tij 64 vjeçar.

Policia tha se ka prova të forta se ai është personi i cili vrau  me gjakftohtësi dy personat në parkun e Nju Jorkut. Në shtëpi iu gjetën një armë dhe rroba të ngjashme me ato që kishte veshur autori gjatë kryerjes së krimit. Të dy burrat ktheheshin nga xhamia Al-Furkan pas Namazit. Zëdhënësi i policisë nuk ka specifikuar se cilat ishin motivet e autorit, megjithatë, pista kryesore që është duke u konsideruar është ajo e krimit për shkak të urrejtjes.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

terrorist dmth?

amon mer pse s'jua nxe goja kete fjale???

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.