Kosovarët i gëzohen Ronës; por edhe vajtojnë që s’përfaqësoi Kosovën

Postuar në 28 Maj, 2012 10:09

Shtypi kosovar i ka bërë shumë jehonë suksesit të Rona Nishliut në Baku. Editoriali i djeshëm i së përditshmes së Prishtinës Kosova Sot, duke marrë shkas nga suksesi i Ronës që është njohur e afirmuar si talent në Tiranë, kërkonte një klimë tjetër në Kosovë, në të cilën talentet të gjejnë mundësinë për t’u shfaqur. Flaka Surroi e Kohës Ditore, para se Nishliu të këndonte në mbrëmjen e fundit e të dilte e pesta në kompeticionin europian të këngës, e kish parë të mjaftueshëm faktin që ajo këndoi mirë, dhe u pëlqye. E kështu me radhë.

Por kish dhe zëra të tjerë, që suksesin e Ronës nuk e shihnin si të tyren, pasi së pari ajo u zbulua në Tiranë, së dyti asaj iu dha pasaportë nga Tirana, dhe së treti ajo përfaqësoi Tiranën. “Kemi hyrë në vitin e pestë të të qenit shtet, [dhe vazhdojmë] të jemi as mish as peshk…. [Jemi] të injoruarit dhe poshtëruarit e kontinentit”, shkruante Beqë Cufaj në Zëri, dhe merrej vesh se ish shumë i pakënaqur që talentet kosovare nuk kanë mundësi të përfaqësojnë Kosovën. Muharrem Nitaj ishte gjithashtu i zemëruar. Në Zëri ai shkruante se “[në momentin që po votohej për fituesin në Eurosong] ne ishim diskriminuar nga Evropa që të mos mund të votonim as për shtetin, të cilit de jure nuk i përkisnim”.

Në këto rrethana, pothuajse të gjithë kanë gjetur rast për të kritikuar qeverinë e klasën politike që po e mbajnë Kosovën ‘të izoluar nga Europa’.

E.G.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Atehere politkanet kosovare ne bashkepunim me ata te Tiranes te kerkojne Bashkimin e Kosoves me Shqiperine -&nbsp; , se jemi nje komb dhe duhet te jemi nje shtet edhe juridikisht</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.