Demagogji me reformën në drejtësi

Postuar në 26 Korrik, 2016 15:33

Kryeministri Edi Rama ka nisur një përpjekje për të marrë atë që nuk arriti dot me miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Sot Shqipëria ka një Kushtetutë të re të miratuar me rezultatin 140:0, pra asnjë votë kundër në parim. Drafti i miratuar u përpunua dhe u ndryshua, e rrjedhimisht, si në planin procedurial, atë juridik, por edhe atë politik, Kushtetuta e re është sukses i Parlamentit shqiptar. 

Cili është atëherë kuptimi i një statusi të sotshëm të kryeministrit shqiptar kur shkruan:

Reforma në Drejtësi do të vazhdojë me ligjet kryesore që pasojnë reformën e miratuar kushtetuese dhe kërkojnë minimumi 84 vota. Ata që u dorëzuan përballë presionit të jashtëzakonshëm popullor e ndërkombëtar dhe presionit të brendshëm që krisi murin shurdh të Partisë Demokratike, do të vazhdojnë të rezistojnë në çdo hap e për çdo ligj të domosdoshëm për zbatimin e reformës kushtetuese. Por nuk kanë shans ta ndalin historinë e re të drejtësisë që ka nisur me hirin dhe me pahirin konsensual të 21 korrikut”.

Përgjigja është veçse politike, madje më saktë ajo do kërkuar te marketingu politik: Progresi dhe miqësia me amerikanët  kalon nga PS-ja. Të tjerët janë pengesa në rrugën e përparimit.

Mirëpo kjo nuk është ndonjë mençuri dhe as ndonjë alternativë, pasi cilado qoftë miqësia e një kryeministri me një ambasador,  apo me një zyrtar në SHBA, askush nuk ka këllqe të likujdojë opozitarizmin dhe opozitën, pasi ky është thelbi i sistemit. Dhe do këllqe që këtë miqësi ta kthesh në politikë zhvillimi real dhe të prekshëm. Llafet nuk mjaftojnë për këtë, as statuset dhe as fotografitë.

Opozita parlamentare shqiptare nuk doli për asnjë çast zyrtarisht kundër Perëndimit, por kundër opsioneve ndëshkuese që u hodhën në tavolinë, të cilat në kushtet e Shqipërisë mund të katalizojnë politika arbitrare dhe profilizojnë raporte forcash artificiale mes palëve. Nuk është më sekret  se këtë kartë kryeministri po përpiqet ta projektojë si tezë informale në zgjedhje, duke kultivuar perceptimin se miqësia me SHBA, kësaj radhe e tij, vlen më shumë cilësisht sesa e drejta për zgjedhur lirisht. Në kushte të tjera, të një Shqipërie me progres real, asnjë kryeministër nuk do kishte nevojë për këtë demagogji dhe për këtë sforco. Por jemi në Shqipërinë e mizerjes dhe të gërryerjes, ndonëse përherë e më shumë strategjike!!!

Pa e personalizuar, por kryeministri njëfarësoj tradhëton veten duke zbuluar vizionin që ka për politikën kur këmbëngul t’u kujtojë pasuesve të tij në Facebook dhe mandej shqiptarëve, se Shqipëria ka arritur një fitore të vërtetë më 21 korrik: Ajo duket ndryshe në sytë e partnerëve.

Shqipëria nuk është më ajo që ishte përpara votimit historik të së enjtes së shkuar; jo vetëm në sytë e Ëashingtonit, Berlinit e Brukselit, po edhe në sytë e komunitetit ndërkombëtar të investitorëve, vendi ynë ka fituar një besueshmëri të re. Votimi i 21 korrikut i ka hapur rrugë një reforme shembullore në drejtësi dhe vetingu me mbështetje ndërkombëtare (parashikuar në kushtetutë) i të gjithë gjykatësve e prokurorëve, i cili do të mundësojë si një operacion rrënjësor pastrimi nga maja e piramides së korruptuar të gjyqësorit, i ka bërë të marrin frymë lirisht investitorët e mëdhenj. Këtë e konfirmoi sot vetë Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim”, shkruan Edi Rama.

Qoftë e vërtetë sepse kështu kursejmë edhe 300 mijë dollarëshit e shkrimeve me pagësë për Shqipërinë e Rilindur.  Por operacioni i pastrimit tani që reforma kushtetuese kaloi, pra tani që kemi një Kushtetutë të re, është e udhës t’i lihet procedurave parlamentare, vendimmarrjes në Komisione, në zgjedhjen e institucioneve të reja dhe në akordimin pa vonesë të buxheteve përkatëse. Vetë logjika e sistemit, e sidomos qëllimi i ndryshimeve për të përjashtuar politikën nga interferimi në zgjedhjen e gjyqtarëve e prokurorëve, nuk e lejon aspak këtë atribut prej udhëheqësi të reformës. Tashmë ajo kalon në të tjera duar, ku mirë është që thjesht të shprehet vullneti politik pro.

Të paralajmërosh se mosvotimi i një ligji, apo një pakete ligjore, nënkupton kundërshtimin e kursit historik të një Shqipërie Perëndimore, është antipolitikë. Procedurat parlamentare kanë një traditë dhe rrugë të vetën: ligjet propozohen, diksutohen, amendohen, miratohen, rrëzohen etj.. Të gjitha të ligjshme. Është shumë e qartë për të gjithë se ata që janë aty që miratojnë dhe kundërshtojnë, të cilëve së fundmi u kërkohet përgjegjësi individuale, janë dhe përfaqësojnë Interesa. Dhe shumë mirë që është kështu, përderisa puna e qytetarëve mbetet që këto interesa t’i përpafrojnë dhe t’i kushtëzojnë me të vetat dhe me të mirën publike. Nuk na duhet kush për të shpallur përparësi morale, as të na përfaqësojë moralisht. Kjo është e rrezikshme, edhe për një shtet si yni që s’e merr kush seriozisht, as sytë e Perëndimorëve. 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Demonstrohet per te nje milionten here paranoja delirante e Edvin Pallosh Rames, Kryeministrit aksidental te shqiptareve. Ky pervers i lindur me nje konstitucion mendor tip spageti qe i reflektohet neper duar kur zhgarravit ato letra qe duhet te ishin objekti i punes se tij nuk do te dije ku te futet mbas pak muajsh kur presidencen amerikane ta marre Trumpi. Trimi jone pallosh nuk qe ne gjendje ta permbante diarrhene verbale kunder Trumpit vetem e vetem se donte te terhiqte vemendjen, packa se nga goja po nxirrte vec traplleqe qe ne rastin me te mire thjesht tregonin injorancen e thelle politike, dhe ne rastin me te keq sherbetorin e pervuajtur, te paguar e te mbajtur nen kontroll te George Soros-it.

Priten reagimet e rrogetareve qe ndotin forumet me pordhe kunder atyre qe thone te verteten lidhur me Edvin Pallosh Ramen,

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.